Protestat e Lul Bashës, duhet të jenë protesta nevojtare të brezit të ri, e jo protesta partiake e ideologjike!

Opinione

Protestat e Lul Bashës, duhet të jenë protesta nevojtare të brezit të ri, e jo protesta partiake e ideologjike!

Nga: Fadil Maloku Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 18:31
Fadil Maloku

 1.Protestat shqiptare, duhet urgjentisht ta krijojnë simbolikën e vetë civilizuese demonstruese, dhe atë, jo më simbolikë ideologjike e partiake, por, një sosh të re që do artikuloj dhe mesazhoj fahun dhe origjinalitetin e gjithë qytetarisë shqiptare! Pra, një simbolikë civilizuese, që mund ta "instaloj" dhe artikuloj vetëm brezi i gjeneratës së (pa hipotekuar!) re e qytetarisë.

2.Ndryshe, ato do mbetën vetëm një lloj mimezisi i zbeht aristotelian, kundruall protestave rumune, ku manifestusit (pra, brezi i internetit!) protestuan me netë të tëra me ekrane (faktikisht: simbolikën dhe fahun e tyre identifikues!) të ndezura nga telefonat intelegjent!

3.Këtu në Bulevardin e Dëshmorëve, protestuesit (në rast se dëshirojnë të jenë in!)duhet ta" shpikin ngjyrën" e tyre identifikuese, në mënyrë që përmes saj ta animojnë dhe ta bindin publikun e gjerë shqiptar, për nevojat e zgjedhjeve të reja, fer dhe demokratike. Dhe e gjithë kjo "operetë", s' mund të arrihet me; ngjyrime, ikonografi dhe folklor partiak e ideologjik!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat