Arbëreshi që bëri dhe la histori!

Opinione

Arbëreshi që bëri dhe la histori!

Nga: Hafiz Shala Më: 3 tetor 2021 Në ora: 22:37
Hafiz Shala

Josef J. DioGuardi, një shqiptar, pinjoll arbëreshi i lindur në fshatin Greçi të Kalabrisë i cili në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, erdhi shqiptaro- italian, për t’a mësuar më vonë origjinën e tij të vërtetë që e thotë me mburrje:” jam krenar se jam shqiptar”.

Duke i dëgjuar prindërit e tij duke komunikuar, Jou, mendonte se është një shqipe e kombinuar me italishte por, të vërtetën e mësoj shpejt nga babai i tij Giuseppe DioGuardi gjatë komuinikimit me motrat dhe familiarët tjerë.

Josef DioGuardi, u lind më 20 shtator 1940 në Neë York, ka diplomuar në Fordham University, një Accountant publik i çertifikuar cili sherbeu si Reprezentativ në distriktin e 20 të Neë Yorkut nga viti 1985-1989, zgjidhet si Kongresmen i parë Shqiptaro Amerikan në historinë e SHBA-ve, nga trungu Arbëresh.

Që nga viti 1985, për shqiptarët anë e mbanë botës, lindi shpresa se nuk do të jenë më anonim, të pa zot e pa zëdhënës. Lindi shpresa dhe ardhmëria e shqiptarëve të cilët, le që ishin të anatemuar, të sulmuar nga propaganda fashiste serbe por, edhe i paraqitnin për pak sikur në kohën Fishtës, njerëz me bishta.

Historia e Arbërëshve, është edhe historia e familjës së Josef J. DioGuardit sepse rrjedh nga trungu Arbëresh popull që në të vërtetë ishte krijuar nga ushtria e Gjergj Kastriotit- Skëndërbeut kur Mbretërisë së Napolit në vitin 1461, iu desht asistenca e ushtrisë shqiptare.

Lideri Legjendar, Gjergj Kastrioti- Skenderbeu, përmes Adriatikut arriti me 4000 ushtar në teritorin italian duke iu kundërvënë kryengritësve francez, me një ushtri kalorësish të ushtruar e të përgatitur ku edhe e fituan “Betejën e Apulias” në mënyrë efektive, e shpëtuan Mbretërinë e Napolit.

Për më tepër se 500 vjet, shqiptarët e kanë luajtë rolin kreyesor në Italinë e Jugut.

Më 1443, Mbreti Alfons i përkrahu shqiptarët për t’i ndihmuar kundër rebelimit të francezëve kundër projektit të Mbretërisë. Suksesi i Skëndërbeut me armatën e fuqishme të tij, do t’i vijë edhe përfundimi, kur Skëndërbeu vdiq nga pneumonia me 1468 pas luftërave kundër Turqisë Otomane pér 20 vjet më rresht.

Ushtarët e tij mbetën në Greqi dhe kurrë më nuk u kthyen në Shqipëri pasi do të vriteshin nga invaduesit otoman Turk.

Për 450 vjet, shqiptarët dhe populli i tyre do të frikësoheshin nga okupimi Turk dhe definitivishtë këta ushtarë do të mbeteshin refugjatë në Siujdhesën italiane dhe Evropën Perëndimore. Mbretëria e Napolit, në shenjë mirënjohje për ushtarët e Skëndërbeut, do t’i pranojë si refugjat shqiptar.

Më 1488, shqiptarët shpërngulën për Siujdhesën Italiane duke e kërkuar lirinë nga dominimi Turk duke i detyruar të konvertohen nga feja krishtere në atë islame.

Gjatë këtij vazhdimi të shpërnguljes, filluan koncentrimet ku edhe u krijuan shumë fshatra sikur, Calabria, Basilicata, Brindisi dhë Sicilia. Shumë nga këta, shpesh kanë marrë pjesë si mercenar të angazhuar në Armatën Italiane deri në formimin e Republikës së Italisë më 1861.

Gjatë shekujve shumë Shqiptaro-Italian, të njohur sikur Francesco Crispi, i cili iu bashkangjitë Garibaldit në themelimin e Italisë i cili më 1887 zgjidhet Kryeministër në shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë në zhvillimin e jetës dhë kulturës Italiane. Shumë fshatëra shqipfolëse ende ekzistojnë në Italinë Jugore numri i të cilëve e tejkalonë 800.000, ani pse ka edhe aso shprehjeve ku vërehët inkorporimi i ndonjë fjalë e italishtes.

Rezultati quhet “Arbëresh” ku në 51 fshatra , sikur Greqi, Civita, Barile dhë fshatrave tjera përrreth Kozencës.

Italia moderne e ka vazhduar partneritetin në mes shqiptarëve dhe Italianëve. Kur më 1991 ra komunizmi në Shqipëri dhe në vitin 1998-1999 Serbia ushtrojë gjenocid gjatë luftës së fundit në Kosovë (Dardani).

Italia edhe njëhere i hapi dyert për refugjatët shqiptar, të cilët shumë prej tyre edhe janë kthyer në vendlindje. Dua të plotësojë se, Italia, jo veteëm qe e sigurojë bazën ushtarake për forcat e NATO-s në Aviono të Italisë por, mori pjesë në kuadër të këtyre forcave gjat bombardimit të Serbise për çlirimin e Kosovës.

Kush e shtyri çështjen e Kosovës (Dardanisë) dhe atë shqiptare në politikën prioritar të Amerikës

Nga ky historik i shkurtër për Arbëreshët, gjaku më i pastër e i pa përzier shqiptar i cili me fanatizëm i ruajti, traditat, doket, zakonët dhe në rend të parë gjuhën shqipe të cilët kur tenton të bisedosh me ta në ndonjë gjuhë tjetër qoftë edhe italiane, ata, ta japin vrejtjen duke të detyruar të flasish shqip.

Prandaj, një pinjoll i kësaj familje arbëreshe, që u krijua nga mira ushtar të Skëndërbeut të mbetur në Kalabri, rrjedh edhe zoti Josef Jej DioGuardi, ish Kongresmen me origjinë Shqiptare, njëherit Kryetar Historik i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane apo Lobit Shqiptar në SHBA, i vetmi i regjistruar pranë Administratës Amerikane në Ushaington DC. Në mesin e 435 Kongresmenëve dhë 100 Senatorëve, zëri i DioGuardit degjohej e gjurmonte në sallat e Kongresit dhë Senatit duke e trajtuar çështjen e Kosovës (Dardanisë) si temë me prioritet sepse i kërcënohej rreziku i zhbërjes dhe gjenocidit. E fitojë simpatin dhe përkrahjen e kolegëve nga të dy krahët partiak të cilët të bindur në argumentet që i paraqiste, nuk kishin alternativë tjetër pos t’i dalin krah.

Josef Jej DioGuardi, Kryetari Historik i Lobi Shqiptar në SHBA, e dha kushtrimin

Më 26 shtator, zoti DioGuardi dhe zonja Sherley Cloys-DioGuardi, organizuan një takim, në keto momente të udhëkryqëve të shqiptarëve në përgjithësi e të Kosovës në veçanti, një takim me Senatorin Bob Menendez, demokrat nga Neë Yorku, përndryshe, për fatin e shqiptarëve, njëherit edhe Keyetar i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin Amerikan, post të cilin një kohë të gjatë e ka udhëheq ish kolegu i tij ish Senatori tani President i Shtetëve të Bashkuara të Amerikës. Njohës dhe përkrahës i Lobit Shqiptar për më tepër se 30 vite i cili, më fuqinë e tij politike si doajen në politikën Amerikane, i respektuar nga të dy krahët partiak, arriti me meritë në majet e politikës së shtetit më të fuqishëm në rruzullin tokësor.

E, kush ishte ai personalitet nga gjaku Arbëresh që ia arriti kësaj, Josef Jej DioGuardi, siç e quajnë shpesh, gazetar, opinionist dhe kolumnistë, Skenderbeu i shekullit 19/20.

Ai, në moshen 81 vjeçare, duke e parë rrezikun që po i kanoset Kosovës (Dardanisë) nga Serbia fashiste, neglizhencën e ish udhëheqjës së Kosovës, të cilët, herë si vazal e herë si kuisling, të korruptuar e të shantazhuar, në rend të parë nga Sebia, nga mosguximi e moskonsekuenca, mosdija e vendosmëria, zoti DioGuardi edhe njëhere i përvjeli duart t’i dal zot kombit të vetë për të cilin më tepër se tri dekada pa u ndalur veprojë me sukses.

Se sa i vlefshëm për kombin e i rrezikshëm për Serbinë ka qenë figura e zotit DioGuardi, kryelobistit të shqiptarëve, e vertetojnë shumë ngjarje politike me pjesëmarrjen e tij direkte bashk më Bordin por, e veqanta e tijë është kur, Hitleri i Ballkanit, Millosheviq, gjat gjykimit në Hagë, të vetmin ëmër të cilin ai e përmend i cili e satanizojë Serbinë dhe e bindi Amerikën ta bombardoj dhe shpëtojë Kosovën (Dardaninë) dhe përcaktojë kriminelin, ishte emri i zotit Dioguardi.

Dhe, kur më 1990 e solli intelegjencën e Kosovës në krye me Dr. Ibrahim Rugovën, arkitektin e Pavarësisë dhe kur u mbajt dëshmia me pjesëmarrjen e Dr. Rugovës me bashkëpunëtor nga ana e Kosovës dhe kur nga ana serbe merrte pjesë edhe vetë Dobrica Qosiq, “ baba i kombit serb”, ndërsa, dëgjimin e udhëhiqte Kongresistja me origjinë serbe, Helen Delich Bentley e cila i drejtohet zotit DioGuardi duke e akuzuar se po hedhë benzinë në zjarrë, ky, zoti DioGuardi si shqiponjë, iu drejtua zonjë:” une jam shqiptar dhe në damarët e mi rrjedhë gjaku i shqiptarit”.

Të ua përkujtojmë se Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane apo Lobi Shqiptar në SHBA, u themelua në vitin 1989 nga zoti DioGuardi me një numër shqiptaro- amerikan biznismen dhe aktivist pasi e përfundojë mandatin katërvjeçar si Kongresmen.

Thirrjes së zotit DioGuardi dhe zonjës Sherley Cloys- Dioguardi, u paraqitën shqipet anë e mbanë nga Amerika e nga trojet shqiptare. Ndër të tjerët edhe këto shtete:

Florida, Teksas, Chicago, Michigan, Soth Carolina, Virgjinia, Uashington DC, Meryland, Neë Jersey, Neë York, Conecticut dhë, Bostan Madachuset.

Koincidenca e deshi që më 20 shtator të jetë ditëlindja e zotit DioGuardi, e shfrytëzuam rastin që në të njejtë kohë t’ia festojme edhe ditëlindjen e 81 duke i dëshiruar jetë të gjatë dhe të lumtur, duke qëndruar në krye Lobit Shqiptaro Amerikan.

Personalitetët e këtilla, do t’i njeh historia e bujshme, e përgjakshme por edhe krenare shqiptare, njëherit, besoj se nuk gaboj nëse në ëmër të kombit shqiptar, nga zemra dhe respekti, t’a falënderojë për kontributin e tij historike në krijimin e marrëdhënieve Shqiptaro - Amerikane si dhe krijimin e miqësisë i cili rrjedhë nga respekti reciprok në mes të dy vendeve, me theks të veçantë se populli shqiptar i është mirënjohë Shteteve të Bashkuara të Amerikës si shpëtimtare dhe si gardiane e shtetit më të ri në Evropë.

Zoti e bekoftë Amerikën, zoti e bekoftë popullin shqiptar, zoti i bekoftë, çiftin DioGuardi, Joe& Sherley- DioGuardi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat