Shkodra, qyteti i braktisur nga politika

Opinione

Shkodra, qyteti i braktisur nga politika

Nga: Kolindo Vjerdha Më: 10 tetor 2021 Në ora: 17:30
Qyteti i Shkodrës

Qytetarë fisnikë që vazhdojnë të punojnë me shpresën e ditëve më të mira për veten dhe familjet e tyre,sot shohin një gjendje pandryshueshmërie edhe pse vitet kalojnë. Shkodra, qyteti që përfaqëson dokunkulturor, qytetarinë, duke shërbyer si mburojë krenarie për secilin politikan që shkel në të, sot tregonshumë pak nga ç’ka pas saj fshihet. Një politikë denigruese, dashakeqaseështë prezente çdo ditë mbikëtë qytet duke frenuar hovin zhvillimor dhe lënëatë në rënie të lirë që nga politikat e munguaraqëndrore e deri te ato lokale.
 

Qytetarët e dinë mirë hijen e rëndë që shohin çdo ditë që nis nga mungesa e investimeve e prek më pasgjithë sektorin ekonomik. Po të ndalemi të analizojmë aspektin e një ekonomie zhvillimore, kjo nis që tekbizneset. Niveli i ulët i shërbimeve që ofrojnë, ul fitueshmërinë gjë që përkthehet më pas në një tregpunësimi denigrues dhe aspak konkurues. Sektori privat është gjithmonë shumë hapa pas dhe kjo sipasojë e mungesës së politikave shtytëse. Mungojnë investitorë seriozëtë cilët të ofrojnë paga dinjitozedhe të hapin fronte të reja pune. Është shumë e thjeshtë të zbarkosh në Shkodër si një turist-politikan metrastën e mbushur plot me premtime, por që në fund qytetarët nuk shohin asgjë të prekshme.
 

Turizmi trumbetohet si një sektor prioritar, por nëse do ishte kështu vërtet Shkodra do kishte ekonominë më të shëndoshë, ama këto shkruhen vetëm në letër. Me detin, liqenin, lumenjtë e malet,kjo parajsë natyrore mbetet pre e mungesës së investimeve. Infrastruktura të lëna përgjysmë einvestime që bëhen pa plane afatgjata. Plani urban i qytetit dhe gjithë zonës që përfshin BashkiaShkodër duhet të jetë hapi themeltar mbi të cilin duhet të ecim. Një plan afatgjatë i mirëdakortësuar ngatë gjithë aktorët dhe faktorët, për të shmangur më pas investimet që mbijnë si kërpudha kur karrigetndërrohen.
 

Jemi shumë hapa pas. Të mendosh vitin në të cilin jetojmë e akoma qytetarët kanë po të njëjtat
problematika të tilla si infrastrukturë, drita e mirëqënie tregon gjendjen e mjerueshme të këtyre zonave.Ështëe vështirë në përceptimin e përgjithshëm që sot ka akoma familje në skamje, ka akoma zona paprespektiva zhvillimore që lihen në mëshire të fatit, zona ku aksesi në rrjetet digjitalizuese si telefonia,interneti apo televizioni është një luks i shtuar për tryezat e boshatisura. Po t’i shtojmë kësaj edhesituatën aktuale të një krize të re të shoqëruar me një rritje të përgjithshme çmimesh, plotëson tablonë migjeniane qëpllakos një qytet të tërë. Me të ardhurat që familjet shkodrane disponojnë si pasojë e një tregu tëvarfëruar ekzistues pune, padyshim që e ardhmja shihet e ngjyrosur shumë gri.
 

Të gjithë ju, të zgjedhur e përfaqësues të këtij populli, mundohuni t’i ndryshoni faqen këtij qyteti sepsepërndryshe rrezikojmë shpopullimin dhe kthimin në një kamp pushimi për moshën e tretë. Koha për tëgabuar ka mbaruar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat