Kriza energjetike botërore vazhdimësi e pandemisë Covid- 19

Opinione

Kriza energjetike botërore vazhdimësi e pandemisë Covid- 19

Nga: Prof.Dr.Afrim Koliqi Më: 12 tetor 2021 Në ora: 17:32
Prof.Dr.Afrim Koliqi

Situata apokaliptike Covid-19 e shoqërisë njerëzore mbarë planetare dhe përfitimet marramendëse të farmakomafisë, e përpjekjet në tendencë të daljes nga situatat e rënda për kërkim të vlerave dhe paaftësisë për ti qetur ato, prodhon dhe fenomene qe stimulojnë pikëpamjet absurde e modele që shpesh kanë tendencë shkatërrimi sidomos kur ato janë të planifikuara në skenarin antinjerëzor nga grupe apo shoqëri interesi.

Skema është në një farë mënyre tani e njohur. Së pari, qeveritë në këshillim me udhëheqësit e rendit apokaliptik , në muajt pranverë-verë, lehtësojnë masat e ashpra që tashmë kanë rraskapitur qytetarët, të uritur për një jetë normale. Pastaj, ringjallen udhëtimet me të gjitha mjetet, fluturimet e zakonshme dhe ato turistike , lejohen tubime më të mëdha, dhe pas një kohe dy mujore paraqitet varianti i ri i virusit korona dhe rritet numri i të infektuarve dhe vdekjeve. Qeveritë reagojnë me masa të reja, përfshirë vaksinimet e detyrueshme për profesione të caktuara dhe për njerëzit në tërësi. Kjo vështirëson jetën shëndetësore e sociale, zemëron qytetarët dhe humb perspektiven e shoqërisë

Nga statistika e raportimeve në OBSH deri me 11 Tetor 2021, ka pasur 237,383,711 raste të konfirmuara të COVID-19, përfshirë 4,842,716 vdekje,. E deri me 10 Tetori 2021, janë administruar gjithsej 6,364,021,792 doza vaksine.

Ende ka shumë pasiguri se kur, ku dhe si do të kalojë p(l)andemia, gjë që lë pasiguri për ekzistencën e racës njerëzore edhe për ekonominë. Skenarët tani janë hartuar dhe duhet parë se çfarë po shfaqet brenda mjegullës aktuale të pasigurisë si element i radhës.

Me tre tetor 2021 Edi Rama, me leje të “kreatorëve apokaliptik”, në një deklaratë të transmetuar në media kryesore dhe në Facebook, të cilin ai e prezantoi si “Mesazh drejtuar të gjithë shqiptarëve,” , shpalli paraqitjen e krizës se re energjetike dhe cilësoi atë po aq të fortë sa tërmeti e pandemia. Ishte ky paralajmërim i parë në hapësirën e Ballkanit për sfidën e radhës të projektit “shpik për të asgjësuar”

Bota aktualisht po përballet me pamjaftueshmëri burimesh energjetike të nevojshme për prodhimin e energjisë elektrike. Ecurit e prodhimit të rrymës elektrike me rënie drastike, sipas shpjegimeve të faktorëve tekniko-ekonomik në shumë vende të botës është mungesa e qymyrit dhe çmimi prej 50 euro për MWh në 250 euro për MWh , kanë sjellë mangësi në prodhimin e energjisë elektrike dhe ndërprerje të furnizimit të rregullt. Fillimisht këtij treguesi financiar i parapriu trendi i fortë i rritjes së çmimit të naftës, shoqëruar me një rritje të përgjithshme çmimesh të prodhimeve të konsumit të përditshëm duke shkaktuar inflacion.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se kriza energjetike në Evropë do ta afektojë edhe Kosovën. Ajo se bashku me Qeverinë e Kosovës, kanë paralajmëruar se çmimet e energjisë elektrike mund të rriten me fillimin e sezonit të dimrit. Kosova ka 15 miliard rezerva gjeologjike të thëngjillit,termocentralin A dhe B. Me këtë kapacitet energjetik mund ta mbaj veten dhe te siguroj stabilitet energjetik. Kosova më parë ka kontribuar me 70% në ish sistemin energjetik të ish Jugosllavisë

Rritja e çmimit të energjisë elektrike do të ketë edhe efekte indirekte. Një efekt indirekt është rritja e kostos se bukës, si njeri ndër produktet bazë të çdo qytetari. Buka dhe drithërat përbejnë 8 % përqind të buxhetit të ekonomive familjare. Përqindja e lartë e participimit të bukës në buxhetin e ekonomive familjare bën që ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike dhe rrjedhimisht i bukës, sado i vogël të jetë, të ketë efekt të madh në buxhetin e qytetarëve.

Tregu në Kosovë është i rregulluar me tarifa dhe çmim të energjisë elektrike për konsumatorë nga Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).do të mbesin me gjasë deri me një Prill të vitit 2022.

Ende ka shumë pasiguri se kur, ku dhe si do të kalojë pandemia, gjë që lë pasiguri edhe për ekonominë. Kostot e trajtimit të p(l)andemisë në të gjithë botën kanë qenë tashmë masive rreth, 10 trilion dollarë deri më tani siç kanë bërë vendet ka qenë në sferën e bllokimit financiar, dhe aktiviteti ekonomik ishte në një recesion historikisht më të thellin.

Sipas Allan MacNeill, një profesor i ekonomisë politike në Universitetin Webster, ka dy mënyra të zakonshme për të përcaktuar një krizë ekonomike."Dy gjërat më të mëdha që ne shikojmë për një krizë ekonomike janë rënia e Bruto Produkti të Brendshëm,( BPB) dhe papunësia," tha MacNeill. Këta dy faktor matës ndihmojnë në përcaktimin e shëndetit ekonomik të një shoqërie .

Për të zbuluar nëse ekonomia aktuale është më e keqja që nga Depresioni i Madh, duhet ta krahasojmë me Recesionin e Madh (2007-09), i cili para vitit 2020 konsiderohej të ishte kriza më e keqe ekonomike që nga Depresioni i Madh. Depresioni i Madh zgjati nga 1929-1933 sipas disa llogarive, por disa ekspert ekonomie argumentojnë se zgjati deri në 1939. Në Recesionin e Madh, kishte shumë humbje pune që ishin të përhershme. Kjo nuk ishte shumë kohë më parë, dhe ky është një tjetër goditje e madhe, "tha MacNeill.

"Të panjohurat" e krizës COVID mbulojnë çdo aspekt të reagimit dhe rimëkëmbjes globale. Sa e dëmshme është pandemia? Si do të përballen vendet me këtë pandemi? Sa do të zgjas në aspektin kohorë, etj.

Logjikshëm në këtë situatë parashtrohen disa pyetje esenciale për Qeverinë e Republikës se Kosovës :

1. Cili është plani i strategjisë kombëtare i kësaj qeverie për tu përballur dhe dalë nga kjo situatë?

2. A do mund të unifikoj klasën politike në Kosovë në zhvillimin e shtetit?

3. A janë përcaktuar shtyllat e zhvillimit tekniko-teknologjik.

4. A do jetë reflektimi i strategjisë qeveritare në funksion të mirëqenies të njeriut në Kosovë apo në mbajtjen e masave të jashtëzakonshme të p(l)andemisë duke ndjekë strategjinë e interesit të kompanive farmaceutike dhe pronarëve të tyre.

Krejt kjo krizë ekonomike energjetike, inflacion i shportës jetësore, dhe paralajmërimi i valës se pestë të Covid 19 dhe mutacionet , mund të jenë/janë sajesë e radhës e ushtarit të ri “apokaliptik” për ta nënshtruar racën njerëzore dhe për ta quar tek kolapsi i paparë ekonomik që për synim do kishte kontrollin global financiar duke imponuar dëgjueshmëri të përgjithshme njerëzore me një valutë universale e kontroll numerike të banorëve të planetit Tokë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat