Lulzim Basha dhe ringritja e VETING-u në Partinë Demokratike

Opinione

Lulzim Basha dhe ringritja e VETING-u në Partinë Demokratike

Nga: Skënder S. Kapiti Më: 12 tetor 2021 Në ora: 10:34
Skënder S. Kapiti

Politika shqiptare duhet të dekriminalizohet, duhet të dekorruptohet, pra duhet të ndalojë që të mos kandidojnë për deputetë e për ministra e as për drejtorë e funksionarë shteti individë injorante dhe me rekorde krimi, hjajnije e korrupsioni.

Ky është VETING-u politik që duhet ta bëjnë partitë politike së pari, si dhe votuesit shqiptar me votën e tyre. 

Këtë po e bën Lulzim Basha në Partinë Demokratike i cili e përjashtoi me shumë të drejtë  deputetin Berisha nga Grupi Parlamentar pas shpalljes së këtij të fundit “non grata” nga SHBA.

Shqipëria ka nevojë sot për një opozitë të vërtetë demokratike, për një lidership të saj të pastër,të aftë e të sinqertë para popullit por edhe besnik e të sinqertë  edhe ndaj SHBA-ve; për një lidership të lirë e të pashtërnguar as nga e kaluara komuniste.

Shqipërisë dhe PD-së i duhet një lidership pa mëkate korruptive  dhe pa individë që e kanë bllokuar e penguar demokracinë dhe VETING-un në drejtësi.

Pikërisht, sot Partia Demokratike me Bashën kryetar të saj, dhe me bashkëpunëtorët rreth tij si Duma, Tabaku, Alibeaj , Bardhi etj., janë zgjedhja më e mirë te të cilët është shpresa e besimi se PD do të ripërtërihet e ringrihet fuqishëm për të dalë nga hullia e tranzicionit ku e futën dhe përpiqen ta mbajnë akoma Berisha me ata të tijët si Noka,Nishani, Topalli,Patozi, Imami, Paloka, Bylykbashi, Bode, Rusmajli, Halimi, Shehu, Pollo etj., pra disa ish  deputetë por edhe ca të sotëm, ishfunksionarë të qeverisë Berisha  dhe ishaleatët e pushtetit të tij si Mediu e sidodomos Ilir Meta.

Këta janë ajo shpurë fantazmash të cilët duan që ta kenë PD-së strehë  për  të qenë të sigurtë si  deputetë të përjetshëm; këta janë ata të cilët e duan PD-në si mburojë politike të korrupsionit të tyre; këta dhe të tjerët si këta dhe prej tyre i erdhi PD-së humbja e madhe në vitin 2013, dhe po këta që me heshtje djallëzore e me veprimtari të hapur por edhe tinëzare e kanë sabotuar dhe penguar fitoren e PD-së duke i shërbyer pushtetit të Edi  Ramës.

Dhe po këta pa pikë turpi mundohen që ta fajësojnë Bashën për të gjitha ato dhe per  gjithcka që ata vetë kanë bërë në dëm të Partisë Demokratike.

Këta po organizojnë e foltojnë nëpër salla të mbyllura e që po orgavnizojnë si Lenini në kasolle “revolulcionin” korruptiv   për të ruajtur e rifituar privilegjet e tyre, dhe  keta jane   interesaxhinjtë , spekulantët dhe klanet  në PD, ata të cilët e kanë shfrytëzuar dhe përfituar, pra ata të cilët e kanë vjelur PD-në janë bërë si hijena politike dhe i janë turrur Bashës për ta larguar si Kryetar legjitim të PD-së.

Madje ata kanë marrë mbi supe edhe flamurin e antiamerikanizmit si dikur regjimi komunist i Hoxhës.

Shikoni se sa mjeranë e të dështuar janë ata. Berisha nëpër ato foltore  sajon e trillon shpifje të tipit të fletë rrufeve kundër Bashës,  sepse ai nuk ka dhe nuk paraqet asnjë arsye e asnjë lloj alternative pasi atij i janë konsumuar dhe i kanë dalë bojë të gjitha gënjeshtrat,hipokrizitë e mashtrimet dhe  nuk mundet që të prodhojë të tjera më,dhe as nuk mundet që të spekulojë e të bind më se ai është Partia Demokratike, se ai është “shpëtimtari” dhe ai është “fitorja” e “demokracia”. Por, përkundrazi  koha ka vertetuar e faktuar të kundërtën se ai e ka përdorur PD-në për intersa personale, ai dhe pushteti i tij me këta që e mbështesin sot , ata kapën ligjin, drejtësinë, shtetin; se ai zhvilloi dhe e mbrojti korrupsionin dhe ka penguar e bllokuar demokracinë. (Lexoni deklaratën “non grata”  të DASH). Prandaj,  faleminderit SHBA nga ne demokratët së pari,  që po na ndihmon në pastrimin  e në ringritjen e PD-së, për ndarjen e saj nga tranzicioni si dhe për ardhjen në pushtet të PD-së  e cila do ta ndajë njëherë e përgjithmonë dhe do ta nxjerrë Shqipërinë nga tranzicioni i  stërmundimshëm 30 vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat