Edhe Vuçiqi mendon si Arbana Xharra për Ramën e Berishën

Opinione

Edhe Vuçiqi mendon si Arbana Xharra për Ramën e Berishën

Nga: Rexhep Shahu Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 19:19
Rexhep Shahu

Edhe Vuçiqi, Nikoliqi e Tadiqi që bekoi Ramën në Shkodër në martesën politike të 1 prillit me Metën, mendojnë si Arbana Xharra për Edi Ramën  e Sali Berishën.

Nderimi për Arbanën më  bën t’i them se e din luga çfarë  ka vorba. Do të thotë se e dimë më mirë  në këtu në Shqipëri se kush i ka bërë më  shumë dëme  Shqiperisë, Sali Berisha apo Edi Rama.

Edhe pas vdekjes së të dyve,  Berishës e Ramës, kurrë Edi Rama nuk ka më  e fitue Sali Berishën në  Kosovë. Kosova është mendim,  ëndërr, mungesë, dhimbje, vuajtje për Sali Berishen dhe për mua që  jemi lind e rritë në kufi. Nuk të shpjegohet dot kjo ty se nuk është me të  thënë por me të  ndjerë.  Ne nuk themi dot kosovarët,  nuk të them ty ajo kosovarja, por të them gjakovare, pejane, gjilanse

Ndërsa për Edi Ramën që natyrisht e don Kosovën, pa asnjë dyshim, kosovarët do të thirren gjithmonë,  ata kosovarët, pa mund kurrë  të thotë  prishtinalitë, pejanët, gjakovarët, kacaniksit..

E nëse ata që janë më lart, të zoti,  shohin më mirë, atëherë kërkoj falje nëse ti sheh më mirë e nga lart.

Në  kohën e Berishës ka patur kanabis, ka lulëzu në  një zonë.

Sot lulëzon në 300 zona e lulëzon 300 herë më shumë.  Me Berishën ishte tregti ilegale, sot është legale dhe ndërkombëtare. Dje ishte me gomere, sot është me aeroplane.

Berisha ka lidhë marrëveshje me vendet arabe. Pse, cfarë kanë vendet arabe?

Apo nuk i do Kosova e Amerika? Pse nuk e prish këtë marrëveshje Rama që  po bën 4 vjet në pushtet.

Ka dëmtue Kosovën me  zvarritjen e linjës së  interkonjuksionit me Kosovën dhe gazeta jote ka investiguar thellë  duke bërë  një vrimë  në  ujë. Pse nuk investigon prapë? Apo nuk duhet godite Edi Rama e as Vuciqi.

Ku është sot linja e interkonjuksionit. Kush e pengon. U ndërtua, pse nuk funksionon. Po bën 4 vjet Rama kryeministër pse nuk e lidh energjinë. Pse nuk po investigon gazeta jote të mësojmë të  gjithë  se pse Serbia e pengon linjën e interkonjeksionit mes Kosovës e Shqiperisë. Apo familja Berisha e ka në dorë këtë punë.

Berisha nuk ka vdekë, është gjallë dhe ai nuk vdes pse ka dëshirë ndokush ta shohë  të vdekur. Ai është deputet aktiv. Apo nuk lejohet. Apo duhet të mbyllet në shtëpi e të vdesë. Po si ta vdesim.

Unë e besoj se ti je nga ata që  nuk të shkon kjo analizë  kundër Berishës. Ai, sa i përket raportit me Kosovën, nuk është Berishë, është Kosovë.

Natyrisht që serbët nuk e duan, as enveristet e rinj e të vjetër të Kosovës nuk e duan, as shiksat as udbashat nuk e duan Berishën që  kur më  5 janar 1991 shkroi se Kosova është ylli polar i PD, që  kur vuri veton dhe pothuaj me vendim personal ndërtoi Udhën e Kombit që thjeshtë le të jetë  aty se ndoshta udhëton ndokush nëpër të.

Arbanë, për mua ke arritë  të jesh një  autoritet moral e kombëtar në Kosovë. Nuk ia qëllove me këtë  storje, sipas meje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat