BE-ja hileqare, Serbia kriminale dhe Kosova paqedashëse shqiptare

Opinione

BE-ja hileqare, Serbia kriminale dhe Kosova paqedashëse shqiptare

Nga: Rexhep TORTE Më: 5 tetor 2021 Në ora: 12:58
Autori

Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor që do të mbahet në Slloveni më 5-6 tetor 2021, tregon se sa e pavendosur dhe e pa qartë është BE-ja karshi sfidave që i ka para ndaj kërcënimeve gjeostrategjike që vijnë përmes Serbisë kriminale nga Rusia dhe Kina.

Janë të nderuara, të respektuara, të demokratizuara, me karakter e moral të lartë dhe me kulturë shembullore njerëzore 22 shtete e Evropës, të cilët e kanë njohur pa hezitim shtetin e pavarur e sovran të Kosovës

Janë të poshtëruar para njerëzimit e botës demokratike, dhe të mbërthyer nga politika fashisoide Spanja, Sllovakia, Greqia, Qipro dhe Rumania, të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur e sovran, Kosovën i larë dhe të njomur me shekuj me gjakun e shqiptarëve autoktonë.

Këto pesë shtete që nuk e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur e sovran, e kanë turpëruar dhe po e turpërojnë Evropën demokratike.

Këto pesë shtete që nuk e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur e sovran, janë armiqtë më të mëdhenj të Evropës demokratike dhe paqedashëse.

Këto pesë shtete që nuk e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur e sovran, dëshmojnë qartë se ia mbajnë anën Serbisë agresore gjenocidale e kriminale dhe se janë vënë në krah të Rusisë dhe të Kinës, të cilat influencën e tyre në Ballkan përpiqen ta shtrijnë nëpërmjet Serbisë agresore gjenocidale e kriminale.

Për një mendje të shëndoshë njerëzore, paqedashëse, diplomatike dhe gjeostrategjike, është e pakuptueshme që në Samitin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor që mbahet në Bërdo afër Kranjit në Slloveni, Serbisë agresore gjenocidale e kriminale t’i mundësohet të merr pjesë në këtë samit me flamurin serb të zbutur me gjakun e shqiptarëve, të kroatëve dhe të boshnjakëve, ndërsa Kosova paqedashëse dhe gjithnjë besnike ndaj BE-së të kushtëzohet që të merr pjesë në këtë Samit, por pa simbolet e saj shtetërore.

Ky është një diskriminim i radhës që po i bëhet Kosovës nga këto pesë shtete të Evropës me politikën e tyre fashisoide.

Kjo dëshmohet përmes deklaratave në media se, “Për shkak të ndjeshmërisë së këtyre pesë shteteve , Spanja kishte refuzuar të merrte pjesë në Samitin e Sofjes në vitin 2019.

Pedro Sançez, kryeministri i Spanjës , sipas gazetës spanjole El Periodiko, këto ditë ka deklaruar se , “Qeveria e Spanjës ka marrë garanci , se Kosova do të merr pjesë në këtë samit pa simbole shtetërore , me që Spanja nuk e ka njohur ende si shtet të pavarur”.

Spanja dhe këto katër shtete tjera të Evropës që nuk e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur e sovran, me diskriminimin që mundohen t’ia bëjnë Kosovës, janë dëmtuesit më të mëdhenj të BE-së.

Kosova është shtet i pavarur e sovran dhe i pranuar nga më shumë se 110 shtete të botës, dhe këtë fakt s’e luan as topi.

E drejta dhe e vërteta janë në anën e Kosovës martire, fisnike dhe paqedashëse.

Në publikimin e draftit të deklaratës së përbashkët që pritet të miratohet në këtë Samit në slloveni, përsëritet si edhe herëve tjera, “Përkushtimi për lidhje më të ngushta midis 27 shteteve të BE-së. Pritet të përsëritet përkushtimi për perspektivën evropiane të rajonit të Ballkanit Perëndimor

Po ashtu vendet e rajonit pritet ta përsërisin orientimin e tyre drejt BE-së.

Përsëritet thirrja për respektimin e parimeve të demokracisë, sundimit të ligjit, lirisë së mediave, shoqërisë civile, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të drejtat e pakicave dhe kriteret tjera që janë parime themelore të BE-së”.

Në këtë draft gjithashtu thuhet se porosia për dialog duhet të jetë , “Që të ketë përparim konkret të palëve drejt normlizimit të plotë të raporteve mes tyre, që është kyçe për stabilitetin e rajonit”.

Liderë pjesëmarrës të Samitit, nuk mund të quhet assesi respektim i parimeve të demokracisë dhe as i sundimit të ligjit, kur BE-ja edhe parimin e demokracisë, edhe parimin e sundimit të ligjit edhe parimin protokollar, i ka shkelur me dyja këmbët, duke e kushtëzuar pjesëmarrjen e Shtetit të Kosovës pa simbolet shtetërore.

Sa i takon porosisë për dialogun Kosovë-Serbi, mund të themi lirisht se këtë dialog e ka shantazhuar BE-ja në 10 vitet e kaluara nëpërmjet emisarëve Ketrin Eshton, Frederika Mogherini, dhe Johanes Hahn, të cilët me obstruksionet e tyre u vunë në favor të Serbisë agresore gjenocidale e kriminale, dhe në dëm të Kosovës viktinë e këtij agresioni.

Joseph Borell që vjen nga Spanja dhe Miroslav Lajçak, që vjen nga Sllovakia, shtete që nuk e kanë Kosovën shtet të pavarur e sovran, në dialogun Kosovë-Serbi janë duke e ndjekur rrugën e paraardhësve të tyre, kjo është dëshmuar me veprimet e tyre të deritashme pro Serbisë dhe kundër Kosovës.

Është më se e nevojshme që Joseph Borrelli dhe Miroslav Lajçaku sa më parë të zëvendësohen më emisarë tjerë të paanshëm.

Këtë e dëshmoi më së miri edhe acarrimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, kur më 20 shtator 2021 Kosova e vendosi reprocitetin e tragave me Serbinë.

Gabriel Eskobar, përfaqësuesi special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, pjesëmarrja e të cilit ishte vendimtare, që në bisedimet Kosovë-Serbi në Bruksel e dha rrugëzgjidhjen e duhur për ç’tensionimin e situatës dhe për arritjen e Marrëveshjes për targat.

Drafti i Samitit të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Slloveni, domosdo duhej të përmbante, akuza ndaj Serbisë agresore gjenocidale e kriminale, e cila i shfrytëzon favoret dhe benefitet e BE-së dhe të SHBA-ve, kurse blen armatime ne Rusi dhe në Kinë.

Serbia agresore gjenocidale e kriminale, me ndihmën e Rusisë dhe Kinës, është duke e përforcuar bazën ushtarake afër Nishit.

Serbia agresore gjenocidale e kriminale, me ndihmën e Rusisë dhe të Kinës është duke e ndërtuar aeroportin e madh ushtarak në Trebinje për avionët e mëdhenj ushtarakë të Rusisë.

Serbia agresore gjenocidale e kriminale, me ndihmën financiare të Rusisë dhe të Kinës është duke ndërtuar koloni serbe në Veriun e Kosovës, ku në shtëpi të reja e të mobiluara është duke vendosur kolonë serbë të cilët asnjëherë më parë nuk kanë banuar në Kosovë.

Serbia agresore gjenocidale e kriminale, pakicën serbe në Kosovë është duke e manipuluar dhe nxitur për ta destabilizuar Kosovën, edhe pse kjo pakicë serbe që jeton në kosovë, i gëzon liritë e të drejtat më shumë se çdo pakicë tjetër në bote.

Serbia agresore gjenocidale e kriminale, nuk i ka njerrë para drejtësisë kriminelët e Serbisë, të cilët gjatë agresionit gjenocidal që Serbia e kreu në Kosovë në vitet 1998/99 vranë e masakruan më shumë se 13 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës, dhunuan shtazërisht 20 mijë femra autoktone shqiptare, rrëmbyen 1643 shqiptarë në Kosovë, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur, e bënë shkrumb e hi Kosovën dhe detyruan më shumë se 1 milion shqiptarë të marrin rrugën e eksodit.

Serbia agresore gjenocidale e kriminale, duhet të shpallet shtet gjenocidal dhe t’a pranojë gjenocidin e kryer në Kosovë.

Serbia agresore gjenocidale e kriminale, duhet të detyrohet t’ia paguajë Kosovës reparacionet e dëmeve që ia shkaktoi gjatë agresionit gjenocidal e kriminal.

Këto elemente është dashur t’i përmbajë drafti i deklaratës së Samitit të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Slloveni.

Shpresa e Kosovës për zgjidhje të drejtë mbi bazën e të drejtës dhe të vërtetës për Kosovën , aktualisht varet nga administrata e Joe Biden-it- presidentit të SHBA-ve, e cila së shpejti pritet të emërojë edhe një emisar të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, sepse me pro serbët Joseph Borrell-la , Miroslav Lajça-ka e Richard Grenell-a, dialogu Kosovë-Serbi kurrën e kurrës nuk mund të ketë përfundim të drejtë e të suksesshëm.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij, u treguan edhe BE-së, edhe SHBA-ve dhe tërë demokracisë ndërkombëtare, se dinë t’i dalin zot Kosovës, dine dinë t’i paraqesin me argumente kërkesat legjitime të Kosovës, qoftë në dialogun Kosovë-Serbi, qoftë në arenën ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat