Në Kosovë opozita gënjeshtare nuk e meriton asnjë votë fare

Opinione

Në Kosovë opozita gënjeshtare nuk e meriton asnjë votë fare

Nga: Rexhep Torte Më: 10 tetor 2021 Në ora: 19:58
Rexhep Torte

Votuesit në Kosovë votën e tyre duhet t’ia japin Vetëvendosjes nëse dëshirojnë prosperitet, reformë në drejtësi, luftë kundër korrupsionit dhe suksese në dialogun Kosovë-Serbi.

Naim Miftari ish eprori i lartë i UÇK-së dhe ish agjent i SHIK-ut, në vazhdimësi është duhe e zgjuar vetëdijen tonë kombëtare, në mënyrë  të guximshme, të sinqertë, dinjitoze, të  ndershme, dhe me etikë, moral e karakter  të lartë, me zbulimin dhe demaskimin e tradhtive që ish komandantët e UÇK-së ia bënë  gjatë luftës dhe pas luftës Kosovës dhe popullit të saj të shumëvuajtur.

Naim Miftari po shembëllen se ka jetuar, po jeton dhe do të jetojë gjithmonë si fanar ndriçues,  i cili çdo ditë e më shumë dëshmon se i ka mbetur besnik dhe i palëkundur kauzës kombëtare  të Kosovës dhe mbarë shqiptare, duke mos e shkelur asnjëherë besabesën dhe idealin kombëtar shqiptar të luftës dhe të pasluftës.

Votuesit në Kosovë, në zgjedhjet lokale më 17 tetor2021, duhet t’i shporrin nga skena politike partitë opozitare PDK, LDK, AAK, Nisma dhe AKR, të cilat tradhtuan dhe u turpëruan me   vllavrasjet për pushtet, me  keqqeverisjen, me korrupsionin, me hajnitë dhe  me keqpërdorimet në 21 vitet e kaluara.

Opozita në Kosovë, me keqqeverisjen e saj  nuk bëri as edhe një hap kundër krimeve që Serbia agresore gjenocidale e kriminale i kreu në Kosovë në vitet 1998/99.

Opozita në Kosovë  me servilizmin e treguar ndaj Serbisë kriminale,  e dëmtoi  rëndë Kosovën edhe në dialogun e derisotëm 10 vjeçar Kosovë-Serbi.

Votuesit në Kososvë në këto zgjedhje lokale e kanë mundësinë t’u thonë stop partive opozitare matrapaze PDK-së të Hashim  Thaçirt e Kadri Veselit, LDK-së së isa Mustafës akademikut munafikut, AAK-së të Ramush Haradinajt, të shquar për  skandale korruptive, hajni dhe keqqeverisjë, Nismës së  Fatmir Limajt, të shquar për keqqeverisje dhe korrupsion dhe  AKR-së  të Behgjet Pacollit, hileqarit, që të gjitha partive partive u sherbeu si rrotë rezervë, për tu faktorizuar dhe  për të siguruar poste udhëheqëse apo deputeti, vetëm për interes të biznesit të tij privat.

Votuesit në Kosovë nuk duhet të lejojnë që ta ngarkojnë veten me  mëkatet e tradhtisë dhe të turpit, duke i votuar partitë opozitare, nga radhët e të cilave janë vllavrasësit  për pushtet, milionerët  e pasluftës, mashtruesit, hajnat dhe të korruptuarit.

Votuesit në Kosovë nuk duhet të lejojnë ta ngarkojnë veten me mëkate, ndaj Kosovës martire të larë dhe të njomur me gjakun e të rënëve për liri e pavarësi.

Ndaj  Kosovës të larë e të njomur me gjakun e mijëra e mijëra viktimave të pafajshme  që u vranë dhe u masakruan nga ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë kriminale.

Votuesit e Kosovës nuk duhet ta ngarkojnë veten me mëkatet dhe tradhtinë, ndaj  e 20 mijë motrave tona të pafajshme të dhunuara mizorisht nga kriminlët e Serbisë kriminale.

Votuesit e Kosovës nuk duhet ta ngarkojnë veten me mëkatet dhe tradhtinë ndaj  1643 motrave dhe vëllezërve tanë të  rrëmbyer nga kriminelër e Serbisë kriminale, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Votuesit e Kosovës nuk duhet ta ngarkojnë veten me mëkatet dhe tradhtitë edhe ndaj Zotit të Madhërishëm, por duhet ta pastrojnë veten dhe shpirtin,  duke mos e votuar opozitën në Kosovë, edhe nëse në radhët e kandidatëve të opozitës ekzistojnë  kandidatë familjarë, farefis apo shokë.

Është koha që votuesit e Kosovës t’i thonë stop opozitës në Kosovë, t’i thonë stop të keqes së Kosovës, t’i thonë stop  keqqudhëheqjes së derisotme në Kosovë.

Votuesit në Kosovë, mbi të gjitha në zemër duhet ta kenë Kosovën, dhe  duhet  t’ia vënë edhe gishtin kokës që opozitës mos ia japin votën.

Askund në botë nuk mund të gjesh tradhti dhe paturpësi më të madhe se sa në mashtrimet e opozitës në Kosovë gjatë fushatës  para këtyre zgjedhjeve lokale.

Naim Miftari ish epror i lartë i UÇK-së dhe  ish agjent i SHIK-ut, si askush gjer më sot në Kosovë, është duke e nderuar veten dhe duke trokatur në ndërgjegjen tonë kombëtare shqiptare, duke i shpalosur  tradhtitë tona kombëtare,  dhe duke kërkuar që këto tradhti edhe të ndëshkohen, nëse dëshirojmë ta mbrojmë veten tonë dhe kombin tonë nga rreziqet e brendshme dhe të jashtme që na kanosen.

Lexues të nderuar, po i paraqes vetëm dy  nga deklaratat më të freskëta rrënqethëse të Naim Miftarit.

Në WEB faqen e “Bota Sot” në rubrikën e lajmeve të datës 7 tetor 2021, shkruan,  “Shpërthen Naim Miftari  ndaj Ramush Haradinajt, pas kritikave të vazhdueshme që  Haradinaj i bën  kundër Kurtit”, ku thuhet, “ Ramush  a duhet me dhanë dorëheqje  nga politika  dhe me u burgosë  për vrasjen e familjarëve  Musaj në Strellc, vrasje këto që ndodhën pas  luftës në Kosovë.

A duhet me dhanë dorëheqje  për uzurpim  të pronave shtetërore, për korrupsion, për tradhti   kombëtare, për  falje të territorit  të Kosovës armikut, si edhe për bashkëpunim  me dorën e djathtë të Aleksandrit, Andrea  Vuçiqit, kriminelit  serb  Millan Radojçiq, përndryshe bosin e nëntokës në Veri të Kosovës dhe vrasësin e kriminelit  tjetër të luftës Olivet Ivanoviqin ?

Ai politikan shqiptar që  ka dorë në këto vepra penale, a duhet mu quajt kriminel, rrenc, mashtrues ordiner,  pro-rus, , hajn i madh, uzurpator, keqpërdorues, hajn i vogël pro-rus…!”.

 Naim Miftari  po në WEB faqen e “Bota sot”  në rubrikën e lajmeve, të datës 9 tetor 2021, shkruan  tekstin me titull, “ E tradhtuan tërë familjen Jashari, e sot përsëri e  “goditën”  Bekim Jasharin. Ky është…”

“Dikur ia etiketonin familjen Jashari, pastaj ia tradhtuan,  i izoluan, ia spiunuan gjyshin, babën, nahën, motrat,  vëllezërit,  dhe krejt  familjen ia  ia lanë  të përballet  në luftë  të pabarabartë  vetëm kundër  tërë makimerisë  ushtarake të Serbisë, gjersa  u vranë pothuajse  të gjithë pleq, gra, fëmijë dhe burra.

Sot prapë të njejtit  për një  fotelje, për pak pushtet  i cili ju mundëson prapë të vjedhin, të grabisin e të korruptohen siç bënë nga pas lufta  e derisot, të njejtit sot  e shqyen fotografinë  e Bekim  Hamëz Jasharit.  

Të njejtit njerëz gjatë luftës dhe pas luftës  u bënë milionerë  pofiterët e saboterët,  që deri dje  u thirrën nga mëngjezi deri në mbrëmje  vonë, kinse  janë bashkëluftëtarë të  Hamëz e Adem Jasharit. 

Besoj se  Bekimi, Murati, Lulëzimi,  Bashkimi…. e mbarë familja e shenjtë kombëtare, e kanë kuptuar  se shokët bashkëluftëtarët e vërtetë  të Adem Jasharit, Hamzës, Bacës Shaban Jasharit, janë vra gjatë luftës,   e sot jetojnë në gjendje  të mjerrueshme të shkaktuar nga  skamja dhe mjerrimi, nuk janë sot milionerë  si këta bashkëluftëtarët e rrejshëm profiterat e luftës  e të pasluftës multimilionerët sot ! “.

Mos harrojmë pa përmendur tradhtinë e Hashim Thaçit, i cili në bashkëpunim me kriminelin Aleksandër Vuçiq dhe me tradhtarin Edi Rama e përgatitën skenarin e copëtimit të Kosovës në favor të Serbisë kriminale.

Mos harrojmë pa përmendur tradhtinë e Isa Mustafës, i cili e nënshkruajti në Bruksel Marrëveshjen për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Mos harrojmë pa pëmendur edhe negociatort  tjerw skandalozë në dialoguin Kosovë-Serbi nga radhwt e LDK-së,  Edita Tahirin, Avdullah Hotin dhe Skender Hysenin.

Opozita në Kosovë gjer më sot nuk është distancuar aspak nga udhëheqësit e saj keqbërës të dalë nga gjiri i saj, por ka vazhduar me të njejtin avaz, bile me shpresë që duke i fituar zgjedhjet lokale, të synojë ta rimarë edhe pushtetin, jo në të mirë të Kosovës, por për ta mbrojtur veten nga keqqeverisja në 21 vitet e kalura.

Votuesit në Kosovë votën e tyre duhet t’ia japin vetëm Vetëvendosjes nëse dëshirojnë prosperitet, reformë në drejtësi, luftë kundër korrupsionit dhe suksese në dialogun Kosovë-Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat