Politikanë, a do të ngrohë ky dielli i dimrit që po afrohet shqiptarët?!

Opinione

Politikanë, a do të ngrohë ky dielli i dimrit që po afrohet shqiptarët?!

Nga: Gjon Neçaj Më: 1 tetor 2021 Në ora: 14:03
Gjon Neçaj

Duke marrë shkas nga një shkrim redaksional në një gazetë online, perifrazova dhe hodha në kompjuter këto mendime, pasi ka ardhur koha që ne shqiptarët të vetëkorrigjohemi  t’ua realizojmë amanetin e parealizuar rilindësve tanë të mëdhenj të pushkës e të penës.

Ndaj, o sot, o kurrë të jemi të mëvetësuar dhe të pavarur, edhe pse nuk është askund afërmendsh bashkimi tërësor i shqiptarëve. Politika ndër shqiptarë është shumë larg mendimeve të rilindësve tanë, të cilët këtu e një shekull më parë kënduan himnin “rreth flamurit të përbashkuar”. Shkrimi në fjalë merr si shembull shprehjen shqiptare, “për inat të sime vjehrre, shkoj e fle me mullixhinë”.

Edhe pas dy dekadash, ende nuk mund të flasim së patem unitet politikë në mes vetit.Ne fakt pak dalluan pushteti dhe opozita. Na mungojë kreativiteti , gjuha e përbashkët politike për çështje të rëndësishme të karakterit shtetëror e nacional.Kjo politikë e jona nuk kishte dinamikë, nuk u tregua politikë vizonare. Kishim politikë prolonguese, politika përfituese . Na ndodhën gjithë farë manovrimesh madje destruktive .Nuk u angazhua kush për një frymë politike konstruktive. Zënkat dhe akuzat e ndërsjella ,na përcollën gjatë kësaj përiudhe, duke humbur kohë të rëndësishme , për avansimin e proceseve demokratike dhe proceseve tjera zhvillimore . Ne të vërtëtë pushtetet nga rëndësia e tyre nuk na ofruan gadi asgjë.Nuk i përbushën as detyrimet elementare të qytetarëve, nga të cilët edhe e fituan besimin.U tregua politikë diletanteske ,madje pamë edhe politike recidiviste.Njerëzit në krye të partive politike dhë në krye të shtetit nuk ishin të zotët të rezonojnë së për çka në fakt do të thotë të jesh në pushtet.Me shumë pushteti u kuptue si pushtet i një partie të caktuar politike, së sa pushtet për të gjithë qytetarët. Nuk u projektua asgjë për të ardhmen.Secili që erdhë në pushtet, bëri çka deshirojë .Kaluam tashmë shumë palë të zgjedhje , të cilat nuk na sollën alterantiva të reja, që don të thotë, së nuk na sollën asgjë të re. Ose kjo më mirë të shprehem është formë e konsititumit të organeve sipas logjikës ballkanike, kur nuk dihet krejtë së kush me kënd dreqi është, dhe kush kunder kujt është.E dihet së sa të rëndëishme janë programet partiake, në këto raste.

Politikanët tanë jo që vetë nuk janë të përgatitur për sfidën e quajtur shtet, e mos të flasim për këshilltarët e tyre që janë mediokritete. Dhe, si kjo shoqëri ka mundësi të bëjë hapa përpara, më këta njerëz të politikës të operuar nga dija.Shoqërisë së prosperuar i nevoitën ekonomistë të zot,i nevoiten talentët e ri më profesione përkatëse profesinale. Vendit i duhen institucine të mirfillta të dijës, e jo institucione për prodhimin e analafabeteve. Kuodrot  po ikin jashtë dhe atje po mbesin.E në padrejtëisht po mbesim në nivelin e shtetëve koloniale? Shqiptarëve nuk i duhen asgjë ata politikanë dhe njerëz të cilët e “mbledhin kajmakun”. Në të vërtetë neve, nuk na duhen akademikët dhe as dija, së në këto raste politikanët që i kemi do të humbaseshin në “madhështinë e tyre “.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat