Serbia kolonialiste si më 2007, edhe sot më 2021 po do luftë në Kosovë!

Opinione

Serbia kolonialiste si më 2007, edhe sot më 2021 po do luftë në Kosovë!

Nga: Prof. Dr. Mehdi HYSENI Më: 26 shtator 2021 Në ora: 16:32
Autori

Por, ne, në vend të kësaj strategjie luftarake të Beogradit, urgjentisht duhet të kërkojmë paqe dhe ndihmë konkrete nga ASAMBLEJA E PËRGJITHSHME E OKB-së, duke e zhvendosur Dialogun e dështuar të Brukselit (2011-2021) në selinë e saj në Nju-Jork.

Kjo është e vetmja mënyrë racionale, që t’i shmangemi një provokimi të tillë luftarak, të cilin Serbia po e demonstron buzë kufirit territorial të Veriut të Kosovës (19-26 shtator 2021), duke lëvizur tanket, helikopterët dhe aeroplanët luftarakë për të frikësuar popullin e Kosovës.

(26 shtator 2021)

*** SERBIA PO DO LUFTË, PO DO NDARJE TË KOSOVËS SHQIPTARE, JO KOMPROMIS POLITIK AS ME SHQIPTARËT, AS ME AMERIKËN (!)

Kjo analizë është publikuar më masmedia shqiptare para 14 vitesh, pikërisht në www.albaniapres.com, më 30 prill, 2007, në orën 15:35’, të cilën nuk e ka përgëjeshtruar koha, ngaqë politika, as propaganda, as diplomacia, as shantazhet provokuese dhe nërhyrëse të Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale në çështjet e brendshme të Republikës së pavarur të Kosovës, deri në provokimin e luftës më 23 shtator 2021, nuk kanë kanë ndryshuar asnjë millimeter, vetëm mashtrimit të palës shqiptare të Kosovës me përfshirjen në Dialogun e Brukselit (2011-2021), që është “arma” më e efektshme politike paqësore për rikthimin e sovranitetit kolonial të Serbisë në Kosovë. Në rast dështimi të këtij Dialogu fatkeq, Serbia , do të përdorë forcën dhe agresionin për të pushtuar Kosovën. Mirëpo, për të mos ndodhur kjo, qeveria e Kosovës urjgnetisht, duhet të kërkojë rivendosjen e Dialogut të Brukselit në ASAMBLENË E PËRGJITHSHME TË KOMBEVE TË BASHKUARA. Ndryshe, çdo opsion tjetër, thënçin paqësor, do të jetë në favorin e politikës kolonialiste, militariste dhe hegjemoniste të Serbisë.

"Talk of the wolf and his tail appears"!

"Kujto qenin e bëj gati shkopin"!

Serbia, si rrjedhim i "ndërsyerjes" dhe i mbështetjes direkte dhe indirekte të Rusisë së Vladimir Putinit, mund të provokojë ndonjë konflikt ushtarak kundër Kosovës, por Kosovën shqiptare kurrë më nuk ka asnjë gjasë minimale që ta rikthejë nën sovranitetin e saj kolonial, sepse, tani, Kosova është nën mbrojtjen e ligjshme dhe të sigurt ushtarako-politike dhe diplomatike nga ana e bashkësisë ndërkombëtare (SHBA, NATO, OKB dhe BE). Këtë fakt, duhet ta kenë parasysh edhe Rusia, edhe Serbia, ndryshe, siç ka deklaruar para ca kohësh ish-ambasadori amerikan në OKB, Richard Hollbrook: " Nëse Rusia do të vërë veto-n kundër planit të emisarit special të KB-së për Kosovën, Marti Ahtisari ose i prolongon negociatat lidhur me këtë plan, do të shkaktojë vale të re të dhunës, eventualisht, edhe luftë. Nëse Rusia e bllokon planin e Ahtisarit, për kaosin e shkaktuar, do të mbajë përgjegjësi Moska, e cila po i kurajon të të gjitha tendencat e gabuara brenda Serbisë, gjë që kjo do të

ndikojë negativisht, edhe në aspekte të tjera të Rusisë me Perëndimin.Serbia, duhet të ketë parasysh faktin se e ka humbur Kosovën, për shkak të politikës së kryetarit të saj, Slobodan Milosheviq. Ardhmëria e Serbisë është në BE, me kusht që, ajo t'i ketë tejkaluar mitet e saj paralizuese historike."(www. washingtonpost.com, 13.03.2007).

1. Metoda ruse versus pavarësisë së Kosovës shqiptare

S'ka dilemë se përzierja e Rusisë në zgjidhjen e statusit të Kosovës (ashtu siç i konvenon sferës së interesave tradicionale ruso-serbe-sllave në Ballkan), është sinjal zerioz për SHBA-në, se diplomacia dhe politika e jashtme e Rusisë së Vladimir Putinit, po bën përpjekje që të "ringjallë" imazhin, rolin dhe ndikimin e saj të BRSS-së së dikurshme si "partner i barazvlershëm" me SHBA-në si superfuqi botërore në zgjidhjen e problemeve dhe të konflikteve në relacione ndërkombëtare, së këndjemi edhe në zgjidhjen e çështjes përfundimtare të Kosovës, si dhe të problemeve të tjera në Ballkan, të cilin historikisht e konsideron si sferë të paprekshme të interesit ruso-sllav.

Këtë kurs pretencioz dhe negativ me pasoja të paparashikuara për sigurinë, për paqen dhe për stabilitetin e marrëdhënieve globale ndërkombëtare, kohëve të fundit e ka bërë të ditur edhe kritika e ashpër e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, i cili në fjaleminin e tij të fundit, të paraqitur në sesionin e rregullt të Parlamentit Rus, direkt e akuzoi Amerikën dhe aleatet e saj të NATO-s për "përzierje në çështje të brendshme të Rusisë dhe, si rrezik potencial për sigurinë botërore"(Reuters, 26,04.2007).

Duhet të mbajmë parasysh faktin se kjo kritikë e V. Putinit në adresë të Uashingtonit zyrtar, të NATO-së dhe të BE-së, nuk është kurrfarë novus-i diskursit të Moskës zyrtare, por vazhdim i observimeve të kritikës së mëparshme, të bërë në Konferencën e Munihut për sigurinë politike, më 10 shkurt 2007, ku ndër të tjera, politikën e jashtme amerikane e quajti " rrezik për sigurinë botërore ngase i ka tejkaluar kufijtë e saj nacionalë, duke krijuar lështu pasiguri në përmasa botërore." (Reuters,10.02.2007).

Gjithashtu, në kuadrin e zhvillimit të punimeve të kësaj kconference, presidenti rus, Vladimir Putin, me theks të posaçëm, vuri në dukje edhe problemin e Kosovës, zgjidhja e të cilit, sipas "versionit" kritik të presidentit Vladimir Putin, do të duhej të jetë favor të dy palëve. Ndryshe, po qe se "plani i Marti Ahtisarit për Kosovën, do t'i imponohet në mënyrë të njëanshme Beogradit, atëherë, Rusia , do të jetë e gatshme të përdorë veto-n e saj, me rastin debatimit të Rezolutës së re në kuadrin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ia vlen të theksojmë se, edhe pas përfundimit të vizitës së Grupit Faktmbledhës në Kosovë të KS të Kombeve të Bashkuara, Moska zyrtare sërish qëndron në të njëjtat pozicione, duke rikonformuar qëndrimin e saj se "Plani i Marti Ahtisarit nuk mund të jetë kurrfarë platforme për hartimin e rezolutës së re të KS të KB-së, si zgjidhje përfundimtare të statusit të Kosovës, sepse esenca e përmbajtjes së tij cenon të drejtën e njërës nga shtetet anëtare të KB-së, gjë që kjo është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe se mund të ketë pasoja negative për sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtar."(Tanjug,30.04.2007).

Ky konstatim zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse nuk është i qëndrueshëm as mbi bazën e së drejtës së sotme ndërkombëtare, as me mbi atë të Kartës së Kombeve të Bashkuara, sepse Kosova është problem kolonial i Serbisë që nga viti 1912. Prandaj, si i tillë, edhe duhet të zgjidhet në frymën e së drejtës ndërkombëtare dhe të dispozitave të Kartës së Kombeve të Bashkuara në favor të Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë Etnike, e jo të Serbisë, as të serbëve. Mëpastaj, siç pohon ky burim i politikë së jashtme ruse, është e vërtetë se Serbia është anëtare e OKB-së, por ky status i saj është i dyshimtë dhe i disktueshëm ligjërisht sipas së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara ngase shtrohet pyetja e pashmangshme, si ka qenë e mundur që pas kryerjes së tre agresioneve dhe luftërave gjenocidale kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës, (me qëllim që t'i rizgjeronte kufijtë ekzistues të Serbisë së Madhe në kurriz të popujve kroat, boshnjak

mysliman dhe shqiptar, 1992-1999), t'i rikethehet në OKB, pa dhënë llogari ligjore sipas sistemit juridik pozitiv ndërkombëtar, kur mirëfilli dihet se nga praktika e derisotme e OKB-së, shtetet agresore dhe gjenocidale siç janë Serbia dhe Mali i Zi nuk mund të jenë anëtare legjitime të OKB-së, as të BE-së, as të NATO-s e as të OSBE-së. Ky është gabimi drastik i OKB-së, të cilin sot, pas përfundimeve të tre agresioneve pushtuese dhe gjenocidale, Serbia e ka kapitalizuar në favor të interesave të saj neokolonialiste, duke u kthyer prapë, pa asnjë të drejtë në strukturat e bashkësisë ndërkombëtare si "shtet paqësor" dhe si "shtet demokratik-integres" në procesin e reformimit dhe të demokratizimit të "Ballkanit Perëndimor"(!?).

Pikërisht, për shkak të një gabimi të këtillë fatal të OKB-së në mosndëshkimin ligjor dhe në kohën e duhur të Serbisë agresore gjenocidale, tani vetë OKB-ja, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-ja dhe aleatët e saj të evroperëndimorë po ballafaqohen me kërcënimet, me sulmet, me kundërshtimet, me kushtëzimet cinike dhe me diktatin e Serbisë "demokratike" të Boris Tadiqit, të Vojislav Koshtunicës dhe të Kisdhës Ortodokse Serbe, të "ndërsyerë" nga Rusia e Vladimir Putinit, se nuk do të pranojnë kurrfarë tipi pavarësie të Kosovës, përpos rikthimit të saj nën sovranitetin kolonial të Serbisë, qoftë edhe duke e përdorur luftën dhe aggressionin e tyre gjenocidal pushtues, si mjetin më të preferuar tradicional të Serbisë së Madhe të Ilia Garashaninit (1844), përkatësisht të Slobodan Milosheviqit (1992-1999) dhe të Kishës Ortodokse Serbe për copëtimin dhe kolonizimin e trojeve indigjene të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike.

2. Si, dhe kush do të fillojë luftën në Kosovë?!

Shikuar retrospektivën e hidhur dhe, jo më të largët se një dekadë(1989-1999), të fillimit të agresionit luftarak gjenocidal në Kosovë nga ana e Serbisë militariste të Slobodan Milosheviqit dhe të Kishës Ortodokse Serbe, edhe kësaj radhe (nëse Kosovës i njihet pavarësia e saj nga ana e Amerikës dhe e aleatëve të saj evro-perëndimorë), luftën në Kosovë, do ta provokojnë sërish mbeturinat paramilitare, militare dhe policore çetniko-fashiste serbe të harangave dhe fallangave të soldateskës vrastare të regjimit të mbijetuar të Slobodan Milosheviqit, të stacionuara dhe të barrikaduara në pjesën veriore të Mitrovicës "sereb" dhe përgjatë kufirit verilindor të Kosovës.

Kuptohet, kriminelët barbarë serbomëdhenj, luftën në Kosovë, do ta provokojnë sipas të së njëjtës metodologji strategjike dhe taktike sikurse më 1989 (frikësim, terror, represalie, plaçkitje, djegje dhe dëbim të popullsisë civile shqiptare nga vatrat e tyre etnike. Kjo mund të ndodhë, pikësëpari në rajonin e pambrojtur shqiptar të Anamoravës: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, jo përbrenda kufijve veriorë të Kosovës, siç ka paralajmëruar "kollovogja", organizatori kryesor i "Gardës së shenjtit car Llazari", Zhelko Vasileviq), me rastin e rikujtimit të 600-vjetorit të disfatës së serbëve në Betejën e Kosovës më 1389, po në të njëjtin vend, në Gazimestan, Kisha Ortodokse Serbe, e bekoi "referatin" kërcënues luftarak të Slobodan Milosheviqit, se për disfatën e tyre nga turqit në Betejen e Kosovës, 600 vjet më pas, do t'iu hakmirreshin shqiptarëve, për shkak se ata, sipas "teftereve" të falsifikuara të Kishës Ortodokse Serbe dhe të historigrafisë mitologjike serbomadhe,

ishin ngulitur "me dhunë" (të "favorizuar" nga Perandoria Otomane) në "Kosovën e shenjtë serbe"(!?)

Mirëpo, nëse vjen deri te shpërthimi i luftës në Kosovë,siç ka paralajmëruar themeluesi dhe kryeorganizatori i "gardës car Llazar", Zhelko Vasilveiq, promovimi i së cilës pritet të bëhet më 5 maj 2007 në Krushevac të Serbisë, ajo luftë nuk do të ketë karakter paramilitarist çetniko-fashist serb: " masakro, dhuno, vraj gra, femijë, pelqë civilë të pambrojtur shqiptarë në Kosovë, por do të jetë e intensitetit më të lartë, ku do të digjen edhe paramilitarët, edhe arsenali i tyre i armatimit klasik dhe i armëve kimike-biologjike, të depozituara në Krushevac, në Lluçani, në Vinça afër Beogradit etj., para se të shkelin në territorin e Kosovës shqiptare.

Si kreu shtetit serb (Boris Tadiq, Vojislav Koshtunica), ashtu edhe këshilltarët e tyre neonacistë me prirje dhe me veprim antishqiptar dhe antiamerikan, ashtu edhe "kokat politike" të Kishës Ortodokse Serbe së bashku me strukturat e tyre ushtarake, paraushtarake dhe policore etj., duhet ta kenë të qartë se,çdo provokim luftarak nga ana e tyre, me qëllim që të infiltorhen në Kosovën shqiptare, do të jetë me pasoja katastrofike për vetë Serbinë dhe serbët, sepse kësaj radhe shqiptarët së bashku me forcat e pranishme ushtarake mbrojtëse të NATO-s në Kosovë nuk do t'i presin "me lule" dhe me "lutje paqësore" të rugovizmit të dështuar pacifist pasiv nipërit-kasapët paramilitarë çetniko-fashistë dhe neonacistë të Drazha Mihailoviqit, të Slobodan Milosheviqit, të Vojislav Sheshelit, të Zhelko Razhnjatoviq-Arkanit, të Vuk Drashkoviqit.etj., por me hekur dhe me zjarr, ku do të digjen të gjithë ata, që mësyjnë rrugën për të ndezur luftën agresive dhe pushtuese serbe në Kosovën

shqiptare.

Në një hap të tillë eventual të ndërhyrjes ushtarake të Serbisë në Kosovën shqiptare, të kopjuar nga plani strategjiko-taktik nacioanalshovinist imperialist dhe gjenocidal i Serbisë së Madhe të Slobodan Milosheviqit dhe i Kishës Ortodokse Serbe për "zgjidhjen" e statusit të Kosovës, pa dyshim se kanë ndikuar premtimet dhe qëndrimet e njëanshme të politikës dhe të diplomacisë së Rusisë, e cila haptazi ka marrë anën e mbrojtjes së Serbisë, në rast se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, OKB-ja, BE-ja dhe NATO-ja, do të njohin pavarësinë e Kosovës.

Kërcënimet Serbisë përmes propagandës së saj luftarake kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës si inicuese dhe mbrojtëse e saj, me të drejtë dhe në mënyrë kosntruktive janë kritikuara edhe nga senatorët amerikanë: John Mc Cain (republican) dhe Joe Lieberman (democrat), i cili kritikat e Vladimir Putinit në adresë të gabimeve dhe të metave "unilaterizmit amerikan", i cilësoi si "rikthim në retorikën e luftës së ftohtë."

Duke qenë se, tanimë sikruse Amerika, OKB-ja, NATO-ja dhe BE-ja së bashku me Marti Ahtisarin e tyre në rolin e emisarit special ndërkombëtar për zgjidhjen e statusit politike me mjete paqësore, janë dijeni të plotë se Serbia dhe Rusia e kanë "varrosur" Planin e Marti Ahtisarit si të "papranueshëm" për interesat e Serbisë në Kosovë, atëherë, duhet të veprojnë fuqishëm dhe, sa më parë të jetë e mundur që të thirret mbledhja e KS të Kombeve të Bashkuara, në mënyrë që t'u vihet pike grackave të rrezikshme zvarritëse, kërkesave dhe planeve tinëzare të Rusisë dhe të Serbisë për vazhdimin e dialogimit të ri (me muaj dhe me vjet) të dy palëve në konflikt. Praktikisht, bisedimet me palën serbe dhe ruse për statusin e Kosovës kanë marrë fund me hudhjen poshtë të Plani të Ahtisarit.

Në favor të konstatimit tonë, është edhe kjo deklaratë e këshilltarit të premierit të Serbisë, Dr. Slobodan Samarxhiq, i cili, pas përfundimit të vizitës së Grupit Faktmbledhës të KS të KB-së në Beograd dhe në Prishtinë, ka nënvizuar se Nëse "plani i Ahtisrait është i vdekur" siç ka deklaruar Slobodan Samarxhiq (këshilltar i kryeministrit Vojislav Koshtunica) Samardziq, duke nënvizuar se :" Plani i Ahtisarit tanimë ka dështuar, gjë që këtë nuk e pohon vetëm Serbia, por edhe Rusia... Kështu që, në bazë të një plani të këtillë të vdekur, nuk mund të miratohet një vendim ose rezolutë e re për Kosovën, pa pëlqimin e Beogradit dhe të Moskës..." (Tanjug,29.04.2007), atëherë, nuk do të thotë se "ka vdekur" alternativa tjetër-e drejta e vetëvendosjes, e cila do t'i njihet Kosovës automatikisht me procedurë të shkurtër dhe unilaterale nga ana e Amerikës dhe nga shtetet e tjera të bashkësisë ndërkombëtare.

Vetëm armiqtë qëllikëqinj dhe politikanët infantilë dhe të verbër,që "nuk shohin përtej hundës së tyre", të cilët nuk e njohin apo duan ta shtrembërojnë historinë e Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë Etnike dhe, që nuk dijnë se ç'është politika dhe diplomacia ndërkombëtare, mund të nxjerrin përfundime iracionale, apolitike, komike dhe absurde se "Plani i Ahtisarit nuk ka alternativë tjetër, apo "është i vdekur", siç pohon propaganda dhe diplomacia serbo-ruse"?!

Alternativa e vetme, e bazuar dhe e justifikueshme moralisht, politikisht, ligjërisht dhe historikisht për zgjidhjen e statusit kolonial 100-vjeçarë të Kosovës, është zbatimi i së drejtës ndërkombëtare të vetëvendosjes që nënkupton shkolonizimin e Kosovës nga Serbia e Madhe kolonialiste dhe gjenocidale.

Ndryshe, nga çdo vonesë dhe nga kalkulimet e panevojshme në disfavor të njohjes së vetëvendosjes së Kosovës, ekziston rreziku që të përfitojë "plani i autonomisë së mbikëqyrur serbe", që si antitezë e Planit të M.Ahtisarit, kryeministri i Serbisë, Vojislav Koshtunica, në emër të arritjes së "kompromisit politik" me palën shqiptare, ua propozoi anëtarëve të Misionit Fakymbledhës në Kosovë të KS të Kombeve të Bashkuara, me rastin e vizitës së tyre Beogradit, më 26.04.2007.

Ja, ky është "progresi historik" i bisedimeve të palës shqiptare dhe të mediatorëve ndërkombëtarë lidhur me statusin e ardhshëm të Kosovës, pas dy vjet bisedimesh, së fundi, Beogradi zyrtar ka gjetur "formulën magjike" të zgjidhjes së problemit kolonial të Kosovës: "Pavarësi" nën saçin e kuq të sovranitetit kolonial serbomadh. Ja, ky është "kompromisi politik" rreth të cilit nuk duhet të humbasin asnjë minutë kohë as Amerika e as shqiptarët, por të marrin hapa vendimtarë të drejtë dhe të justifikueshëm (historikisht, juridikisht, moralisht, politikisht dhe demokratikisht) që Kosovës t'i njihej cilësia e plotë e subjektit juridik ndërkombëtar si shtet i pavarur dhe sovran brenda kufijve të vet etnikë shqiptarë, i pëlqeu apo jo ky vendim me peshë historike dhe ligjore aleancës serbo-ruse sllave.

(2007)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat