Nuk mjafton vetëm kërkimfalja e atyre që ia lanë “kopilin” në derë Kosovës‐ Asociacionin

Opinione

Nuk mjafton vetëm kërkimfalja e atyre që ia lanë “kopilin” në derë Kosovës‐ Asociacionin

Nga: Adem Bytyqi Më: 11 tetor 2021 Në ora: 22:51
Autori

Z. Thaçi, disa herë është prononcuar se nuk e kishte nënshkruar marrëveshjen me palën serbe në Bruksel për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovê, të pakicës serbe.

Gjithashtu edhe z.akademik Isa Mistafa e mohon kategorikisht se e kishte nënshkruar një Marrëveshje të tillë kundërkushtetuese dhe kundër Kosovës .

Tani, ditëve të fundit është aktualizuar çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe të pakicës serbe në Kosovë, për shkak të kërkesës së Serbisë edhe pse një Asociacion i tillë eventualisht me kompetenca ekzekutive i lëkund themelet e një shteti unitar dhe sovran brenda për-brenda gjithë territorit të tij.

Thujase të gjitha subjektët politike dhe krerët e tyre janë të alarmuara nga droja se establishmentit aktual politik të Kosovës mund t'i përvidhet një e keqe e tmerrshme për Kosovën, siç është Asociacioni i Komunave me shumicë serbe të pakicës serbe në Kosovë, eventualisht me kopetenca ekzekutive, i cili do ta defunksionalizonte shtetin e Kosovës, anologjikisht si Republika serpska shtetin e Bosnjë Hercegovinës, pa e thënë qoftë as edhe një fjalë të vetme se kush ishin ato figura politike të Kosovës , që pranuan të negocohej në negociatatë e Bruxelit ,me palën serbe një asociacion i tillë, i cili e vë në dyshim funksionin normal të shtetit të Kosovës brenda gjithë teritorit të tij.

Këto ditë një opinionist i drejtohej atyre, që e kishin pranuar marrëveshjen anti Kushtetuese të asociacionit të komunave me shumicë serbe të pakicës serbe në Kosovë, që të kërkonin falje, por është e pa mjaftueshme vetëm kërkim falja, do duhej të vehej në veprim edhe sistemi i drejtësisë kundër politikanëve kaq të papërgëgjshëm kundër shtetit të tyre ‐Kosovës...

Edhe pse kjo marëveshje është negocuar dhe pranuar në përiudhën në të cilën partitë e këtyre dy figurave politike z.Hashim Thaqit dhe z.Isa Mustafës , ishin në koalicion, që të dytë e mohojnë se ishin përgjegjës për një realitet kaq të hidhur anti kushtetues për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat