Edhe serbët në Kosovës janë në dijeni se Kosova është shtet i pakthyer

Opinione

Edhe serbët në Kosovës janë në dijeni se Kosova është shtet i pakthyer

Nga: Ragip Guraziu Më: 9 tetor 2021 Në ora: 13:09
Ragip Guraziu

Dhe jo rastësishtë, anëtari serb i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, u bëri thirrje serbëve në Kosova që të mblidhen rreth Listës Serbe, për të cilën ai uroi sukses në zgjedhjet lokale të caktuara për 17 tetor. “I uroj suksese Listës Serbe. I bëj thirrje të gjithë serbëve që të mblidhen rreth Listës Serbe, që të mos lodhen kurrë duke luftuar”, Dodik në TV Pink.

Ai vuri në dukje se lufta e serbëve në Kosovë duhet të jetë politike dhe se ata duhet të mblidhen rreth përfaqësuesve serbë.

"Lufta duhet të jetë politike, duhet të ketë një tubim rreth përfaqësuesve tanë, ju keni ata horra që janë tradhtarë, të cilët i paraqiten serbëve, unë shoh që në Bosnjë dhe Hercegovinë çdo ditë, ju keni një situatë si Mustafa, që deklarohen si kroat ose si serb, ai zë disa vende në Federatë, të cilat ndoshta do të jenë ose tashmë janë në Kosovë", tha Dodik.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës hyri në fuqi më 9 prill 2008. Më parë Kosova ishte qeverisur nga një Kornizë kushtetuese e bazuar në Rezolutën 1244 dhe e ratifikuar më 2001 që i mundësonte Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes disa kompetenca të rezervuara ndaj përfaqësuesit special të Sekretatit Gjeneral të Kombeve të Bashkuara.

Qeveria e Serbisë, që e konsideron Kosovën si pjesë e territorit të saj sovran dhe refuzon pavarësinë e saj, nuk e pranon këtë kushtetutë. Këto moskuptime dhe vënie në pyetje të sovranitetit filluan në fund të shekulli të 20-të me ndarjen e Jugosllavisë, në të cilën Serbia bënte pjesë.

Meqënëse kushtetuta e re nuk do të përforcohet në Enklavat serbe të Kosovës, hyrja në fuqi e saj në pjesët e dominuara me shqiptarë dërgon tek një de-facto ndarje e Kosovës.

Tashmë edhe serbët kanë kuptuar, se shumë furtuna dhe luftëra kanë kaluar në Kosovën e nëpër Kosovë, por Mitrovicën, qytetin e minatorit nuk ka pasur pretendime askush ta ndaj. Tani si po shihet kjo ndarje u krye në Kumanovë, kur ish diktatori serb Sllobodan Millosheviqi, atëherë pata cekur se: Serbia ka fituar me këtë marrëveshje, dhe tani jo rastësisht KFOR-i Francës u stacionuar (menjëherë pas tërheqjes së forcave pushtuese serbe nga Kosova ,1999), në Veri të Mitrovicës.

Me shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt 2008, Republika e Kosovës u bë shteti më i ri në botë. Është vatër e stabilitetit në rajon, si dhe synon anëtarësimin në NATO, Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe në Bashkimin Evropian. Kosova është vatër e vazhdimësisë së qytetërimit të lashtë iliro-dardan dhe e zhvillimit të gjuhës shqipe si pasardhëse e vetme e gjuhëve ilire. Në shek. IV p.K. u themelua Mbretëria Dardane, ndërsa më vonë pasuria nëntokësore e Kosovës luajti rol të rëndësishëm në ekonominë e Perandorisë Romake, Perandorisë Osmane dhe ish-Jugosllavisë. Megjithatë, politikat antishqiptare, luftërat, statusi politik dhe keqadministrimi ndërkombëtar e i politikës vendase në vitet e fundit kanë bërë që Kosova të radhitet si vendi më i varfër në Evropë dhe ndër më të varfrit në botë. Më 29 qershor u nënshkrua anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore. Të ardhurat nga diaspora dhe ndihma ekonomike e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara janë shtyllat e ekonomisë kosovare, që shënon mbi 40% të papunë. Shumë furtuna dhe luftëra kanë kaluar në Kosovën e nëpër Kosovë, por Mitrovicën, qytetin e minatorit nuk ka patur pretendime askush ta ndaj. Tani si po shihet kjo ndarje u krye në Kumanovë, kur ish diktatori serb Sllobodan Millosheviqi, atëherë kisht cekur se: Serbia ka fituar me këtë marrëveshje, dhe tani jo rastësisht KFOR-i Francës u stacionuar (menjëherë pas tërheqjes së forcave pushtuese serbe nga Kosova ,1999), në Veri të Mitrovicës. Përgatitjet për samitin e BE-së të Ballkanit Perëndimor këtë javë janë lënë në hije nga kërcënimet nga liderët serbë të Bosnjës për të krijuar ushtrinë e tyre, tërheqjen nga sistemi i taksave indirekte të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe thirrjet për ndarje. Dhe jo rastësishtë, anëtari serb i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, u bëri thirrje serbëve në Kosova që të mblidhen rreth Listës Serbe, për të cilën ai uroi sukses në zgjedhjet lokale të caktuara për 17 tetor.“I uroj suksese Listës Serbe. I bëj thirrje të gjithë serbëve që të mblidhen rreth Listës Serbe, që të mos lodhen kurrë duke luftuar”, Dodik në TV Pink.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat