Foli Memli, “s’ka si Bedri Hamza”. Ministër dështaku kandidon për kryetar

Opinione

Foli Memli, “s’ka si Bedri Hamza”. Ministër dështaku kandidon për kryetar

Faton Mehmeti, Bota sot Nga Faton Mehmeti, Bota sot Më 25 shtator 2021 Në ora: 20:03
Bedri Hamza dhe Memli Krasniqi

“S’ka si Bedri Hamza!, kështu ka shkruar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, derisa zyrtarizoi kandidaturën e Bedri Hamzës për kryetar të Mitrovicës. Ndonëse Memli ka menduar në kuptimin pozitiv të fjalës duke anatemuar të gjitha dobësitë e Bedriut, të shfaqura në vite në poste të ndryshme që mbante ai.

Kujtojmë se Bedri Hamza ishte ministër i financave në qeverinë Thaçi 2. Kujtojmë se ne vitin 2011 kur u bë rritja e pagave, ishte paraparë që rritja të bëhet nga 1 janari, gjë që nuk kishte ndodhur. Me këtë rast qeveria e asaj kohe lëshoi një deklaratë me 2 Shkurt 2011, në të cilën thuhet: “Vendimi i Qeverisë Nr. 02/151 i datës 6 janar 2011 për rritjen e pagave në sektorë të caktuar, që paguhen nga Buxheti i Republikës së Kosovës, mbetet në fuqi dhe se i njëjti do të zbatohet në mënyrë retroaktive”.

Një gjë të tillë, një deklaratë të qeverisë që i përkiste vet z.Hamza duket se nuk i kujtohet ish ministrit Hamza, që pak ditë më pare deklaroi “Nuk kam dëgjuar që ka pasur premtime”?! Nuk ishte premtim por vendim, ato para kurrë nuk u janë kthyer shërbyesve civilë, edhe pse ishte me vendim të qeverisë. Vërtet s'ka si Bedriu, që nuk ka zbatuar vendimin e qeverisë që i përkiste, mjetet ishin ndarë, punëtorët kurrë nuk i kanë marrë, ku mbetën ato para, Bedri ???

Hamza, gjatë kohës sa ishte guvernator i BQK, deklaronte se: Kosova po punon që të ketë valutë të saj, deklaratë me të cilën u tallën të gjithë dhe kurrë më nuk u përmend. Qesharake kjo deklaratë, meqenëse për të krijuar valutën duhet të ndryshohet Kushtetuta, të cilën gjë duket se nuk e di ish ministri. Se “s'ka si Bedriu” dëshmon edhe fakti tjetër se Bedri Hamza edhe pasi u bë ministër i Financave, ka vazhduar të marrë edhe 3 vjet nga 24.255.17 euro në vit mëditje prej BQK-së, kundër ligjshëm!

Një njeri i tillë, në të gjitha funksionet që ka pasur nuk ka dëshmuar sukses, përkundrazi ka pasur dështime të shumta, si mund të jetë kryetar i suksesshëm në një komunë, cilado qoftë ajo. Kryetari aktual i Mitrovicës që dy mandate, ka dështuar totalisht, por kjo s'do të thotë se duhet një dështak të ndërrohet me një dështak tjetër. Mitrovica ka nevojë për njerëz që e duan atë si shtëpinë e tyre, nuk bëjnë propagandë, kanë vizion dhe ide të qarta për të bërë më të mirën e mundshme për qytetarët atje. Mitrovica është ndër vendet më të varfra të Kosovës, një kryetar me ide të qarta, punëtor dhe që nuk ka një biografi si të Bedri Hamzës, i duhet Mitrovicës. Vërtet s'ka “si Bedri Hamza”, nga ministër e guvernator i dështuar tenton të jetë kryetar komune.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat