Përkufizimi i fuqisë ushtarake të Serbisë

Opinione

Përkufizimi i fuqisë ushtarake të Serbisë

Ruzhdi Peçani Nga Ruzhdi Peçani Më 9 tetor 2021 Në ora: 09:00
Ushtria serbe

Që nga shpallja e pavarësisë  më 2008,Kosova pareshtur është përballur  me kërcënimet agresive të jashtme , Serbia dhe jo vetëm, në rrafshin politik, ekonomik dhe të sigurisë. Përkundër përpjekjeve ka patur ngecje në forcimin e mekanizmave në  mbrojtjen e pavarësisë dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të saj. 

Kërcnimi rus ndaj Kosovës 

Sindromi malinj Rus ishte mjaftë aktiv dhe destruktiv karshi Kosovës. Moska përmes satelitit të sajë Serbisë, për interesa të saja gjeopolitike dhe gjeostrategjike në Ballkan, tenton të mbaj peng situatën në këtë pjesë të Ballkanit Perëndimor. Rusia, jo se ka një miqësi të sinqertë  me Serbinë, por do ta instrumentalizonte po dhe serbët lokal në veri të Kosovës në veçanti duke krijuar dhe mbështetur institucionet paralele ilegale, me qëllimin për të mos lejuar Kosovën të funksionojë si shtet i pavarur. 
Në këtë opinion qëllimi dhe përpjekja qëndron në atë që përmes argumenteve të tregohet se si kërcenim i jashtëm kërcënimi “malinj Rus” paraqet kërcënimin kryesor, jo vetëm për Kosovën po dhe rajonin. 

E gjithë ajo që ndodhi në kufirin verior me Serbinë, me futjen e reciprocitetit për targa që bëri Kosova ndaj Serbisë, shpalosi edhe shumë fakte të ndikimit rus. Vendimi i Qeverisë së Kosovës për masën e reciprocitetit me targa të automjeteve ndaj Serbisë, ishte i qëlluar dhe i domosdoshëm, dhe dërgimin e Policisë speciale të Kosovës për të mbrojtur doganierët dhe policët kufitar, në vendkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak. Serbët lokal  bllokuan rrugët me kamionë të rëndë edhe të mbushur me zhavorr.

Gjendja ishte mjaftë e nderë dhe po shkon drejtë përshkallëzimit. Kjo u pa me fluturimin e helikopterëve dhe pastaj, ditën tjetër edhe avion luftarak të ushtrisë serbe. Ngrtja e fluturakeve ushtarake me demonstrimine e forcave dhe mjeteve luftarake tokësore serbe në veri të Kosovës, nuk duhej neglizhuar duhet kuptuar se ato janë vënë në gjendje të gatishmërisë luftarake.

Kur thuhet  agresion dhe shpallje lufte janë kuptime të ndryshme: si kuptim, duhët kuptuar sipas një definicioni se agresori nuk mund quhet vetëm kur shpallë luftën, por në bazë të faktit se cili ka filluar armiqësinë. Që në këtë rast është Serbia. Sipas Rezolutës së OKB  nr. 3314 të vitit 1947 „Shteti që i pari fillon përdorimin e forcës ushtarake, në kundërshti me këtë Rezolutë të  OKB, paraqet prima facie “në shikim të parë” argumentin e aktit të agresionit.”

Kujtoj se Serbia nuk do guxonte të bëjë agresion në territorin e Kosovës me një luftë konvencionale. Për rrethanat krejtësisht tjera, ngase forcat e KFOR-it, të NATOS po dhe prezencës Amerikane në Kosovë. Por, mund të përcaktohen në një luftë speciale dhe hibride –jo konvencionale. Serbia ka mësuar ,se lufta është leksion me kosto të lartë – nga e cila shumë mëson, por paguan së tepërmi!
Deklarata e Putinit – “Serbi, dërgoni tankset në Kosovë”, duke krijuar një përshtypje groteske që Serbia do mund të intervenonte ushtarakisht dhe të shkaktonte një luftë me NATO-on,dhe Vuçiq u dërgon ultimatum se, pas  24 orëve, po nuk penguan “përndjekjen e serbeve” dhe për këtë merr kurajën se “Rusia prapa ia ruan shpinën Serbisë”.

Vuqiç kështu dërgoi disa transporter dhe tanke në kufi me Kosovën, helikopterët dhe avionët MiG-29 fluturuan skaj territorit të Kosovës edhe duke ngritur gatishmërinë ushtarake në garnizonet kufitare. Ministri i mbrojtës Nebojsha Stefanoviq  në përcjellje të ambasadorit rus Aleksandër Bocan-Harqenko, guvernatori i Putinit për Ballkan, dhe gjeneralit rus Aleksander  Zinqenko vizituan trupat serbe pranë kufirit, duke “incizuar situatën” dhe të trimëroj serbët. 
Rusia jo se do vetëm të mbështes Serbinë – qenësore për Rusinë qëndron destabilizimi i Ballkanit
Ministri  serb i mbrojtjes për herë të dytë me Rusët për Kosovën. Nebojsha Stefanoviq me ambasadorin e Rusisë në Serbi është takuar më 22 shtator në Beograd. Ministri kishte deklaruar, nga sajti i ministrisë, duke falënderuar për "mbështetjen e fuqishme që Federata Ruse i jep Serbisë lidhur me integritetin territorial dhe sovranitetin.”.

Serbët, janë vërtet “vëllezër” me rusët – apo u shërbejnë si monedhë për kusuritje? 
Në Serbi qëndron mendimi në disa qarqe “Se sa e gabuar është mbështetja në këdo qoftë, kur ka të bëjë me marrëdhëniet ndërkombëtare, dhe sa keq është të mendosh se liderët e fuqive të mëdha udhëhiqen nga vlera të shumta – jo vetëm nga interesat”.

Dashuria, sentimentalizmi, vëllazëria …asgjë nga kjo nuk qëndron në gjeopolitikë, në të cilën në mënyrë absolute çdo sillet rreth interesit, të cilat shpesh ndryshojnë nga viti në vit. Serbia sot qëndron e rrethuar nga anëtarë të NATO-s dhe Bashkimit evropian. Po Serbia, thënë presidenti i saj  Aleksandër Vuçiq  i cili merr vendime në këtë shtet, duke tentuar të imponohet si një fuqi rajonale, dhe idesë serbe “bota serbe” me “Open Ballkan” të cilit si inspirim i shërben “bota ruse”, këtë vlerësim e kishte dhënë gazetari i Komersantit rus për Ballkanin Genadij Sisojev.

Shefi i shtetit të Serbisë kishte urdhëruar ngritjen e plotë të gatishmërisë luftarake, në gatishmëri ishte vënë edhe policia, dhe tabloidet kishin filluar të jepnin lajmet për lëvizjen e trupave drejtë Kosovës. Ky ka qenë reagimi i parë i Beogradit pas lajmit se policia speciale e Kosovës ka hyrë në komunat serbe në veri të Kosovës.

Kjo e gjitha ka patur në Serbi vetëm një efekt politik ditor. Në realitet, apo raportet reale të forcave në rajon, një aksion luftarak i Serbisë drejtë Kosovës ishte i pamundur. Teorikisht ka qenë e mundur, por kjo do kishte qenë një fillim i konfliktit të hapur të Serbisë me NATO, kështu narrativa e ushtrisë që do mbronte serbët në Kosovë ishte një propagandë, shkruante  Demostat.

Përgjat kësaj kohe udhëheqja politike e serbëve të Kosovëë,përfshirë këtu edhe persona të dyshuar vepra kriminale,ishin në Parlamentin e Serbisë dhe nga ballkoni përcillnin punën e kuvendit në të cilin kishin folur me diskutime intonimi patriotik, flitej për Kosovën. Opinioni publik në Serbi shumë lehtë si „tiketë  vetë ngjitëse“ përqafon floskulat për fuqinë ushtarake, neutralitetit ushtarak njëkohësisht edhe në mbështetjen në fuqitë e mëdha në botë. 

Në rastin e një lufte, po të ndodhte, me NATO-on Serbia do të hapte, në thelb dhe formalisht, portën për një luftë të re, e cila do të gjendej e vetmuar karshi të gjithëve. Dhe jo se në Kosovë janë të vendosura trupat e NATO-os, forcat ushtarake të FSK-së dhe Policisë së Kosovës, por edhe gjithë shtetet e rajonit, përjashtim Serbisë dhe Bosnjë dhe  Hercegovinës, janë antare të kësaj aleance ushtarake. 
Aleatët e Serbisë ?!

Aleati potencial i Serbisë, Rusia, qëndron e ndarë nga Serbia me rrypinë e anëtareve të NATO  (Rumania, Bullgaria, Turqia, Hungaria,…), këtu qëndron edhe Ukraina e cila aspiron të futet në NATO. Kjo praktikisht do thoshte, sikur edhe Rusia të vendoste të ndihmoj Serbinë me trupa ushtarake, do duhej të kalonte përmes territoreve të shteteve të theksuara, dhe në rastin të përcaktohej ta mbështes me forca ajrore do duhej të merrte leje mbi fluturimi.

Nuk mund të parashikohet se njëra nga shtetet anëtare të aleancës NATO, do lejonte mbi fluturimin e avionëve luftarak Rus mbi territorin e vetë, për ti dhënë ndihmë Serbisë e cila në këtë, patjetër ky si paragjykim, ka dërguar trupat e veta në Kosovë.

Po, çfarë do ishin shanset që vërtet Rusia ta mbështetëse ushtarakisht Serbinë në rast të konfliktit me forcat e NATO-s? Realisht fare pak apo aspak. Ngase Rusia është fuqi e madhe, që do thotë se mendon në mënyrën pragmatike dhe se nuk do hynte në këso aventurizmi. Probleme të mëdha tani kanë hyrë në oborrin rus – Ukraina dhe ish republikat sovjetike, këto paraqesin prioritetin e Moskës.
Ballkani qëndron në sferën e interesit rus, por jo aq qenësorë sa qëndron „oborri“ i saj. Rusia ka interesin të bëjë opstrukcion apo të pengoj proceset në këtë rajon e që shkojnë në favor të Perëndimit, Por nuk ka edhe fuqi ,po dhe interes që në Ballkan të “kurthohej“ dhe për këdo, po edhe Serbinë.

Dhe në këso rrethana, cilat do ishin shanset që Serbia të ndërmerrte një aksion ushtarak kundrejt Kosovës? Të njëjtat, po edhe me mbështetjen direkte Ruse në rast konflikti – do thotë fare pak apo fare hiç. Pavarësisht asaj se sa do ngarendnin me deklarata për gatishmërinë për të mbrojtur Serbinë, pushteti në Beograd është i vetëdijshëm se kjo nuk do thoshte dhe guxonte të lëvizte trupat drejtë Kosovës.

Paralajmërimet shumë të zëshme të gatishmërisë qëndrojnë  dhe janë të dedikuara për veshët e zgjedhësve më pak të informuar, kryesisht të orientuar dhe veshur me nacionalizmin dhe shovinizëm. Këta përbëjnë shumicën e trupës zgjedhore dhe është qenësore që këta të mbesin tek bindja se në raport me Kosovën asgjë nuk ndryshon, dhe se serbët në Kosovë me gjithë bindjen dhe besimin të qëndrojnë në atë se mund të llogarisin në mbështetjen e plotë dhe të fuqishme.

Presidenti Serbisë  Aleksandër Vuçiq do duhej t´ua shpjegonte qytetarëve në Serbi këtë, pse Rusia nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës që nga shpallja në 2008? Për çfarë e bënë saktë  këtë dhe se a do bëjë përpjekje që këtë ta shfrytëzonte për interesin e saj për rastin e Krimes. T´u shpjegoj se çfarë  i duhet Serbisë.

Vuçiq duhet  të ndaloj të sillet si simpatizuesit e vegjël që janë në lojën e lojtarëve të mëdhenj, duke tentuar që forcën e mbrojtësve ta përjetojnë  si  të veten. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat