Sot pas 26- vitesh kur busti i njerit nga diktatorët më të zi të historisë humane u tërhoq zvarrë rrugëve të Tiranës duket paradoksale të tubohemi me të njëjten frymë e vullnet përseri kundër arrogancës që po pjellin pinjollët e komunizmit.
Po ashtu është trishtim deri në vaj kur sheh të njëjten varfëri e ëndërr të vrarë përballë një pushteti të korruptuar e të papërgjegjshëm, arrogant e nepotist i pandreqshëm.
Vetiu të vjen në mendje ideja pesimiste e qënjes popull i nënshtruar, të cilën historia jonë e lashtë e moderne e demanton.
Atëherë përse kjo situatë?
Si mund të konsumojmë dekaden e dytë të shekullit të ri duke na udhëhequr drejt greminës një Sulltanat-Oligarki pa asnjë lloj principi në europjanizëm dhe demokraci!
Kush do ta konceptonte se 26-vjet pasi u shemb busti i diktatorit një nënë do vetvritej se nuk kishte ushqim për beben, një gjyshe e vetmuar do ngrihej nga të ftohtët se oligarkët i prenë energjinë ndërsa fëmija 5-vjeçar di vdiste se oligarkët e pangopur ja shitën sherbimin medikal!
Cili nga ne do paramendonte që bijtë dhe nipërit e byroistëve do udhëhiqnin me arrogancë e korrupsion qeverinë e rinia me intelektualët e këtij vendi do braktisnin Shqipërinë.
Ku është parë e lexuar dhe kush e ka imagjinuar që milionat e taksapaguesve shqiptarë ti përvetësojnë pa ju dridhur qerpiku një tufë oligjarkësh fytytëshplarë.
Kush do besonte se në parlamentin e vitit 2017 e në administratën e shtetit do drejtonin më shumë kriminelë sesa në burgjet e sigurisë së lartë?!
Sa pyetje retorike shtron sot shqiptari i ndershëm në këtë ditë historike.
Trishtimi e varfëria, mos shpresa dhe indinjatë për katër vite patën fërtilitet të dukshëm e të rrezikshëm. Nuk u rrezikua vetëm mbijetesa por dhe u nëpërkëmb karakteri, krenaria e dinjiteti shqiptar! E dinjiteti për kombin tim është ushqimi bazik pa të cilin vetë ekzistenca e tij vihet në pikëpyetje e rrezik.
Prandaj shqiptarët plot 500 mijë mbushën 3 ditë më parë Sheshin e Lirise! Ky paralajmërim paqësor e qytetar nuk është as apel i radhës, as inerci, por klithma finale e një populli të ngulfatur nga mungesa për demokraci. Është beteja që ka nisur për të zgjidhur dilemën finale: Ose Sulltanat Oligarkik ose Revolucion Demokratik!
Cila do fitojë?
Kushdo e njeh mirë këtë popull dhe krenarinë e tij e ka të qartë se Oligarkia nuk ka jetëgjatësi.
Qytetari shqiptar sot nuk heq dorë nga e drejta e tij për t’i kthyer të drejtën e jetës, të pronës, të sigurisë, barazisë dhe votës. Sot dhe vetëm sot është dita e tij, koha e tij, ndryshe Sulltanët 0ligarkë që po i vjedhin pronën, votën dhe po instalojnë krimin e drogën do i rrëmbejnë oksigjenin!
Është limiti i fundit, është tejskaji kohor i zgjidhjes së dilemës shqiptare të zgjedhë mes Sulltaniti Oligarkik dhe Rendit Demokratik.
Ti bashkohesh sot Protestës në Sheshin e Lirisë nuk është qëllim etatist politik, por një akt kombëtar fisnik, një investim për lirinë e rrezikuar sot dhe ëndrrën që duam për fëmijët tanë mot!
Autorja është Deputete e PD