Bllacianja, Aferdita Sahit Suka siguroi votat për Senat!

Opinione

Bllacianja, Aferdita Sahit Suka siguroi votat për Senat!

Ragip  Guraziu Nga Ragip  Guraziu Më 28 shtator 2021 Në ora: 17:24
Aferdita Sahit Suka

Në zgjedhjet për Senatin e Berlinit shqiptarja Aferdita Suka ka fituar mandatin e drejtpërdrejt, që është një sukses i jashtëzakonshëm.

Ja si e përshkruan,ish- deputeti për disa mandate,nga LDK-ja, e që vije nga fshati Bllacë, nga vjen edhe Aferdita Sukaj, tani fituese e Senatit të zgjedhjeve Berlinit, Prof, Ragip Zekolli.

Aferdita Suka ka lindur në vitin 1980 në Kosovë. Por si fëmijë ka ardhur në Gjermani. Në zgjedhjet e 26 shtatorit, Aferdita ka kandiduar në listën e ekologjistëve në Tempelhof- Schöneberg, ku fitoi vota të mjaftueshme për t'u futur në Senatin e Berlinit. Ajo thotë se në këtë rrugë e kanë ndihmuar shumë edhe shqiptarët, Sipas saj, me rëndësi është që shqiptarët kanë treguar kohët e fundit më shumë interes për politikën në Gjermani.

Aferdita Suka ka marrë disa mirënjohje për angazhimin e saj. E në të ardhmen do të angazhohet edhe më fuqishëm në çështjet e integrimit, përmirësimit të gjendjes së gruas, në arsim dhe në fusha të tjera. Aferdita Suka ka mbaruar studimet për shkenca sociale.

Jo rastësishtë, Aferdita Suka në këtë postë

Janë gjashtë arsyeje shumë të fuqishme që i bëjnë krenarë banorët e fshatit Bllacë të komunës së Therandës(ish Suhareka), për personalitetet e tyre historike të të gjithave kohërave. Ali (Bllaca)Guraziu përfaqësues në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit ,krahas emrave të tjerë të njohur si Shaip Aga, Haxhi Beqiri, Selim Ibrahimi, Shaban Bajraktari, etj. Pastaj, vjen Ramë Bllaca,njeriu që kishte bërë histori si rrallëkush në kohërat më të zeza për shqiptarët. Asllan Fazliu, biri tjetër i Bllacës, kolonë e fuqishme ngulur thellë në memorien e shqiptarëve, ishte Qazim Bllaca i biri i Ramës dhe, vjen rapsodi i mirënjohur Riza Bllaca, kënga e të cilit vazhdon të jehojë sot e gjithë ditën ndër shqiptarët. Por në memorien e bllacianëve ka mbetur e pashlyer butja e Isa Boletinit në këtë fshat. Por, nga memoria e bllacienëve nuk mund të shlyhet as Azem Galica, dhe jo rastësisht Bllaca ka hyrë në historinë kombëtare shqiptare.

Bllaca, ky fshat i madh, veçse është ndanë rrugës kryesore Prizren – Prishtinë, ka fatin të ketë mespërmes udhën për në Malishevë. Në këtë fshat të lashtë shqiptar, jetojnë njerëz punëtorë dhe që dinë ta nderojnë punën. Por dinë, si shqiptarë të mirë që janë, ta nderojnë shkollën e dijen. Mungesa e lirisë për mote e mote, ka bërë që bllacjanët ta adhurojnë dhe të sakrifikojnë për liri. Dhe historia e Bllacës është e mbushur me shembuj të pafund sakrificash e qëndrestarësh. Por të bën të ndjehesh krenar, është dashuria dhe nderimi që kanë bllacjanët për vendin e tyre. Është harmonia e pashoqe e bllacjanëve, që i ka bërë ta mbajnë e duan njëri – tjetrin edhe në rrethana të pafavorshme. Është solidariteti që kanë bllacjanët për njëri – tjetrin që të imponon respekt për këta njerëz.

Duke ditur se Bllaca mbart vlera të atilla njerëzore që do të ndjehej krenar çdo fshat, duke ditur se nga ky fshat kanë dalë burra të atillë që kanë mundur të rrezatojnë në historinë kombëtare shqiptare, se ky fshat ka mundur të mos shpërfillet nga askush dhe në asnjë rrethanë, nga asnjë pushtues i çfarëdolloj kohe e i çfarëdolloj perandorie, unë jam ndjerë krenar gjithmonë. Por edhe borxhli para Bllacës e sidomos para njerëzve të shquar që ka nxjerrë ky fshat gjatë historisë.

Aferdita Suka pas vetes do i kesh të gjithë bllacianët që i bëre krenar, po jo vetem,dhe suksese të mëtejshem presim nga ju, por edhe Theranda me fshatrat për rrethë, e ndien një kënaqësi për suksesin e juaj, dhe kjo nuk është pak, dhe nga ti presim ne të gjithë edhe shumë më shumë....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat