Të paarsyeshme kritikat e Baton Haxhiut për Kurtin

Opinione

Të paarsyeshme kritikat e Baton Haxhiut për Kurtin

Nga: Adem Bytyçi Më: 25 shtator 2021 Në ora: 22:47
Adem Bytyçi

Baton Stanishiqi, një pro serb i pa etur dhe antishqiptar i përbetuar, kritikon Kurtin për masën e reciprocitetit me Serbinë për targat e automjetëve.

Baton publicisti me kohë ka mbajtur anën e Serbisë kundër Kosovës.

Për politikën e tij proserbe dhe anti shqiptare janë të njohur edhe zogjtë e malit.

Është e tepërt të shpjegohen lidhjet e tij me UDB-në, serbe gjatë luftës veçanërisht miqësinë dhe bashkëpunimin e tij të ngushtë me udbashin serb Stanishiq, për arsye shumica e shqiptarëve të Kosovës të periudhës së gjatë luftês dhe pas luftës e quajnë me pseudonimin Baton Stanishiqi.

Mjafton të dihet se ky politikan ishte ftuar në cilësin e dëshmitarit nga i akuzuari për krime lufte në ish Jugosllavi, veqanërisht për gjenocidin kundër popullatës shqipëtare në Kosovë luftën e fundit, Sllobodan Milloshoviq.

Ata që nuk kanë harruar, posa hynë në Gjykatën e Hagës për krime lufte në ish Jugosllavi, i akuzuari për krime lufte Sllobodan Millosheviq i drejtohet me thirrjen : Bato, ti si naš, ajde svedoći u moj korist!

Në shqip : Baton ti je i yni, eja dëshmo në favorn tim!

Pra , kjo mjafton për ta kuptuar se kush ka qenë dhe kush është Baton Haxhiu , gazetar dhe analist.

Tani , ky Baton Haxhiu, e merr guximin për ta kritikuar Kryeministrin aktual të Kosovës, se masën e reciprocitetit me shtetin serb për targat e atomjetëve e paska ndërmarrë për shkak të fushatës së zgjedhjeve lokale.

Gati për të harruar, Baton Haxhiu qysh moti ka qenë idhtar dhe përkrahës idesë së ndarjës së Kosovës.

Tani, do të ishte iracionale për të shpjeguar më shumë se kush ka qenë dhe kush është gazetari , analisti, fillozofi dhe filo-serbi, Baton Haxhiu , i cili aktualisht veprimtarin e tij gazetareske ,politike dhe propogandistike e zhvillon në Shqipëri në kuadër të Qeverisë Rama...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat