Kosova urgjentisht duhet paditur në Hagë presidentin serb, Aleksandër Vuçiq

Opinione

Kosova urgjentisht duhet paditur në Hagë presidentin serb, Aleksandër Vuçiq

Ragip Guraziu Nga Ragip Guraziu Më 2 tetor 2021 Në ora: 09:08
Aleksandër Vuçiq

Kosova urgjentisht duhet paditur në Hagë presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, sepse pas Millosheviqit, edhe ai konsiderohet ndër përgjegjësit kryesor sepse mori pjesë aktivisht në organizimin e vullnetarëve, formacionet paramilitare, së bashku me Vojislav Shesheli, i dënuar si krimineli i luftës në Hagë më 12 burg, ku shkaktoi luftë dhe fatkeqësi duke filluar nga lartë në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë. Kjo heshtje që i ka kapluar krerët e shtetit të Kosovës për vite të tëra, është bërë e pa pranueshme, por edhe e ulët dhe e turpshme sepse nuk ka madje asnjë iniciativë për padi për krime në instancat ndërkombëtare, derisa në Serbi këto ditë me të madhe kanë shpërthyer denoncimet e hapura ndaj kreut të shtetit serb për krime në territorin e ish Jugosllavisë e me theks të posaçëm edhe për krimet e kryera në Kosovë.

Masakra e Reçakut, në trurin e lazdranit Vuçiq

Vuçiq paralajmëroi sërish acarim të situatës në rast se zbatohet vendimi i gjykatës e cila dënoi deputetin Ivan Todosijeviq me dy vjet burgim për shkak se e quajti trillim Masakrën e Reçakut.“Shpresojmë se ata do ta kuptojnë mirë se Prishtina nuk mund ta arrestojë atë njeri dhe ta fusë në burg Ivan Todosijeviqin, sepse nëse kjo ndodh rezistenca e popullit serb do të jetë më e fortë”. 

Vuçiq paralajmëron protesta të reja

 Me ceremoni pompoze u firmos dokumenti për fillimin e modernizimit të hekurudhave në jug të Serbisë.

Projekti – që është segment i korridorit 10 që lidh Austrinë me Greqinë – do të financohet nga Bashkimi Evropian në emër të të cilit nënshkroi presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen.

Nënshkruesi tjetër është presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq i cili në Nish kishte caktuar edhe një tjetër aktivitet nga ku foli për marrëveshjen që vendi i tij e arriti në Bruksel me palën kosovare lidhur me targat. Me rezultatin e ujdisë u shfaq i kënaqur, derisa tha se u arrit që të paktën në veri të lejohet lëvizja e rreth 9 mijë makinave me targa KM, PR e PZ që Serbia i lëshon për Mitrovicën, Prishtinën e Prizrenin.

“Pas shumë netëve pa gjumë dhe shumë angazhim kjo çka kemi arritur është më e mira që mund ta arrinim. Këtë e dinë populli serb dhe kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq me të cilin bisedova me telefon. Jam i lumtur për marrëveshjen e arritur”, tha Vuçiq. Presidenti serb shpalosi edhe një pjesë të bisedimeve, siç thotë ai, që i pati me palët ndërkombëtare që ndihmuan në ujdi.

“Ne ia kemi bërë të qartë NATO-s dhe gjithë të tjerëve se nëse vjen deri te cenimi i sigurisë së serbëve në Kosovë dhe të tjerët nuk e kryejnë punën e tyre pra KFOR-i sipas mandatit të OKB-së që e ka, atëherë ne vetë do të jemi të gatshëm ta ruajmë popullin tonë”.

Vuçiq paralajmëroi sërish acarim të situatës në rast se zbatohet vendimi i gjykatës e cila dënoi deputetin Ivan Todosijeviq me dy vjet burgim për shkak se e quajti trillim Masakrën e Reçakut.“Shpresojmë se ata do ta kuptojnë mirë se Prishtina nuk mund ta arrestojë atë njeri dhe ta fusë në burg Ivan Todosijeviqin, sepse nëse kjo ndodh rezistenca e popullit serb do të jetë më e fortë”.

Edhe çka duhet më shumë të bëjë presidenti serb ,Vuçiuq, për të dëshmuar, për t’I bind ndërkombëtarët, se ky lazdran e meriton Hagën…..

 Kjo fushatë e detyroi Serbinë të tërheqë trupat nga Kosova, ku me 10 qershor 1999 filloi vendosja e trupave të NATO-s dhe administratës së Kombeve të Bashkuara (UNMIK). 21 vjet pas masakrës së Reçakut, serish u ashpërsua retorika politike Kosovë-Serbi, pas një deklarate të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili këtë masakër e cilësoi si një ngjarje "të fabrikuar nga një mashtrues, siç është William Walker, për të arsyetuar fushatën e bombardimeve të NATO-s”. Një gjykatë në Prishtinë e shpalli fajtor ish-ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Ivan Todosijeviq, duke e dënuar me dy vjet burg, për një deklaratë që e kishte bërë në vitin 2018, kur masakrën e Reçakut e quajti "trillim".

 "Vuçiqi si Millosheviqi"

William Walker po qëndron në Kosovë në përvjetorin e masakrës së Reçakut. I pyetur për deklaratat e Presidentit të Serbisë Vuçiq, ai tha: "Kur njerëzit më pyesin për reagimin tim lidhur me deklaratat e presidentit Vuçiq që më thërret gënjeshtar, duke thënë se Reçaku nuk ka ndodhur, reagimi im është që po dëgjoj edhe njëherë fjalët e Sllobodan Millosheviqit”. Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, i gjykuan ashpër deklaratat e Presidentit Vuçiq, lidhur me masakrën e Reçakut duke thënë se "e ardhmja nuk mund të ndërtohet duke mohuar krimet e luftës”.

Në 21 vjetorin e masakrës së Reçakut, shtetet më të industrializuara QUINT, ku bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar, me një deklaratë të përbashkët përkujtuan viktimat.

 Kërkesat e QUINTIT

"Ne e nderojmë kujtimin e atyre që humbën jetët në Reçak dhe masakrat e tjera në Kosovë dy dekada më parë, duke punuar së bashku për të ndërtuar një të ardhme të paqes, drejtësisë dhe mirëqenies për brezat e ardhshëm”, thuhet në deklaratën e QUINT. Këto vende kërkojnë nga Kosova dhe Serbia që viktimat dhe familjet e tyre të kenë qasje të plotë në drejtësi.

-Kosova urgjentisht duhet paditur në Hagë presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, sepse pas Millosheviqit, edhe ai konsiderohet ndër përgjegjësit kryesor sepse mori pjesë aktivisht në organizimin e vullnetarëve, formacionet paramilitare, së bashku me Vojislav Shesheli, i dënuar si krimineli i luftës në Hagë më 12 burg, ku shkaktoi luftë dhe fatkeqësi duke filluar nga lartë në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë. Kjo heshtje që i ka kapluar krerët e shtetit të Kosovës për vite të tëra, është bërë e pa pranueshme, por edhe e ulët dhe e turpshme sepse nuk ka madje asnjë iniciativë për padi për krime në instancat ndërkombëtare, derisa në Serbi këto ditë me të madhe kanë shpërthyer denoncimet e hapura ndaj kreut të shtetit serb për krime në territorin e ish Jugosllavisë e me theks të posaçëm edhe për krimet e kryera në Kosovë.

-Një denoncim për krimet e kryera nga Regjimi serb në Gjykatës Speciale në Hagë, dhe gjithandej në kanalet diplomatike në botë, e ka shpërndarë kundër Presidentit serb, në fundjavën që mbeti pas, kreu i Partisë Republikane në Serbi Nikola Sandulovic, denoncim i cili e bënë bashkëpërgjegjës ndër kryesorët pas Millosheviqit edhe Aleksandër Vuçiqin për krimet e kryera, ku flet edhe për masakrën në Prekaz, në familjen e Jasharajve. Është një logjikë e pa kuptueshme e heshtjes për më shumë se dy dekada, e sidomos në këto vitet pas pavarësisë, që ka mbuluar spektrin politik të Kosovës dhe institucionet e larta të shtetit, së bashku me sistemin e drejtësisë, që nuk bënë asnjë hap të vetëm për ra paditur shtetin serb për krimet në Kosovë.

Politika e lidhur me krimin mbijetojë 23 vite, tash i erdhi fundi me turp

 Ai dëshiron që Vuçiq të deklarohet se ku është përgjegjësia e shkuarjes së tij në Bosnje dhe Hercegovinë kur ai u armatos me pushkë në një kodër mbi Sarajevën e pushtuar për vite me radhë dhe nga kodra u vranë civilë që guxuan të dilnin nga bodrumi pas rrethimit disa vjeçar. Po ashtu sipas tij rol vendimtar Vuçiq ka pasur edhe për aksionet kriminale të ushtrisë e policisë serbe në Kosovë prandaj thotë se ku është përgjegjësia e tij për masakrën e familjes Jashari në Kosovë sepse ai ishte anëtar aktiv i qeverisë serbe në atë kohë që miratoi krimin dhe fshehu të vërtetën reale nga publiku serb dhe ndërkombëtar.

Derisa inteligjenca serbë nuk po mundë të pajtohet dhe heshtë para krimeve që kanë kryer drejtuesit e këtij shteti në të kaluarën kundër popullatës së pa fajshme shqiptare, boshnjake e kroate, mbetet e pa kuptueshme dhe situatë e ulët e heshtjes së kastës sonë politike e cila duket sikur ka rënë në narkozë dhe nuk i kujtohet asgjë lidhur me këtë të kaluar të dhimbeshe për të cilën tani denoncojnë pa frikë intelektualët dhe demokratët serb. Gjithsesi krimi nuk vjetërsohet prandaj shpresa e vetme për adresimin e kësaj çështje mbetet tek Qeveria Kurti, përderisa kemi edhe pritjen për fillim të një faze të re të dialogut me Serbinë, i cili dialog nuk mundë të ketë kuptim pa e adresuar çështjen e krimeve dhe dëmeve të luftës, për të cilat flasin e denoncojnë edhe pjesëmarrës të gjallë, figura të strukturave komanduese në polici e ushtri, dëshmitar nga Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat