Z.Ramush Haradinaj, kërkon rritje të pensionëve, por jo për të gjitha kategoritë e pensionistëve

Opinione

Z.Ramush Haradinaj, kërkon rritje të pensionëve, por jo për të gjitha kategoritë e pensionistëve

Nga: Adem Bytyqi Më: 11 tetor 2021 Në ora: 10:30
Adem Bytyqi

Zoti Haradinaj, i ka harruar shtresën më të përvujtur pensionistët, pensionët e të cilëve nuk u mjaftojnë as për Medikamente se lerë më për nevoja tjera të domosdoshme, dhe kërkon rritjen e pensionëve të veteranëve.

Çdo kërkesë  për rritje pensionësh të të gjitha Kategorive të pensionistëve është humane dhe tepër e domosdoshme ,por kategoria e pensionistëve kontributëdhënës është shtresa më e përbuzuar, sa herë ka patur rritje rrogash në nivel vendi kategoria e pensionistëve kontrubutdhënës është anashkaluar me rritje qesharake të pensionëve.

Madje edhe ca nga ish kryeministrat kur i'a kanë rritur rrugën vetit, as që u ka shkuar mendja për t'i rritur pensionët në atë nivel që e kanë merituar pensionistët kontributdhënës.

Po supozojmë se ish Kryeministri Haradinaj ,tani Kryetari i partisë së AAK-së, kësaj radhe nuk ka kërkuar rritjen e pensionëve të veteranëve të luftës për qëllime propogandistike elektorale  siq veprohet zakonisht nga krerêt e subjektëve politike sa herë mbahen zgjedhjet qoftë të rregullta parlamentare ,qoftë të parakohshme apo edhe lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat