Karakteristikat kryesore të zgjedhjeve lokale në Kosovë

Opinione

Karakteristikat kryesore të zgjedhjeve lokale në Kosovë

Nga: Driton Xhafa Më: 1 tetor 2021 Në ora: 23:44
Driton Xhafa

Fushata zgjedhore

Subjektet e regjistruara (parti politike, koalicion, nismë qytetare apo kandidat të pavarur) për zgjedhje lokale organizojnë fushatë zgjedhore 30 ditore duke mbajtur tubime/ngjarje politike për të promovuar programin zgjedhor për të parin e ekzekutivit ose listën e kandidateve për legjislativin e njësisë administrative të cilës i përkasin.

Për te zhvilluar një fushate zgjedhore në parime të barabarta për të gjitha subjektet e certifikuara duhet t’i mundësohet qasje ne godinat, pajisjet si dhe ambiente tjera qe sa me lehtë me i plasuar programet dhe projektet për katër (4) vitet e ardhshme qeverisëse në njësinë administrative në të cilën garojnë.

Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale në Republikën e Kosovës është në kulmin e saj, por diskursi politik po zhvillohet jo me përballje konceptesh politike, programeve dhe ideve por mbetet në nivelin e sulmeve të personalizuara në mes kandidatëve. Ka marr orientim degradues koncepti i fushatës edhe për faktin e mos njohurive nga ana e kandidatëve lidhur me kompetencat, mundësit buxhetore dhe sfidat qe ka njësia administrative ku garojnë.

Kjo fushatë ka risi në formë, por jo edhe në përmbajtje. Në rrethanat e kushte të pandemisë COVID-19, mungojnë takimet dhe mitingjet e mëdha të subjekteve politike me votuesit, gjë që ka sjellë risi në mënyrën sesi kjo fushatë po zhvillohet. Po përdoret gjerësisht teknologjia e informacionit dhe komunikimit, sidomos media dhe rrjetet sociale nga kandidatët në garë. Votuesi po bombardohet me informacione për kundërshtarin politik por jo për programet qeverisëse dhe kandidatet që kërkojnë votën e tij. Fushata po karakterizohet nga varfëri idesh, objektivash për mirëqeverisjen, programesh dhe si rezultat i kësaj po shpërfaqen vetëm deklarata boshe.

Kuvendi i Kosovës ndan mjete me propozim të Qeverise por jo me shume se 0.05% te buxhetit te konsoliduar të Republikës së Kosovës për zgjedhje lokale. Sipas kësaj 90% e mjeteve ndahen ne baze të ulëseve të anëtarëve të Kuvendet të Komunave të fituar në zgjedhjet e fundit lokale (viti 2017) dhe 10% e mjeteve financiare ndahen proporcionalisht për subjektet politike te posa regjistruara. Subjekti politik kanë te drejte të mbledhin mjete për shpenzimet e fushatës zgjedhore gjashte (6) muaj para fillimit te fushatës zgjedhore.

Prezantimi i programeve te qytetarët, përdorimi i rrjeteve sociale të komunikimit, shpërfaqja në media elektronike dhe të shkruar, vendosja e afisheve me qellim të realizimit të një fushate kreative tejkalojnë shumën e mjeteve financiare qe ndahen nga buxheti i konsoliduar i Republikës se Kosovës. Si rrjedhojë e kësaj mbetet e hapur qe të përdorën fonde të dyshimta, pastrim parash dhe mundësi qe grupe kriminale të përfshihen në financimin e fushatave të kandidatëve të cilët garojnë për të parin e komunës në katër (4) vitet e ardhshëm dhe listën e kandidateve për anëtarë të kuvendit të komunës dhe krejt kjo me fajin e forcave politike të cilat janë të përfaqësuar në Kuvendin e Republikës se Kosovës. Ligjvënësit e popullit nuk arritën të përcaktojnë autoritetin kompetentë për auditimin e financave të partive politike. Ky fakt pamundëson garën elektorale mes kandidatëve të zhvillohet në kushte të barabarta dhe në linjë me standardet e zhvillimit të fushatës zgjedhore në një shoqëri demokratike. Shembullin me të freskët se janë shpenzuar mjete financiare me shumë se lejohet ne garë është rasti ish-presidenti Francez Nicolas Sarkozy i cili është dënuar me një vit burgim për financimin ilegal të fushatës së tij të pasuksesshme të zgjedhjeve në vitin 2012. Ai u shpall fajtor në një gjykatë të Parisit për shpenzimin e dhjetëra miliona eurove më shumë në fushatën e tij sesa ishte lejuar me ligjet e vendit.

“Krijimin i kushteve për zhvillimin lokal ekonomik, planifikimin urban dhe rural, punësim, furnizimin me ujë, kanalizimin dhe drenazhin, menaxhimin e mbeturinave, rrugëve lokale, transportit lokal, ofrimin e arsimit publik parashkollor, fillor dhe të mesëm, promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ofrimin e përkujdesit publik primar shëndetësor, mirëmbajtjen e parqeve dhe hapësirës publike, turizmin lokal dhe aktivitetet kulturore do duhej të ishin objekt i diskutimit dhe programit nga pretendentwt për qeverisjen e ardhshëm katër (4) vjeçare për njëmijegjashtë (1006) ulëse të lira për anëtarë të kuvendit të komunave dhe tridhjetetetë (38) vende të lira për kryetar të komunave në gjithë Republikën e Kosovës”.

Anomalit qe po e shoqërojnë fushatën në zgjedhjet lokale do duhej që në të ardhmen përmes reformës zgjedhore të shkurtohet afatit i fushatës, përcaktimi i autoritetit kompetent për auditimin e financave të subjekteve garuese, heqjen e balotazhit, shkurtimin e numrit të ulëseve në legjislativin e komunës si dhe të organizohen ndaras zgjedhjet për organet e komunës.

Autori - Magjistër i Shkencave Juridikut dhe Njohës i Vetëqeverisjes Lokale

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat