Samiti i Beogradit dhe kalkulimet diplomatike të Serbisë…!

Opinione

Samiti i Beogradit dhe kalkulimet diplomatike të Serbisë…!

Nga: Ismail Muqiqi Më: 11 tetor 2021 Në ora: 19:51
Ismail Muqiqi

Politika serbe gjithmonë gjatë historisë ishte e ndërtuar në shtyllat e konspiracionit dhe të tradhtisë, duke i dëmtuar interesat e popujve tjerë jashtë kufijve të Serbisë. Sot në Beograd filloi i ashtuquajturi [Samit] i vendeve.. të pa inkuadruara, të cilat politika e tyre shtetërore, zhvillimi ekonomik dhe kulturor i ngjasojnë shekullit të kaluar. Vuçiqi dhe politika hegjemoniste pas 60 viteve po mundohet ta rikthejë kohën dhe historinë të ish-vendeve të bllokut të painkuadruarve të cilat në atë kohë i bashkuan tre ish-liderët e kohës Tito ish-President i Jugosllavisë, Presidenti Naser i Egjiptit dhe ish-Kryeministri i Indisë Nehori. Ky i ashtuquajturi [Samit] po mbahet në kohë dhe rrethana krejtësisht të ndryshme si në aspektin gjeopolitikë, gjeostrategjik dhe në aspektin e doktrinës ushtarake.

Duhet theksuar se koncepti politikë i ish vendeve të painkuadruar të cilat si mision kishin ruajtjen e paqes në botë, avancimin e të drejtave të njeriut dhe luftën kundër kolonializmit. Vuçiqi duhet ta dijë se politika dhe rendi i ri botëror tani kanë ndryshuar rrënjësisht. Me rënien e murit të Berlinit, ra edhe sistemi komunistë dhe doktrina e tij. Kështu shumë shtete të bllokut komunistë të cilët ishin pjesë e bllokut të lindjes dhe paktit ushtarak të Varshavës tani janë rreshtuar dhe janë bërë pjesë e vlerave demokratike perëndimore dhe pjesë e Bashkimit Evropian dhe anëtaret e Aleancës së NATO-s. Vuçiqi dhe klani i tij duhet ta mësojnë më mirë historinë dhe të kaluarën e sistemit bolshevik – komunistë, sistem ky të cilin e braktisën edhe vet shtetet anëtare dhe përbërëse të Bashkimit Sovjetik.

Cilat janë interesat e Serbisë nga ky [Samit]?!

po mundohet ta imitojë ish-liderin e ish-Jugosllavisë, Josip Broz Titon imagjinata e sëmurë e tij, duke u eksponuar si lider i cili e kultivon paqen dhe demokracinë, duke qëndruar neutral ndaj lindjes dhe perëndimit. Përmes këtij [Samiti] Vuçiqi dhe diplomacia e tij po bëjnë përpjekje që t’i shantazhojnë dhe manipulojnë diplomatët e këtij [Samiti] kundër Pavarësisë së Kosovës dhe njohjes ndërkombëtare të saj. Në këtë drejtim diplomacia serbe është e shkaftë që përmes gënjeshtrave dhe të pavërtetave, të ndikojë në qëndrimin dhe pozicionimin e disa shteteve afrikane dhe të lindjes të cilat ende jetojnë me botëkuptimet e mesjetës.

Është interesant të theksohet se pjesëmarrja në këtë tubim të ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Lavrov tregon më së miri se Rusia dhe Serbia po mundohen të krijojnë aleanca përmes këtij [Samiti] i cili ka karakter puro politikë duke u munduar të krijoj rivalitet ndaj perëndimit. Që të themi në fund kjo është Serbia e cila i bëri tri lufta duke bërë gjenocid, e tani prapë udhëhiqet nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Millosheviqit. Kjo është Serbia e cila përmes politikës hipokrite po përfiton fonde nga Bashkimi Evropian, e në anën tjetër është e lidhur ngushtë me Rusinë dhe interesat e saj në Ballkan. Se deri kur gjelatët të shndërrohen në viktima dhe të bëhen faktor në politikën globale do të presim qka do të sjell e ardhmja!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat