Paraqitja “skenike” e Vuçiq në kufi me Kosovën, në regji me Rusinë – ka këtë qëllim

Opinione

Paraqitja “skenike” e Vuçiq në kufi me Kosovën, në regji me Rusinë – ka këtë qëllim

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 30 shtator 2021 Në ora: 15:27
Ruzhdi Peçani

Deklarata e Putinit – “Serbi, dërgoni tanket në Kosovë”, duke krijuar një përshtypje groteske që Serbia do mund të intervenonte ushtarakisht dhe të shkaktonte një luftë me NATO-n dhe Vuçiq u dërgon ultimatum se pas 24 orëve, po nuk penguan “përndjekjen e serbëve” dhe për këtë merr kurajën se “Rusia prapa ia ruan shpinën Serbisë”.

Vuçiq kështu dërgoi disa transporterë dhe tanke në kufi me Kosovën, helikopterët dhe avionët MiG-29 fluturuan skaj territorit të Kosovës edhe duke ngritur gatishmërinë ushtarake në garnizonet kufitare. Në ndërkohë edhe ministrat serbë në qeverinë e Kosovës kishin paralajmëruar dorëheqjen, po që ende nuk e kanë bërë.

Ministri i mbrojtjes Nebojsha Stefanoviq, në përcjellje të ambasadorit rus Aleksander Bocan-Harqenko, guvernatori i Putinit për Ballkan, dhe gjeneralit rus Aleksander Zinqenko vizituan trupat serbe pranë kufirit, duke “incizuar situatën” dhe të trimërojë serbët.

… Vuçiq dhe Lista Srpska pësuan autogol

Për gjithë këtë, ka vlerësime se kjo lëvizje e Vuçiq ishte një autogol dhe do t’i kthehet si bumerang. Kjo perëndimit nuk i ka pëlqyer, ky vetëm se i lejoi Rusisë, si producent, vazhdimin e politikës për destabilizimin e rajonit.

Po, e gjithë kjo hallakamë, të cilën Vuçiq po e shfrytëzon, është bërë që sërish në Bruksel të tërheq çështjen e formimit të bashkësisë së komunave me shumicë serbe, të një lloji si Republika Srpska, si një fije kashte e fundit e shpëtimit për idenë e “korrigjimit të kufirit” gjegjësisht shkëmbimit të territoreve mes dy shteteve.

Vuçiq publikisht nuk pranon domosdoshmërinë e realitetit për Kosovën, sikur që opinioni publik në Serbi nuk kupton se çështja e Kosovës është punë e kryer, për atë se Serbia vazhdon me negociata për anëtarësim në BE, ku Kosova nuk është pjesë e negociatave. ”Kjo do të thotë se Vuçiq me këtë ka njohur se Kosova nuk është pjesë e territorit të saj”. Aktuelno.rs

institucionet e saja të sigurisë do kenë në dijeni, ashtu edhe BE dhe NATO se presioni Ruso–Serb është i pritshëm. Këtu jo se Rusia do vetëm të mbështes Serbinë, por ajo qenësore për Rusinë “Rusisë i përgjigjet destabilizimi i Ballkanit”. Në këtë kontekst duhet pritur sulmet nga hakerët në Ministrinë e Punëve të jashtme dhe atë të Mbrojtjes në veçanti po dhe në mediet, politikanët, OJQ dhe gjithë ata që potencialisht kanë lidhje me informacionet për veprimet serbo-ruse. Këtu në bashkëveprim me Serbinë rol të veçantë do të ketë guberni rus Harqenko,në Beograd.

Nuk ishte e rastit Kur Parlamenti Evropiannë, dokumentet e saja, nga fundi i dhjetorit, tërhiqte vërejtjen për dy armiq kryesor – Rusinë dhe ISIL, duke theksuar luftën hibride që rrezikon Evropën.

Doktrina e Gerasimovit

Analitik të shumët ushtarak tregojnë për atë se vetë kuptimi i luftës hibride praktikisht nuk është shfrytëzuar në asnjë doktrinë si dokument në botë deri para sa vitesh. Konkretisht më shpesh ka filluar të përdoret nga kryeshefi i Shtatmadhërisë të armatës së Federatës Ruse Valerij Gerasimov, i cili ka publikuar tekstin “Vlera e shkencës në parashikimin”, në të cilin ka vendosur rregullat e reja të veprimit ushtarak rus. Ky tekst më vonë është quajtur “Doktrina e Gerasimovit”.

Gerasimov kishte treguar “se metodat e luftimit ndryshojnë, kështu duhet t´u kthehemi kombinimit të masave politike, ekonomike, informacionit, masave humanitare me shfrytëzimin e potencialit të protestës së popullatës, të kamufluara me aksione ushtarake, ashtu që të arrihet suksesi që dëshirohet në konflikt”.

Dhe nga kjo doktrinë :“…masave humanitare me shfrytëzimin e potencialit të protestës së popullatës, të kamufluara me aksione ushtarake”, kemi veprimet e protestës dhe veprimit ushtarak në Jarinje dhe Bërnjak.

Informacioni përparësia më e madhe

Të kujtojmë se Rusia kishte arritur suksesin e sajë në Krime, pa shkrepur asnjë fyshek.Kjo ka habitur botën se si me instrumente jo ushtarake, duke shfrytëzuar informacionet, rusët kishin arritur fitoren.

Të kujtojmë se lufta hibride është vetëm një termin i ri icili e bënë të zbutur paksa termin e “luftës speciale”.

Kjo për faktin se Qendra Humanitare Serbo-Ruse është kamuflim – Qendra Sekrete e Rusisë në Nish ishte kërcënimi kryesor për sigurinë e Kosovës, dhe Rusia po e sheh si të vetmen mundësi kërcënimin ndaj Kosovës. Qëllimi që të mbajë nën vëzhgim sjelljen e Kosovës dhe njëkohësisht të ushtrojë njëlloj presioni mbi të. Me këtë edhe të rrisë influencat e saj në Ballkan dhe këto janë llogaritë e tyre që përputhen me të Serbisë.

Dhe mediet kontraverse ruse ishin të fokusuara në Kosovë

E gjithë atë që po ndodhte në veri të Kosovës, me vigjilencë e kishte përcjellë edhe portali Neës Front. "Termi Bashkësia e komunave serbe në Kosovë, është i ndaluar”, "Kurti përgatit krizën e re”, ishin disa nga titujt e portalit.

Kompania Fejsbuk (Facebook) në prill 2020 kishte deklaruar se ka hequr nga rrjeti faqet nga Rusia, të cilat mes tjerash, publikonin në gjuhën serbe si përpjekje e fushatës së tyre për manipulimin e opinionit publik.

Nga kjo nuk mund t´i shmangim edhe disa portale dhe TV në Kosovë, ku “analistë” diletantë apo këtë e bëjnë qëllimshëm duke përshkruar gjendjen në veri si në prag lufte, se “Serbia do na pushtoj për tre apo nëntë orë”, se “policët e Njësisë speciale vetëm po hanë pashteta” e të ngjashme. Dhe si për habi asnjë reagim nga Asociacioni i medieve të pavarura,p se jo edhe prokuroria kur përmes medieve përhapin defetizëm dhe panik tek opinioni?!

Aktivitetet e urdhëruesve pro-rus në Serbi

"Moska e brengosur për Kosovën". Ky është vetëm njëri nga titujt e shumtë që shpërndaheshin në Fejsbuk (Facebook) nga pro-rusët në Serbi nga fillimi i krizës në kufirin mes dy shteteve. Kjo kishte të bënte me grupet që emërtimet i kishin me elemente ruse. Fjalët kyçe qëndronin: Putin, Serbia, Rusia, Kremlin.

Të thuhet dhe kjo ,se të gjitha këto kishin një karakteristikë të përbashkët. Çdo postim publikohej në të njëjtin moment. Radio Evropa e lirë, me një hulumtim, ka gjetur gjashtë postime në Fejsbuk të grupeve që bënin fushatë të sinkronizuar. Grupet pro-ruse në Serbi postonin përmbajtje identike në Facebook po në të njëjtin minutë.

Përmes postimeve të publikuara në kontekstin ”pozitiv” shkruhej dhe epeshin komente, duke kyçur edhe ambasadorin rus në këtë krizë. Kjo nuk është hera e parë që këto grupe aktivizohen në gjendje gjatë krizave të Serbisë me fqinjët. Me retorikë nacionaliste dhe shoveniste ishin të kyçur edhe në fillim të shtatorit 2021 gjatë tensioneve dhe incidenteve në Cetinë, gjatë shugurimit të mitropolitit të Kishës ortodokse serbe Joanikije. Për aktivitetin e tyre kishte potencuar Qendra e forenzikës digjitale në Podgoricë.

Ministri serb i mbrojtjes për herë të dytë me Rusët për Kosovën

Nebojsha Stefanoviq me ambasadorin e Rusisë në Serbi është takuar më 22 shtator në Beograd. Ministri kishte deklaruar, nga sajti i ministrisë, duke falënderuar për "mbështetjen e fuqishme që Federata Ruse i jep Serbisë lidhur me integritetin territorial dhe sovranitetin”.

Lista Srpska dëgjon atë që i thotë Moska:

Raportet e Listës srpska datojnë shumë më herët. Të kujtojmë vizitën e Goran Rakiq së bashku me Marko Gjuriq,në2016 në prag të formimit të qeverisë së Kosovës, kur Gjuriq ishte i ngarkuar për çështje të Kosovës ishin takuar në Moskë me liderët e Rusisë së bashkuar. Kështu asgjë nuk po ndodh si rastësi:

Kur ushtarët rus u tërhoqën nga përbërja KFOR-it, ndoshta atëherë kishte qenë një simbolikë fizike e largimit të Rusisë. Megjithatë, Rusia është prezent dhe tani në Kosovë me zyrën e sajë ndërlidhëse, e cila në një mënyrë është një përfaqësi e Rusisë në Kosovë.

Qytetarët e Kosovës do vazhdojnë të ruajnë qetësinë me dinjitet dhe duke ngritur vigjilencën karshi veprimeve të një lufte psikologjike – hibride, që Serbia do t'i bëjë drejtë Kosovës, me një besim të madh dhe mbështetje të fuqishme institucioneve të shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat