Presidenti aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiq po e luan rolin e Millosheviqit

Opinione

Presidenti aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiq po e luan rolin e Millosheviqit

Adem Bytyçi Nga Adem Bytyçi Më 1 tetor 2021 Në ora: 09:33
Aleksandër Vuçiq dhe Sllobodan Miloseviq

Vuqiq, për ta mbajtur pushtetin në Serbi është në gjendjen për t'ia vën zjarrin Ballkanit dhe për ta konfrontuar Serbinë me Paktin NATO, ngjashëm si kasapi i Ballkanit Millosheviq.

Cilësitë e një piromani të Vuçiqit i kanë kuptuar edhe ca udhëheqës të dikurshëm dhe aktual në Serbi, të cilët ia tërheqin vërejtjen Presidentit serb Aleksandër Vuqiq, që mos ta fus në aventura të rrezikshme shtetin Serb, sepse mund të pësojë edhe më keq se në vitin 1999.

Ajo që i është bërë me dije Aleksandër Vuçiq nga BE-ja, i është thënë se pa i rregulluar raportet me Kosovën ,Serbia nuk mund të inkuadrohet në BE, si një interes kombëtar i shtetit serb, çdo qasje tjetër e Serbisë do t'i shkaktojë pasoja të pallogaritshme ekonomike dhe politike.

Është e pa besueshme se, establishmenti politikë aktual në Serbi, duke përjashtuar krahun Radikal të Aleksandër Vuçiq, do të pranojë ta lerë Evropën, për hir të Rusisë, për veç tjerash edhe për shkak të një përvojë të hidhur të popullatës serbe me ushtarët e ushtrisë se kuqe ruse të Stalinit pas luftës dytë botërore.

Serbia, nuk do ta lerë BE-në, për hir të Rusisë, por duke bërë propagandë, do të mundohet deri në instancën më të fundit për të përfituar sa më shumë në dem të Kosovës, në negociatat e Brukselit, para se të arrihej një marrëveshje gjithëpërfshirëse paqësore e obligueshme me Kosovën...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat