Demokratë: Kujtoni mesazhet e Znj.Klinton me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë!

Opinione

Demokratë: Kujtoni mesazhet e Znj.Klinton me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë!

Nga: Skënder Sadri KAPITI Më: 27 shtator 2021 Në ora: 15:47
Skënder Sadri Kapiti

Me 1 Nëntor 2012 me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë erdhi për vizitë në Shqipëri ish Sekretarja e Shtetit  Znj. Klinton. Do të mbahet mend në Histori rëndësia e vizitës së saj , si dhe fjalimi programor e vizionar aq shumë aktual dhe i vlefshëm edhe  për sot.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim:

 “…Ne jemi seriozë sa i përket korrupsionit duke përfshirë rastet kur liderët ose politikanë të lartë të vendeve të caktuara përfshihen në çështje korrupsioni masiv. Ndërsa, mbështesim një Shqipëri më demokratike, më të fortë dhe më të begatë. SHBA ka qenë në Shqipëri për 30 vitet e fundit dhe do të vazhdojmë të jemi me ju për 30 vitet e ardhshme e më tej”, ka shkruar Kim.

Me sa duket ambasadorja amerikane e ka hedhur postimin duke sfiduar ish-kryeministrin Berisha për ato çka ai thotë e deklarohet këto kohët e fundit.

Kjo deklaratë e këtyre ditëve te  ambasadores amerikane më solli në kujtesë ato të cilat foli dhe ua la porosi shqiptarëve ishSekretarja e Shtetit të SHBA-ve, zonja Hilari Klinton gjatë vizitës së saj në Shqipëri me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë 9 vite më parë.      

Në atë fjalim të saj Znj. Klinton evidentoi politikën e qëndrueshme dhe mbështëse të SHBA-ve për Shqipërinë, Kosovën dhe për të gjithë shqiptarët pa marrë parasysh se kush ishin e janë ata që qeverisnin dhe qeverisin SHBA-të: qofshin ata demokratë apo republikanë duke përmendur e kujtuar presidentët Uillson, Bush, Klinton e Obama. Janë të paharrueshme sidomos  fjalët e saj:

“Njëqind vjet më parë si këtë muaj, Presidenti i SHBA Udrou Uillson mbrojti pavarësinë e Shqipërisë dhe ndaloi ndarjen e vendit tuaj gjatë pasojave të Luftës së Parë Botërore. Në dhjetëvjeçarët që pasuan, udhëheqësit amerikanë, si demokratë ashtu edhe republikanë, në mënyrë të përsëritur u ngritën për të mbështetur të drejtat dhe liritë tuaja, jo vetëm këtu në Shqipëri por anekënd rajonit”.

“Jam sot këtu, në këtë çast historik në historinë tuaj me një mesazh për popullin e Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara qëndruan me ju për 100 vitet e para të pavarësisë dhe do të qëndrojmë me ju edhe për 100 vitet e ardhshme, dhe për 100 të tjera pas tyre, dhe ato 100 pas këtyre”.

Këto do të ishin të mjaftueshme që t’i kujtojnë e t’i lexojnë sot sidomos demokratët dhe Partia Demokratike për ta kuptuar më së miri edhe Lulzim Bashën, kryetarin e Partisë Demokratike  i cili deklaron se: “nuk ka kthim pas”, gjë që kupton se është fjala për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Basha sot është politikani më proSHBA, pasi si politikan proSHBA ai është edhe ka parasysh politikën, diplomacinë dhe demokracinë amerikane , dhe paralajmërimin e znj. Klinton se: “vendosja e interesave vetiake dhe interesave partiake prapa interesave kombëtare është ajo që iu kërkohet udhëheqësve demokratikë”.

Mirëpo tërësisht kundër kësaj vepron e sillet aktualisht Sali Berisha,  cili ka ndërmarrë një lëvizje me kahje antiSHBA.

Janë  mëse aktuale parashikimet,paralajmërimet dhe porositë e znj. Klinton në lidhje me korrupsionin në Shqipëri kur ajo shprehej se: “Së dyti, ju nxis të përballeni me problemin që ndikon aq shumë demokraci në botë sot, dhe pikërisht korrupsionin. Kjo është një luftë që çdo vend duhet ta kryejë dhe të fitojë sepse në mbarë botën, korrupsioni është një kancer që gërryen shoqëritë. Shteron burimet, bllokon rritjen ekonomike, është mburojë për udhëheqës të paaftë dhe joetikë, dhe ndoshta më e keqja, krijon një kulturë pandëshkueshmërie që iu gërryen njerëzve vullnetin për të përmirësuar jetët dhe komunitetet e tyre. Çrrënjosja e korrupsionit kërkon përpjekje të pandalshme dhe një përkushtim të përbashkët. Pavarësisht cilës parti i përkisni, pavarësisht cilat janë mosmarrëveshjet tuaja, nxis të gjithë udhëheqësit e Shqipërisë të gjejnë vullnetin politik për të punuar sëbashku, për t’u përballur me këtë kërcënim ndaj pavarësisë suaj”.

Dhe kjo me të vertetë  ka ndodhur në Shqipëri, pasi korrupsioni ka bllokuar e penguar drejtësinë, ligjin , demokracinë, progresin dhe integrimin e Shqipërisë, dhe po korrupsioni i lartë shtetëror u bë mburojë e udheheqësve amoral, joetik, të paaftë politik e shtetëror dhe u bë edhe si kulturë krimi pandëshkueshmërie  që e ka gërryer shoqërinë shqiptare. Pra kërcënim për sovranitetin nuk është non grata, por kërcënim për sovrasnitetin si të PD-së dhe të Shqipëqrisë është korrupsioni për të cilin Berisha u shpall “non grata” nga SHBA

Dhe prandaj më pastaj edhe SHBA-të ndërmorën edhe  nismën dhe e detyruan politikën shqiptare të miratojë VETING-un. Dhe gjithashtu po natyrshëm dhe ligjërisht e moralisht i motivuar si i tillë erdhi edhe shpallja “non grata” për Sali Berishën. Dhe ajo që është akoma më historike, më e rëndësishme dhe jetike për shqiptarët është kjo që deklaronte Znj. Klinton:

“Dhe Shtetet e Bashkuara kanë interes të madh në suksesin tuaj. Jo vetëm duam të shohim marrëdhënien tonë të rritet edhe më e fortë, por duam t’ju shohim edhe juve të rriteni më të fortë. Duam të shohim ekonominë tuaj, demokracinë tuaj të shkaktojë zili tek kushdo tjetër. Mbështesim plotësisht aspiratat e Shqipërisë për në BE sepse mendojmë që kjo do t’ju bëjë më të fortë. Do të jetë diçka e mirë edhe për Europën dhe, ndonëse nuk kemi votë në atë aplikim për anëtarësim, do t’i themi kujtdo që do të dëgjojë se sa fort ju mbështesim”.

Kjo tashmë është vertetuar dhe cdo shqiptar tashmë e di mirë atë se SHBA-të duan dhe respektojnë marrëdhëniet miqësore e vëllazërore me shqiptarët, SHBA e duan dhe e ndihmojnë Shqipërinë,  drejtësinë dhe demokracinë shqiptare si dhe e mbështesin fort Shqipërinë në rrugën për antarësimin në BE.

Dhe znj. Klinton porosiste edhe se  “Në të njëjtën kohë, është gjithmonë me rëndësi t’i kujtojmë vetes që konsolidimi i demokracisë kërkon më shumë se sa thjesht zgjedhjet… Kërkon sundimin e ligjit. Kërkon institucione të forta, përfshi një gjyqësor të efektshëm dhe të paanshëm. Kërkon që qeveria të jetë e hapur në mënyrë që qytetarët të na kërkojnë neve, drejtuesve, llogari. Atribute të tilla si këto sigurojnë që demokracia të japë rezultate konkrete për njerëzit. Dhe kur këto minohen, duhet dhënë llogari.” /2012/11/08/hillary-clinton-ne-shqiperi-fjalim-per-nder-te-100-vjetorit-te-pavaresise/

Pra demokracia , më shumë se zgjedhjet është  sundimi i ligjit , institucionet e forta , gjyqëori i efektshëm dhe i paanshëm . Pra këto janë  kryesoret në demokraci dhe jo kryetarët e partive politike si Sali Berisha p.sh.

Këto janë si udhëzime e porosi se si ndërtohet e funksionon shteti ligjor, demokracia dhe se demokracia është llogaridhënie e pushtetarëve dhe e drejtuesve të institucioneve të shtetit para qytetarëve.

Në demokraci nuk ka imunitet dhe pandëshkueshmëri krimi i korrupsionit.  

Prandaj demokratët e Shqipërisë duhet  që t’i kujtojnë këto porosi të ishSekretares amerikane të Shteti,  e cila i tha ato   gjatë vizitës së saj në Shqipëri në vitin 2012 me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë kur Kryeministër ishte Sali Berisha,pra kur në pushtet ishte PD-ja.

Këto janë aktuale edhe sot,e që PD-ja është promotori i ndryshimit  dhe i ndarjes nga sistemi i tranzicionit dhe i korrupsionit. Duhet mbështetur Lulzim Basha i cili ka edhe mbështetjen e SHBA-ve për të bërë ndryshimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat