Lideri lokal me fytyrë djalli dhe intrigat e tij!

Opinione

Lideri lokal me fytyrë djalli dhe intrigat e tij!

Nga: Nafi Çegrani Më: 10 tetor 2021 Në ora: 16:30
Autori

Një „lider“ lokal në trevën e Gostivarit, i cili nuk di as vetë se çfarë është dhe kujt race i takon, as taraveri, as tallava. Por që ja, dikur, si bir i një njeriu që kishte të kaluar të erët dhe të dyshimtë në Ndërmarrjen „Kllanica“ të viteve komuniste në Gostivar, arriti që me një strategji dallaveresh prej satanai, erdhi në vebndin e kryetarit të komunës por, që kishte edhe „vizione“ të një ish „gradobaçallniku“ narcisoid, por që të dy i ngjanin Djallit ! Po, tamam djallit, i cili është i pacipë për sa i përket futjes së ideve të liga në mendjet e njerëzve që e kanë votuar ose që nuk duan ta votojnë, më shumnë nga shkaku sepse i kanë njohur gjatë këtyre 4 viteve hilet, intrigat dhe smirën që ka në dejt e tij të gjakut. Prandaj, njerëzit dhe masat e gjëra të popullit hallexhinj dhe me plotë telashe jete, nuk u mbetet gjë tjetër pos që ta përzëmë Satanin me emër TIRIVIRI. Kjo është ajo që do të bënte populli i bazuar në saje të reales, që ky person me fytyrë djalli të hiqej nga Kolltuku.

Më lejoni t’ju jap një shembull se si duhet elktorari të bërtas, tanimë kur është edhe koha: “Shporru, o bir dreqi” sepse ti nuk e di as vetë çfarë je. Nuk e adhuron as Zotin! Para e pas vehtes mbas disa kriminelë e persona të dështuar, karieristë e dallaverexhinj të korumtuar të cilët pë interese personale janë në gjëndje edhe mamanë e tyre ta nxjerrin në Pazar. Në Çegran dhe gjetiu i njohin këta fatprerë me emra dhe mbiemra, edhe të kujt fisi i takojnë, e që nuk kanë as hije e rrënjë, janë pa dinjitet fare !

Sa i përket faktit se me cilin rri unë si njeri që kam Unin dhe krenarinë time, me rrënjë e histori, me tradita të kahershme , me edukatën dhe cilësitë, vlerat e kulturën e popullit që i takoj, sepse jam shqiptar i fjalës dhe të vërtetës. Andaj rri edhe me Flokbardhin , siç e quan ti , o biri i djallit hoxhën Qani ef. Baki Lokun. Por rri edhe me Flokbardhin tjetër, nëse ke menduar për Ali Ahmetin. Me të dy rri, dhe jam krenar. Por nuk futem në taborin e djajve të cilët në kokat e tyre i kanë të mbushura me hardhuca e krokodila!

... Një strajcë me gënjeshtrat dhe mashtrimi i ka mbushur „lideri lokal“ Tiriviri si ajo dhelpra me bishtin e gjatë e cila e tund herë andej e herë këndej !

Dhe kurrë nuk e bën diçka siç duhet në të mirën e Çegranit, e populli paguan taksat mjaftë të larta shtetit. Nuk ka me vite ujësjellës definiv, nuk ka fare rrjet kanalizimi, pos premtive të kota dhe ëndërralla ! Prandaj shumë mëkatar rreth tij dhe në krye me Taravarin ka që i shkojnë vërdallë, e që kërkojnë për t’u falur! Po, por, a thua, vallë i fal Allahu, se kanë mëkate... Madje, si të tillë edhe më tej mbeten tipa që nuk ndryshojnë kurrë. Sepse synim kanë interesin personal, karierizmin dhe keqbërësinë si hipokritë që heqin vallen e injorancës dhe të karakterit primitiv.

Një thes tjetër prej gënjeshtrave të tij të përdorura shpesh është sa vijon: “Ke nevojë ta provosh gjithçka të paktën një herë – thjesht për të fituar përvojë. Një herë nuk do të të lëndojë.” E fshehta e vogël ndotëse që ai nuk dëshiron që ju ta dini, është se mëkati është vartësues... që rrjedhin në dejt e gjakut të tij me pasoja, hidhërime, tundime dhe intriga djalli kundër gjithë elktoratit të kësaj ane dhe në përgjithësi.

Megjithëse ky tip me fytyrë djalli, dreqi e shejtani, është vetëm një Sata, i cili me „strategjinë“ e tij do orvatet, do mundohet që sërish t“ ju gënjejë ( dhe ndoshta do t’ju gënjejë), por ju mos shkoni pas tij, nëse mund të mbështeteni te Shpirti juaj që t’ju thotë të vërtetën. Atëherë lexoneja me kujdes shkrimin tim, sepse aty do gjeni arsyen dhe të vërtetën e denjë njerëzore, të mund të kuptoni atë që duhet të jetë në interesin tuaj dhe të tjerëve, apo edhe të brezave që vijnë. Këtë kuptim me prirje dhe si dhuratë e Frymës së Shenjtë dhe Shpirtit që ua ka falë Allahu, do të mbetet në dinjitetin tuaj të përhershëm kaq thelbësor e jetik.

Djalli është quajtur “mashtruesi i madh” edhe në ajetet Ku’ranore. Ai përpiqet ta falsifikojë çdo parim të vërtetë që paraqet Zoti, duke i luftuar të mirat që fali Allahu, dhe duke vepruar me mënyra satanike kundër haresë, paqes, lumturisë dhe të mirave njerëzore.

I tillë është djalli, edhe djajtë që orvaten e shkojnë vërdallë edhe në mesin tonë dhe rreth nesh, kanë sy të zgurdulluar, ndoshta edhe nga pijet alkoolike!

Ndoshta... Ndoshta !

Madje, gjithashtu, çdo njeri duhet ta ketë të qartë dhe kuptuar thellë në mëndje se shejtani, apo siç e quaj unë në këtë shkrim Djall apo Satana, ashu siç e ka quajtur edhe shkrimtari i madh Salman Ruzhdi, janë zjarr i grindjes, dhe dëshira e djajve është të ketë mes njerëzve grindje, acarrime, përplasje, antagonizma dhe hakmarrje djallëzore!

...Djalli, ose ta quaj me emër të imagjinuar:TIRIVIRI, ka mësuar nga vitet komuniste dhe përvojës së babait të tij sharlatan, atje ku ka grindje,( siç ndodhnin edhe në „Mishtoren“ e Gostivarit dikur, Shpirti i Zotit largohej përherë. Apo me rastin e vizitave të Titos, ky fatprerë vendosej në apartamante komode të hotel „Jadranit“ në Shkup, ku rrjeti i spiunazhit komunist zhvillonte planet e veta sekrete dhe konspirative me akterët e angazhguar për qëllime të mbrapshta. Për këto gjëra duhet të shkruhet një roman i tërë...

( Prandaj, këtë do ta ilustroj edhe me faktin historik, Djalli me brirë që kur e bindi Kainin të vriste Abelin, kjo veti dhe praktikë e shëmtuar dhe kriminale, ka ndikuar motrat e vëllezërit që të zihen. Ai gjithashtu nxit probleme në martesat, mes anëtarëve të lagjes dhe midis dysheve misionare. Ai kënaqet kur i sheh njerëzit e mirë të debatojnë. Ai përpiqet të fillojë debate familjare pikërisht përpara „Shtëpisë së Zotit“, qoftë edhe ditë e premte, ditë e bekuar nga Zoti, familjarët të shtëpisë , ose farefisi më i gjërë të grinden edhe duke qënë në sofër të bukës...!

Satanit i pëlqen shumë të shpërndajë grindje në Kishë edhe në Xhami. Ai specializohet në vënien në dukje të fajeve të udhëheqësve, qofshin imam apo priftërinjë.... Dhe, duhet të cek me këtë rast, se unë, gjatë gjithë rinisë sime, i kisha parë shembujt e shokëve të mi shenjtorë të ditëve të mëvonshme, madje edhe shumë „liderë“ të xhamiave, „lider’ komunash e partishë, bile edhe hoxhallarë e imamë. Më kishte lënë mbresë mënyra se si silleshin në jetën e tyre. Mora vendimin të mësoja më shumë rreth Kur’anit, por nuk doja t’i tregoja askujt se po studioja gjiëra edhe nga filosofia islame, madje edhe nga aferat e politikave moderne e të globalizmit. Për t’iu shmangur shtytjes nga shokët e mi, vendosa ta bëja hetimin tim një kërkim vetjak, për çka edhe kam arritur mjaftë, sidomos pas daljes sime nga burgjet dhe labirinthet e tmerreve kur isha i dënuar me vdekje-pushkatim gjatë viteve të rrënuara komuniste, e qëndrova me dinjitet përballë intrigave të UDB-së, si tani kur dinjitetin tim e kam vë përballë marrëzive të satajanve keqbërësa.

 

Rreziku i i shqiptarëve, sidomos në Maqedoni, madje edhe në Kosovë, Shqipëri dhe gjithë Ballkanit Perëndimor , vjen nga „liderët“ e paciptë dhe keqbërësa, ithtarë të grindjeve, përçarrjeve dhe hakmarrjes, sidomos Taraviri i koltukut lokal, që nxit edhe njëfarë lloji nacionalizmi tukofil apo më shumë primitiv për të marrë pushtet dhe mbajtur atë, pa menduar për qytetarët, të ardhmen e e Çegranasve apo edhe më gjërë të fshatrave të Rrëzës së Malkit të hatë që bien nën ombrellën e komunëssë Gosivarit, e të mos flasim për aspekte e standarde europiane të rajonit të Pollogut dhe integrimin euroatlantik, siç flasin politikanët me gjuhën e tyre politike !.

Kjo sindromë e së keqes, ka prekur në tërësi liderët lokal-komunal, madje edhe ata qëndror, bile edhe ata rajonal ballkanik, si në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, gjetiu ku jetojnë etnikisht shqiptarët, mbeten masha e vegla më të vjetruara ( që me këtë rast, padyshim i ka „lideri „ lokal i Gostivarit, i cili jeton me ëndërrallat e tij, duke mos hequr dorë nga dëshira dhe denglat prej leckash të tij. Pra, edhe thirrjet e tija e tij me dhe për nacionalizëm ekstrem apo të një farë „edukate religjioze“ që as vetë nuk e di se kujt rryme globaliste i takon .Kjo është ajo që bënë në hije, ndërsa ajo që duket është se ka ftohur marrëdhëniet njerëzore jo vetëm me }egranasit, por me gjithë popullin e vuajtur të kësaj ane buzë Vardarit.

...Pra, modeli i vjetër konflikt mes shqiptarëve ka qenë arma e kahershme e politikës dashakeqe për të realizuar intrigat e saj në dëm të shqiptarëve në Pollog, me Gostivar e Tetovë, madje edhe më gjërë.

Dhe, si përfundim, për hirë të kërshërisë së lexuesit më poshtë po sjell një rast kur kishte biseduar gruaja e „liderit lokal“ dhe Shejtani:

“A po e sheh atë rrobaqepësin e ri atje? A mund të shkosh tek ai dhe me pëshpëritjet tua ta bësh që ta lëshojë (divorcojë) gruan e tij?”
Shejtani i thotë: “Po, kjo për mua është një gjë e thjeshtë!”
Dhe Shejtani shkoi deri te rrobaqepësi, iu afrua nga të gjitha anët duke u përpjekur me vesveset dhe pëshpëritjet e tij për ta vënë në dyshim në lidhje me besnikërinë dhe nderin e gruas së tij, por rrobaqepësi shumë e donte gruan e tij dhe kishte besim në të, ashtu që nuk ju kushtoi shumë vëmendje pëshpëritjeve të Shejtanit.

Shejtani u kthye dhe e pranoi humbjen.

Atëherë gruaja i tha: “Tani shiko se çka do të ndodh!”

Gruaja shkoi te rrobaqepësi, ia kërkoi dhe e bleu copën më të mirë të stofit, duke i shpjeguar se këtë stof djali i saj dëshiron t’ia dhurojë një gruaje që e do shumë dhe dëshiron të martohet me të. Pastaj ajo shkoi te gruaja e rrobaqepësit dhe i ra ziles në portë. Kur doli gruaja e rrobaqepësit, kjo e luti që ta lejojë të hyjë në shtëpi që ta falë namazin. Gruaja e rrobaqepësit e lejoi që të hyjë në shtëpi, kurse ajo, fshehurazi nga gruaja e rrobaqepësit, e la stofin që e kishte blerë pas derës dhe u largua nga shtëpia.

Kur rrobaqepësi u kthye në shtëpi dhe e pa copën e stofit, menjëherë i ra në mend tregimi i asaj gruaje, se ajo e kishte blerë që djali i saj t’ia dhurojë një gruaje që e donte dhe dëshironte të martohet me të, dhe pa u menduar aspak e lëshoi gruan e tij.

Duke e parë gjithë këtë, Shejtani tha:

“Tani e pranoj se intrigat e grave janë të mëdha!”

Atëherë gruaja i tha:

“Prit! Po çka thua nëse unë e shtyj rrobaqepësin që përsëri ta kthejë gruan e tij?”

“Si do ta bësh këtë?”, pyeti Shejtani.

Gruaja të nesërmen përsëri shkoi te rrobaqepësi dhe i tha se donte të blinte një stof të ngjashëm me atë të djeshmin, sepse dje kishte shkuar të falë namaz në shtëpi të një gruaje dhe atje e kishte harruar stofin që e kishte blerë, por i kishte ardhur turp të kthehej e ta merrte stofin e saj. Kur i dëgjoi fjalët e saj, rrobaqepësi e kuptoi se çfarë çmendurie kishte bërë, andaj menjëherë shkoi dhe e ktheu gruan e tij.

***

A mund t’i mbajë Djalli njerëzit nën kontroll?

Jo !

Andaj njeriu duhet me kohë t’u kundërvihet Djallit dhe intrigave të tij, sepse marrja e tij me spiritizëm quhet TRADHËTI !

( Këto janë disa udhëzime dhe disa direktiva të zgjedhura nga mendimet e mia për interesin publik, të cilat paralajmërojnë njheriu fisnik dhe njerëzit me dinjitet , të largohen prej rrugëve të shejtanit dhe grackave të Taravirit. Jo për atë se më paska përgojuar se shoqëroheshkam me Flokëbardhin, hoxhën Qani ef Baki Lokun, ose Flokëbardhin e Zajazit të Kërçovës. Unë rri me të dy, dhe e dua popullin tim, kombin dhe Flamurin i cili valon në mes të oborrit ku e kaloj jetën ).

... Ebu Derda, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha se e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut, alejhi salatu ue selam, të ketë thënë: “Nuk ndodhë të jenë tre veta në ndonjë vendbanim, qytet apo fshat, e pastaj të mos falen me xhemat e të mos ketë mbizotëruar djalli mbi ta. Mbahu për kolektivin (xhematin) ngase ujku e ha delen, që i ndahet tufës”.

Andaj, e lus Allahun të na bëj dobi mua dhe juve me udhëzimin e Kur’anit dhe të Dërguarit të Tij . Kjo ka rëndësi për të mirën tuaj të përgjithëshme, o njerëz !

( Vijon )

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat