Zjarri shuhet me zjarr!

Opinione

Zjarri shuhet me zjarr!

Nga: Agron Shabani Më: 26 shtator 2021 Në ora: 12:43
Agron Shabani

Ndonëse, neve që jetojmë në mërgim ose emigracion, nuk na ka edhe aq fortë hije me futur zjarrë në benzinë (në instancë të fundit, fjalët e nxehëta nuk i pjekin as bukën dhe as kulaçin!)- por ngjarjet e fundit eskalative dhe dramatike në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës, flasin dhe deshmojnë qartë mbi skizofreninë (shizofreninë), idiopatinë, violencën dhe psikopatologjinë e përgjithshme serbo-ruso-kundër shqiptarëve. Gjegjësisht, mbi fobinë, paranojen, nekrofilinë, ksenofobinë, cinizmin, injorancën, mosbesimin, xhelozinë dhe urrejtjen e thellë (violente, infantile dhe patologjike) të "elementit shka" ose serbo-rusë ndaj shqiptarëve.

Kështu që për "popujt e civilizuar ose qiellorë" të Serbisë dhe Rusisë (lëxo" logjikën primitive dhe arkaike të nomadëve ose hordhive të ndryshme serbe, ruse etj..)-shqiptar të mirë, janë vetëm shqiptarët e vdekur ose shqiptarët e vrarë!

Bile një "politologe" ose politikane e re serbe (Gjurgjeviç)-gjatë një debati ose bashkëbisedimi televiziv me një shqiptar të mjerë dhe kokëtul ose kokëbosh nga Lugina e Preshevës (kategori e "patriotëve ose intelektualëve" me bateria ose paterica si Maliqi, Hasani, Halili etj.) pa fije turpi as skrupujsh njerëzorë, i tha atij shqiptarit të shkretë nga Kosova Lindore se :" shqiptarët, sipas Otto von Bismarkut, si dhe shumë liderëve ose politikanëve të tjerë gjerman etj., nuk janë popull ose komb i vërtetë, por vetëm një bashkësi heterogjene, disfunksionale, inkompakte ose destrukturale fisësh ose klanësh të ndryshme tribale, mesjetare, primitive ose arkaike me gjuhë, zakone, tradita dhe dialekte të ndryshme." Me fjalë tjera, sipas "definicionëve, teorive, tezave, formulave ose sintezave shkencore ose historike" të Gjugjeviçkës (gjurgjepiçkës) nga Serbia ose Beogradi, Volokolamskit nga Moska ose Bismarkut nga Berlini): "Shqiptarët janë popull artificial ose johistorik", ndërsa hoordat (hordhitë) nomade, shamane dhe primitive ruse, serbe dhe të tjera, të zbritura cullak ose lakuriq gjatë shekujve 7, 8 dhe 9 prej stepave të Karpatëve, janë popuj ose kombe të vërteta"!!!

Shih ti "Bismarkun e mençur ose gjenial" dhe Gjurgjeviçken (gjurgjepiçken) e tij nga Beligradi!

Se sa janë "popull shtetformues dhe historik" serbët, rusët dhe të tjerët, kam (kemi) shkruar me herët.

Duke besuar dhe shpresuar se "legjenda" ose "historia" e mesipërme e Bismarkut dhe Gjurgjeviçkes (gjurgjepiçkes) nga Beogradit, të mos u ngjajë analogjive ose apologjive të njohura mbi "aborixhinët" ose fisët (klanët) primitive, paranormale dhe parapolitike të Kongos, Xhibutit ose Amazonisë (Amazonës) etj...

Të shpresojmë pra (pa besuar në menyrë të vërbër ose iluzioniste!) se "historia" e mesipërme mbi "popullin serb ose rusë etj..." të mos jetë një "rastësi profetike" të cilën Zoti (Hyji) nuk deshti t'a nënshkruajë!

Nejse!

 U mor vesh se flozofia politike na mëson ose udhërrefen vazhdimisht se ata që ndodhën lartë, gjithëmonë jetojnë, mirëmbahen ose ushqehën nga ata që janë më poshtë. Përveç rasteve ose përjashtimeve të rralla.

Ndaj, për botën e sotme (postmoderne ose ultrabashkohore)-njeriu është vetëm një numër ose pamje e thjeshtë, i cili duhet të përputhet dhe përshtatet me gjithëçka dhe me asgjë! "Bota globale, tregu i lirë,, levizja, paraja ose kapitali" janë pikësynimi ose përfaqësimi i tij real dhe optimal. Duke i abstrahuar ose relativizuar në këtë rast absolutën dhe maksimalen e aspiratave ose kërkesave të individit dhe kolektivitetit.

Politologjia dhe filozofia jetësore dhe sidomos ajo politike ose analitike, në instancë të fundit, janë vetëm një shkollë e shkathtësisë që i rregullon parimet, motivet dhe arsyen për të jetuar ose mbijetuar në një "botë globale" ose "treg të përbashkët" të vlerave, resursëve, pasurisë dhe kapitalit të gjithëmbarëshem kontinental dhe interkontinental" të bartur dhe koncentuar në duart e fuqishme të "mbinjerëzve" ose'supërmenëve' të ndryshëm global ose universal, të cilët në instancë të fundit nuk përbëjnë madje as 2 % të popullsisë së gjithëmbarëshme kontinentale ose interkontinentale.

Ndërkohë që zori (halli i madh) ose vullneti për të jetuar ose mbijetuar në "mbretërinë" ose "perandorinë" e tyre, integrohet, mishërohet, penetron dhe interferon tek të gjitha qeniet ose krijesat e mundshme njerëzore ose homo-sapiente, dhe lëvizë tek të gjitha gjërat në një luftë të përhershme ose permanente për përmbushjen e ëndërrave, caqeve ose qëllimëve të caktuara.

Është pra një "luftë" ose "stuhi infernale që nuk pushon kurrë", ku qeniet njerëzore janë në kaos ose anarki, në kërkim të vazhdueshëm të vetvetës, gjegjësisht, identitetit, integritetit dhe ekskluzivitetit të tyre individual dhe kolektivë si dhe të plotësimit të nevojave dhe kërkesave të njohura jetësore ose ekzistencialiste...Të shkëputur nga materia, të lëkundur ose tjetërsuar nga njerëzorja dhe racionalja, gjegjësisht, nga edukata, kultura, emancipimi, morali, disiplina, ndërgjegjia, arsyja, humanizmi, drejtësia dhe barazia e njohur ligjore, politike, sociale, ekonomike, shtetrore, nacionale, kulturore, historike, gjeografike etj.

Nga kjo rezulton se i ashtuquajturi "identiteti europian i UE-s" në esencën ose substancën e tij të ngjanë në "identitetin" e dikurshëm jugosllavë ose ruso-sovjetik, të përmbledhur ose ravijezuar në shumë elemente të tjera brenda paradigmave, diskurseve, ekskurseve dhe narrativave të njohura në sfond, ku mund të shihet ose vërehet qartë se liderët ose lidershipi i tij, vazhdimisht e afirmojnë një "pluralizëm vlerash" të bartura ose reduktuara në monizëm politik, ekonomik, konjuktural, manufaktural ose nomenklatural,me thekse autoritare, centraliste, dogmatike, demagogjike, paternaliste, proteksioniste etj.

Me fjalë tjera, si "vlerë madhore e filozofisë politike" të Brukselit ose Strasburgut, pos tjerash është fakti se " pluralizmi ose parlamentarizmi i tyre politik ose aksiologjik" vazhdimisht përfundon në grumbull qëndrimesh, të cilat as nuk duan të pohojnë e as të mohojnë çfarëdoqoftë. 

Ndërkohë që romakët e lashtë kanë thene dikur se ato që nuk i njohim ose nuk i dijmë, nuk jane çështjet ose gjërat me të rrezikshme, por ato që mendojmë se i njohim ose i dijmë. 

Nuk na ndihmon asgjë ajo nëse vrapojmë pas atyre gjerave që nuk i njohim ose nuk i dijmë, në qoftëse ato nuk i kemi lëxuar, mësuar dhe kuptuar me kohë.

Ndryshe nga kjo, çdo gjë e panjohur dhe e pashfrytëzuar nga mendja (intelekti), shpirti, intuita ose fantazia e lartë e njeriut, në natyrë ose në gjithësi mund të konsiderohet e "virgjër". Për të mos thënë " letër e pashkruar" ose " tabula rasa" !?

Uni, logjika ose koshienca na mësojnë dhe udhërrefejnë vazhdimisht për gjërat që duhet ditur dhe mësuar, ndërsa zemra dhe shpirti ynë na mësojnë ose udhërrefejnë për ato që duhet besuar dhe shpresuar.

Në të kundërten, për arsimin, shkencën dhe teknikën, ato që nuk i dijmë ose nuk i njohim, janë gabime ose dështime të lehta në raport me ato që mendojmë dhe besojmë se i njohim, ose i dijmë.

Në këtë prizëm sipas Remarkut, Popperit dhe të tjerëve, nganjëhere janë më të mira dhe me të pranueshme nebuloza, stupiditeti, mediokriteti ose padituria, se sa mosbindja, hezitimi ose kokëfortësia e të paditurve ose mediokritëve të ndryshëmi që hezitojnë për t´i njohur dhe pranuar analfabetizmin, mediokritetin ose paditurinë e tyre.

Duke i veçuar ose apostrofuar këtu interesat e ngushta politike, karieriste, materiale ose profiteriste të personave ose individëve tënndryshëm pushtetmbajtës, politik ose diplomatik mbi kurrizin e thyer ose të lakuar të Kosovës dhe shqiptarëve!

Dhe, kjo pa arritur kurrë një cak (qëllim) ose rezultat të caktuar ose përfundimtar.

Ndryshe nga kjo, bota, në të cilën njeriu cilësohet si një "mikrokozmos", bëhet vetëvetiu një "megapoligon luftërash" ose 'makrosferë interesash' e cila nuk është e përbërë nga asgjë tjetër përveç "vullnetit" ose sëmundjes së pashërueshme për përfaqësim, sundim dhe dominim të atyre që janë mëtë pasur dhe më fortë mbi ata që janë më të varfër dhe më të dobtë.

Në kuader të epistemologjisë dhe antropologjisë së njohur politike, sikur bëhët edhe deshifrimi dhe deskriptimi i botës, natyrës dhe karakterit" të poshtër dhe aq të ndyer (idiopatik, skizofrenik, violent, infantil dhe patologjik) të ruso-serbëve dhe të tjerëve-kundër Kosovës dhe shqiptarëve.

Edhe studimet dhe analizat e njohura shkencore ose politologjike, nuk ngelin tè izoluara, por, ato kthehen tek vlerat, parimet dhe postulimet e larta shkencore, morale, njerëzore ose humaniste. Respektivisht, në sistemin e vlerave dhe resurseeve të përbashkëta (globale ose universale) të cilat bëjnë dritë ose rrezatojnë duke zbritur tek çështjet humane ose njerëzore. 

Tek e fundit, është fati ose ligji i dhembjes, pleqërisë, sëmundjes dhe vdekjes që varet nga të gjitha gjërat tjera. Në këtë kontekst, filozofisë së shpirtit ose subjektit, i kundërvihet filozofia e natyrës, filozofia e objektit, pasivitetit, frikës, pesimizmit, iracionalitetit dhe fatalitetit. Para ligjëve të njohura natyrore dhe mbinatyrore, të gjithë janë të njejtë ose të barabartë. Edhe "popujt qiellor" të Rusisë dhe Serbisë! 

Nga ky "rreth vicioz" ose biocenoz, nuk është i përjashtuar askush. 

Çdo njeri normal dhe racional në këtë botë ose mbi këtë tokë, i cili i ka vetëm dy fije ose fara truri (jo fara kungulli, pocerrke ose bostoni) në kokën e tij, dhe i ka lëxuar vetëm dy faqe libri ose gazete gjatë tërë jetës së tij, e dinë fortë mirë se ish presidenti rusë, Boris Nikollajeviç Jelcin, me anë të desantit ose "marëshimit të papritur" të ushtrisë ruse ( para syve të Natos) në Prishtinën (Kosovën) e vitit 1999, e kishte për qëllim zhdukjen ose shfarosjen masive të shqiptarëve me anë të materialit radioaktiv ose armëve atomike, me rreze të mesme ose të vogël veprimi. 

Ndërkohë që edhe gjenerali anglez ose britanik (Xhekson) -asokohe e kishte refuzuar urdhërin e Komandantit suprem të Natos, Gjeneralit amerikan (me pesë yje)-W. Clarke, mbi sulmin ose bombardimin e trupave ruse nga forcat e Natos, duke i thënë gjeneralit amerikan (z. Klark) se :"nuk mund të niste (fillonte) luftën e tretë botërore për një grusht shqiptarësh etj..."!!!

Pas desantit ose "marëshimit misterioz" të ushtrisë ruse në afërsi të airoportit ndërkombtar të Prishtinës (me 1999)-kanë nisur ose filluar si të thuash të gjitha zezonat ose fatkeqësitë tjera për Kosovën dhe shqiptarët.... Ndarja e Mitrovicës (analoge me ish murin e Berlinit dhe ndarjen e dikurshme të Gjermanisë), e ashtuquajtura "marrëveshja e Kumanovës" dhe ç'armatosja e UÇK-së, konflikti i përgjakshëm dhe heroik i Ramush Haradinajt me ushtarët rusë, tërheqja ose largimi i frikëshem (qyqar), misterioz ose enigmatik i trupave angleze dhe atyre gjermane nga Kosova, dislokimi i trupave franceze në veriun e Kosovës ose Mitrovicës, "zajednica"( dodik republika serbe) në Veriun e Kosovës, si dhe plot paradokse dhe anomali të tjera reaksionare dhe anakronike.

E tërë kjo në saje të ndikimit, influencës së Rusisë.

Ndërkohë që të gjitha palët biseduese ose participuese (kundër Kosovës dhe shqiptarëve): si duket kanè rënë dakord rreth dy çështjeve themelore ose esenciale (substanciale): Në Kosovë do të sajohej shpejt një "kauzë e re politike" e cila nuk kishte ekzistuar kurrë, ndërsa të dyja palët (Rusia dhe Natoja) do të nisnin menjëherë punën e ngelur përgjysmë- lidhur me shpërnguljen ose dëbimin masivë të komandantëve ose 'krahut luftarak' të UÇK-s nga pushteti, parlamenti ose polotika kosovare. Sepse, ashtu sipas tyre e kërkonin rrethanat ose aktualiteti i ri kosovar.

Me eliminimin e luftëtarëve ose komandantëve të UÇK-s nga parlamenti, pushteti ose politika kosovare, pos tjerash bëhej me i lehtë "ripushtimi ose riokupimi i sofistikuar"i Kosovës me anë të një "procesi" ose "kongresi të ri" të Berlinit me skenarin e Moskës, Beogradit, Stambollit etj.

Me fjalë tjera, armiqt me të rrezikshëm dhe kryesor, Kosova dhe shqiptarët i kanë në Serbi, Rusi, Turqi...si dhe brenda vetvetës së tyre!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat