Kosovës i duhen vizione të reja politike?!

Opinione

Kosovës i duhen vizione të reja politike?!

Nga: Skënder Mulliqi Më: 10 tetor 2021 Në ora: 16:00
Skënder Mulliqi

Kanë kaluar 22 vite nga viti 2000. Dhe, nuk jemi të lumtur? Ata që kanë qenë fëmijë, tash i ndjekin mësimet në fakultete. Shtrohet pyetja logjike. Sa jemi transformuar si shoqëri që nga pas lufta? Sa kemi përfituar në vlerat institucionale? Çfarë ishin ndryshimet politike? Shoqëria e Kosovës nuk ka pësuar transformime serioze për shekullin në të cilin kemi kaluar. Më shumë jemi sjellur në rrethin vicioz se sa që kemi pasur ndonjë përparim serioz.Kemi kaluar në sistemin pluralist shumë partiakë, i cili shumë u vu në peshore nga njerëzit e politikës që i patëm-shumica më logjikë autokratike!

Privatizimi i pronës shoqërore nuk na solli as për afër ate që është pritur. Dihet se si dhe qysh u bë, në mënyren të mbrapshtë përfituese dhe zhvatëse, duke i bërë kategorinë e njerëzve të politikës milionerë pa asnjë mund, e duke i varfëruar keq shumicën. Për gjithë këto vite nuk arritëm të dalim nga izolimi, nuk arritëm të kemi politika stabile dhe as ekonomi të qëndrueshme.

Në këto rrethana shoqërore dhe politike, nuk u realizuan pritjet e qytetarëve. Vetëm në letër mbeti se kemi pushtete demokratike. Kjo tingëllon paradoksale për këtë fillim shekull, por është e vërtetë .Në të gjitha sistemet u infiltruan kreaturat politike të ish-sistemit komunist jugosllav! Me të tillë njerëz, nuk ishte e mundur të ecët shumë përpara. I patëm shumë palë zgjedhje nacionale dhe lokale por të cilët nuk iu sollën qytetarëve as për afër, atë që kanë pritur të realizohet.

Për 20 vite pak kthesa pozitive u bënë në Kosovë! Deri në këto zgjedhjet e fundit nacionale nuk patën mobilizim kundër forcave politike me logjikë autoritare? Paralelet e tilla nuk duken shumë logjike në kontekstin kohor, por që vërtetë dallimet nuk po janë të mëdha. Shoqëria e Kosovës, nuk u tregua e gatshme për mobilizime dhe alternativa të reja, të cilët do tu kundërshtonin fuqishëm regjimëve autokratike. Këtë e kërkon edhe kapitalizmi liberal demokratik. Nuk patëm ndonjë vizion shumë të qartë së çka dëshirojmë, cila është rruga jonë? Politikanët po e gabojnë rrugën, së shqiptarët moti e kanë zgjedhur rrugën e tyre, për në Evropën e Bashkuar. Ende nuk kemi politika dhe as ekonomi të stabilizuara. Nuk kemi arsim dhe as shëndetësi në nivel të duhur, si nuk e kemi as në art dhe në kulturë, si shtyllat më të forta të shtetit. Imitimet së e kemi gjendjen mirë, nuk iu duhet qytetarëve dhe as Kosovës. Dhe, aq më pak na vyen imitimi i sistemit të kaluar autokratik, të cilit shumë i pa sherrin.

Shoqërisë tonë të re i duhen vizione të qarta për dalje nga gjendja jo e mirë, dhe nga izolimi shumë vjeçar ku jemi katandisur.Kosovës i duhet një shoqëri pa krim dhe pa korrupsion dhe pa dukuri të tjera negative. Kosovës i duhet një shoqëri jo e varfër dhe një shoqëri kur njerëzit nuk largohen nga vendi i tyre ku kan lindur dhe ku janë rritur.

Kosova duhet të jetë një vend i barabartë për të gjithë.Koha është e pushtetarëve të rinjë. Vendit i nevojitet një sistem i rregulluar, pa të ashtuquajtur intelektualë, më diploma të bleme. Të rinjët shumë gjatë mbetën duke i pritur pesë minutat e tyre, që të inkuadrohen në rrjedhat shoqërore dhe politike. Po largohen pa marrë parasysh së cili do të jetë vendi i jetës së tyre të re…!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat