Isa Mustafa, të cilit ia pa sherrin LDK-ja dhe gjithë Kosova

Opinione

Isa Mustafa, të cilit ia pa sherrin LDK-ja dhe gjithë Kosova

Nga: Adem Bytyqi Më: 28 shtator 2021 Në ora: 12:34
Autori

Pas shkuarjes në amshim të themeluesit të LDK-së dhe ikonës së pavarësisë së Kosovës dr. Ibrahim Rugova, në krye të partisë politike LDK, erdhi akademik Isa Mustafa.

Në vend që ta bënte LDK-në, njërën ndër partitë më të dashura për qytetarët e Republikës së Kosovës, siç ishte për të gjallët e të madhit dr. Ibrahim Rugova, Isa Mustafa, me dallaveret e tij politike e dëmtoi aq rëndë imazhin e LDK-së, sa që kryesia e kësaj partie e detyroi në dorëheqje të pa revokueshme, për shkak të veprimeve destruktive në dëm të së ardhmes së LDK-së, të cilën do ta meritonte sikur kjo parti do të udhëhiqej nga ndonjë personalitet tjetër politikë, e jo nga Isa Mustafa, pra , Isa Mustafës ia ka pa sherrin LDK-ja...

Jo vetëm LDK-ja , por Isa Mustaës, edhe shteti i Kosovës ia ka parë sherrin me marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe në Kosovë, në Bruksel ,me palën serbe, e cila Marrëveshje është shndërruar në mollë sherri në secilin takim në mes Kosovës dhe Serbisë.

Edhe tani, në vend që të jetë penduar për të gjitha ata të këqija ,të cilat ia ka shkaktuar ish partisë tij LDK-së dhe shtetit të Kosovës me marrëveshjen për ASOCIACIONIN, përsëri mundohet të jap këshilla dhe sugjerime se kah duhej të orientohet politika Kosovare në këto qaste kaq të ndërlikuara në të cilat edhe ky vetë ka kontribuar me shkurtpamësinë e tij...

Mbase ,të gjithë komunistët e periudhës staliniste do të duhej të largoheshin përfindimisht nga skena politike e Kosovës , sepse angazhimi i tyre politikë është vetëm në demin e Kosovës dhe në favorin e Serbisë hegjemoniste dhe gjenocidale anti-shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat