Amerika, Rusia dhe Ballkani Perëndimor

Opinione

Amerika, Rusia dhe Ballkani Perëndimor

Nga: Dr. Daut Kelmendi Më: 4 tetor 2021 Në ora: 13:53
Foto ilustrim

Amerika i bënë parashikemet dhe planet për njëzet vjet para se ato të ndodhin. Të fillojmë nga Ballkani Perendimor.

Serbia e trimëruar nga përkrahja e Rusisë ka filluar të i tregojë muskujt në Ballkan. Në Mal të Zi në përkrahje të kishës pravoslave serbe ( gabojnë të gjithë ata qe këtë kishë e quajne ortodokse , sepse ortodoksizmi nuk perputhet me doktrinën pravoslave), sollën një qeveri kukull e cila është nën ndikimin tërësisht serbo – rusë. Ata bile bënë desant me helikopterë me ndihmën profesionale të spiuneve te GRU-së në Cetinje për shugurimin e Mitropolitit serb në Mal të Zi. Qeveria kukull serbo - ruse në Malë të Zi është e gatshme edhe të shuaj Republiken e Malit të Zi e të ia bashkojnë Sebisë. Kjo nuk mund të bëhët vetëm për faktin se Mali i Zi e ka prapa NATO-n, përndryshe kjo qeveri e ashtuqujtur malazeze nuk ka të beië asgjë me malazezet sepse është qeveri kukull dhe vazale e Serbisë. Serbia po mendon se është viti 1918 kur me pushkë e topa e okupuan Malin e Zi dhe ia bashkangjiten Serbise, ku gjatë ketij okupimi u vrane afro 7 500 burra patriotë malazez që kudërshtuan këtë okupim. Mbreti i Malit të Zi u detyrua të emigroj në Itali.

ardhur koha që Amerika të iu tregojë këtyre qeveritarëve të marrë se jemi në vitin 2021 dhe se Mali i Zi është anëtarë i NATO-s, dhe se Serbia e Rusia vetëm mund të LEHIN por jo edhe të kafshojnë sepse nuk kanë dhëmbë. Amerika gjerë tani vetem e ka përcjellë këtë situatë deri ku do të shkojë marrëzia e kësaj qeverie kukull. Për të treguar se kush është ai që vendosë në dhe për Malin e Zi, Amerika së shpejti do te dislokojë në Mal të Zi në pjesen pranë kufirit me Serbine njësi elitare të marinës . Me këtë veprim të Amerikës, do të filloj edhe rënja definitive e kësaj qeverie kukull serbo - ruse e cila do të perfundojë në bërllogun e historisë . Të gjitha keto janë dakorduar me kryetarin e Malit të Zi Gjukanoviq para disa dite gjatë qendrimit të tijë në Amerikë ku ndër tjerash :

Së shpejti do të bjerë kjo qeveri kukull me voten e mosbesimit në kuvendin e Malit të Zi.

Organizimin e zgjedhjeve të reja dhe ardhja në pushtet e partis së Gjukanoviqit me ndihmën e shqiptarëve dhe boshnjakëve.

Kthimi i Manastirit te Cetinjës kishës Autoqefale malazeze si dhe kishave tjera që i posedonte para vitit 1918.

zgjedhjen dhe instalimin e një qeverie pro peredimore në Mal të Zi, përfundojnë në Rusi dhe Serbi ëndërrat serbo - ruse per Malin e Zi. Të gjitha këto që u cekën më lartë do të ndodhin shumë shpejtë dhe Mali i Zi do të jetë shteti i parë në ballkanin perëndimorë që do të behet anëtarë i BE - së.

Pasi të ketë përfunduar puna ne Mali të Zi, ne rend do të vijë Bosna konkretisht Republika Srpska. Ketu Amerika bashkë me NATO- n do të fillojnë nga kryetari i sajë Millorad Dodik si person me shumë dosje kriminale, edhe pse i shpallur si person non grata nga Amerika, po qëndron ende në pushtet duke i numëruar ditët e fundit të qeverisjes së tijë. Së pari do të bijë nga pushteti e pastaj do të kërkohet ekstradimi i tij ne Amerikë për tu gjykuar, por kjo veshtirë se do të ndodhë sepse ky menjëherë do të arratiset në Serbi e nga aty ne Rusi ku do ti ofrohet azil politik dhe ketu perfundon saga per nacionalistin Dodik. Republika Srpska do do të regjionalizohet e kantonizohet si të gjitha pjesët e tjera të Bosnjës e me këte do të humbë edhe peshën që e ka tani. Me këto veprime, Bosnja do të vihet në binarët e përparimit drejtë antarësimit në NATO dhe BE. Me kaq perfundon ENDRRA e Serbisë për aneksimin dhe bashkangjitjen e Republika Srpska Serbisë.

Pas të gjitha ngjarjeve të lartpermendura, rradha do i vijë Serbisë dhe prezidentit të saj autokrat dhe diktatorë Aleksandar Vuqiq. Pasi të kenë deshtuar të gjitha keto plane për Serbinë e madhe dhe botën serbe, serbët do të fillojnë të kerkojnë përgjegjësi nga prezidenti i tyre për premtimet e dhëna e të parealizuara. Për të ruajtur pushtetin e tijë, ky president despot dhe autokrat nuk do të ngurrojë ti perdorë të gjitha mjetet për të qendruar në pushtet . Të gjitha gjasat janë se në Serbi do të perseritet 5 tetori i vitit 2000 ( Peti oktobar 2000 ). Në këtë rast të parët që do të ia kthejnë shpinën Vuqiqit do të jenë bashkëpuntorët dhe bashkëpartiakët e tijë më të ngushtë. Kisha pravosllave serbe si çdo herë do të jetë në anën e popullit, pra nuk do të perkrahë qendrimin e Vuqiqit me forcë në pushtet.

Para se të ndodhë ajo që u përshkru më lartë, Amerika do ti ofrojë Vuqiqit edhe një shasë duke kerkuar nga ai që ti shkëpus të gjitha traktatet e tijë me Rusine dhe qe Serbinë ta kthejë nga perendimi gje qe ai do te refuzojë, sepse e din se çka ka ndodhe me ata qe kanë tentu të bejnë një kthesë të tillë. Ketu do të perfundojë edhe historiku i tijë i qendrimit në pushtet. Si po duket Serbisë po i persertitet historia si thonë serbet ( ajde Jovo nanovo). Meqë Vuqiq është shumë shumë i pasur njeriu më i pasur në Ballkan ( ngat i afrohet me pasuri edhe Rama), ky do të kerkojë azil në Rusi të cilin lehtë do ta marrë por me kusht që gjysmën e pasurisë të ia jap carit rus gjë qe do ta bëjë sepse nuk ka rrugë tjetër. Për ngjarjet që do të ndodhen në Serbi, Rusia do të protestojë bile do të kërkojë edhe mbledhjen e Keshillit te Sigurimit te OKB-së për përzirjen e Amerikës në punët e mbredshme të Serbisë, dhe ketu perfundon e gjithë retorika ruse. Pas kësaj në Serbi do të fillojë një epokë e re ku do të fillojnë të dalin në sheshë të gjitha të zezat e regjimit të vrazhdë të Vuqiqit, bile per ta diskredituar edhe më shume do ti përmendet edhe babai i tijë shqiptarë. Me i veshtirë do të jetë pastrimi i strukturave në shërbimet inteligjente që nga koha e Millosheviqit.

Në rradhë vjen Shqipëria. Rama duke iu falënderuar lidhjeve që ka krijuar me Gjorgj Soros, tani për tani ka një stabilitet të përkohshëm të pushtetit të tij. Soros është mik i ngushtë me Donald Blinken qysh kur ky ishte ambasadorë i SHBA-së në Hungari por ka edhe një afërsi me familjen Horovitc. Në Amerikë, Sorosi njihet si donatori më i madh i Partisë Demokratike por edhe si njeri me mjaft ndikim në të.

Amerika e thellë nuk pajtohet me shumëçka me Ramën e së pari me korrupsionin në nivelet më të larta të shtetit. Lidhja e tijë shpirtërore me Aleksander Vuqiqin dhe aranzhmanet tregtare me Serbinë ku Rama e ka tallin e tij në çdo maunë që hyn në Shqipëri nga Serbia.

Lidhjet e tij të ngushta me Arkadashin Erdogan dhe Turqinë kanë të bëjnë më deponimin e parave të pista të Ramës në këtë shtet. Te tre këta persona që u cekën më lartë d.m.th. Rama, Erdogan dhe Vuqiq janë si një piramidë në krye të së cilës është cari rus Putin. Këto janë ato problemet me të cilat Amerika e thellë nuk pajtohet me Ramën. Pra, këto janë ato kryesoret të cilat do të determinojnë që Rama nuk do të mund të përfundojë mandatin e tretë.

Sa i përket Maqedonisë, statua quo-ja do të vazhdojë sepse shqiptarët që kanë qenë në pushtet deri tani duke filluar nga Menduh Thaqi i cili iu betohej maqedonëve në besnikëri deri në vdekje për shkak se ishte i futur në korrupsion deri në fyt e deri te Ali Ahmeti, i shitën interesat kombëtare shqiptare për lek. Kjo do të vazhdojë derisa votuesit shqiptarë në Maqedoni nuk do të vetëdijësohen dhe i votojnë njerëz kombëtarisht të orijentuar dhe të pakorruptuar.

Në fund do të vijmë te Kosova ku si për fillim do ti përmendi dy tri fjalë per targat. Këtë reciprocitet ndaj Serbise e ka mbështetur terësisht Amerika, dhe mu për këte ishte sëmurë edhe Vuqiq. Retorika e tijë luftarake është lojë fëmijesh si ne lojërat luftarake ne Play Station. Amerika për mos ta poshtëruar Vuqiqin deri në fund para bashkëkobasve të tijë, i lejoj përdorimin e targave km, pr, gl etj edhe për gjashtë muaj pra e gjithë kjo deri pas zgjedhjeve në muajin Prill në Serbi. Kjo pra është e gjithë filozofia e përdorimit të këyre tabelave dhe asgjë më teper. Pavarësisht nga qendrimi i Serbise me njohje apo pa njohje, Kosova do të bëhët anëtare e OKB-se.

Serbët në Kosovë do ti gëzojnë të gjitha të drejtat qe iu garanton Kushtettuta e Republikes së Kosoves as ma pak e as më shumë. Duhet të thuhet këtu se keto të drejta nuk i gëzon asnjë pakicë kombëtare në Evropë. Në reformen e ardhshme kushtetuse, duhet të merren e të inkorporohen në Kushtetuten e Republikës së Kosovës standardet Evropiane per pakicat me të cilën do të përfundojnë këto kompromise të pakuptimta.

Si perfundim:

i fundit Bajden Putin ne Gjenevë i ka sqaruar të gjitha ato që i shkrova më lartë. Baiden i ka bë të qartë Putinit edhe njëherë se nuk ka çka kërkon në Ballkan dhe se edhe nese don, nuk do ti lejohet që më tutje të bëjë tentime për destabilizimin e Ballkanit. Ketë e ka marrë në dijeni Putini kështu që Ballkani do të mbetet sferë e interesit Amerikanë. Ballkanasit mund të grinden si fëmijët adoleshent, por nuk do të mund askush të dalë nga kjo ombrellë ku piromanet e sotem politik do të digjen të paret.

Pasi të perfundojnë të gjitha këto që u cekën më lartë Ballkani do të qetësohet, ku të tri vendet Kosova, Bosna dhe Serbia do të bëhën pjesë të NATO-s , dhe me kaq përfundon përzirja e Rusisë në Ballkan. Ata që kanë bërë krime, do të përgjigjen dhe do të dënohen . Serbia do të detyrohet të iu kompenzojë dëmët qe iu ka shkaktuar të tjerëve në rend të parë Kosovës. Pas pranimit të fajit dhe denacifikimit të Serbisë, njerëzit më nuk do të pysin kush nga vjen, por do të orientohen në biznes, levizje dhe tregëti të lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat