Në politikën e Kosovës janë bërë dhe bëhen lëshime

Opinione

Në politikën e Kosovës janë bërë dhe bëhen lëshime

Nga: Luz Tomaj Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 21:51
Luz Tomaj

Më e bërë një mur kërkohet mjeshtri, ndonëse na lindi edhe një mur politikë në Mitrovicë. Më e lavru arën, duhet me ia gjetë ajamin. Me dhënë mësim në shkollë duhet me qenë edukator dhe pedagog i mirë etj.

Me bërë politikë, ndërkaq, është diç krejt tjetër. Nga politika, me pak fjalë, pritet përmbushja e interesave të shtetit, të popullit. Që të ndodh kjo, bartësit e bërjes së politikes duhet, patjetër, me qenë të paisur me një diapazon maksimalisht të gjërë të njohurive për të gjitha ato që kanë të bëjnë me  shtetin dhe për shtetin, me qenë të vetëdijshëm dhe me ndërgjegje të plotë për punën që bëjnë, për besimin që ua ka dhënë populli.

Veçanërisht, politika e shtetit, në mënyrë përmanente, duhet me qenë në binar të rrjedhave politike në arenën e bashkësisë ndërkombëtare dhe për asnjë moment mos me e humb ritmin

Në politikë vlenë thënia: në se nuk ecë me kohë, koha të shkelë. Prandaj, aktivitetet e gabuara ose të vonuara në politikë, reagimet e vonuara ose mosreagimet dhe lëshimet tjera në politikë, zakonisht, nuk mund të korigjohen, ndaj edhe lindin pasoja të ndryshme, të cilat nuk shkojnë askund tjetër por vetëm në dëm të shtetit rrespektivisht popullit.

Sa ka qenë politika e Kosovës, qoftë në procesin për pavarsi qoftë në procesin e shtetformimit, madje edhe sot, në hap me kohën, me zhargonin politikë mund të thuhet se është relative. Por, nëse veçohen vetëm disa momente, rezulton se lëshimet, në politikën e Kosovës, mjerisht, kanë qenë flagrante madje  thuaja përmanente dhe me pasoja.

Fjala e moqme thotë se njeriu, ndaj edhe politikani, është mir me mësu nga gabimet e tjerve. Mjerisht, politikanët të Kosovës duhet të mësojnë në gabimet e veta. Në këtë aspekt, vlen me i veçu disa momente.

-Beteja për pavarsi

Me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, Kosova, më në fund, e heqi qafet Serbinë gjakpirrse. Në horizont doli realizimi i ëndrrës shekullore a epokale - shifej pavarsia. Natyrisht, ishte kohë e harresë e cila para gjithash i takonte popullit. Politika, kuptohet, si në momente të harresë si në momente kritike, e ka për detyrë me vepru. Si duket, e keqja më e madhe qëndronte në faktin se subjektet politike, më ngusht ishin me luftu për pushtet se sa me I përcjell rrjedhat politike në arenën ndërkombëtare.

Rezoluta 1244

Thuaja se akti i parë formal i Bashkësisë ndërkombëtare, përkitazi me Kosoven, ishte Rezoluta e KS të OKB. Nuk pritej që kjo rezolutë me qenë ideale por e keqja është se, si duket politika kosovare as që e ka analizu këtë akt. Nuk ishte vështirë me vrejt se të metën më të madhe, madje të rrezikshme, e kishte në pjesen ku bëhej fjalë për minoritete. E pakuptueshme por theks të veçant kishte për komunitetin serb. Rezoluta i tejkalonte kufijt e mprojtjes së interesave të këti komuniteti. Thua se nuk mjaftonte rrespektimi i identitetit të tyre dhe të drejtave qytetare por, vraponte në sigurimin dhe ruajtjen e privilegjeve të veçanta karshi minoriteteve tjerara dhe vetë shtetit.

Pavarësisht se sa kishin me qu n'kanar, mungonin reagimet.

Gjatë pranisë të forcave ushtarake dhe civile të BN, në Kosovë, në bazë të Marrëveshjes tekniko ushtarake ndërmjet NATO-s dhe ish RFJ dhe Rezolutes 1244, UNMIK-u dhe KFOR-i  nuk i përmbushnin qellimet themelore. Nuk përpiqëshin që t'i parandalojnë dhe ndalojnë veprimet e forcava paramilitare serbe. Këto lëshime patën për pasojë shpërnguljen e shqipëtarve nga pjesa veriore e Mitrovices në atë jugore, ndërsa në veri pozicionoheshin strukturat paralele të Serbisë. Në këtë problem figuron edhe vet gjiganti I Kosoves – Trepqa.

Me sa vëmendje i përcjellte këto gjëra politika e Kosovës, mund të shtrohet pytja, por reagimet nuk vëreheshin.

Kryeadministratoret si z. Steiner, Petersen, Fajt, kohë pas kohe, lëshonin deklarata për situatën në Kosovë. Shpesh herë ishin në disfavor. Z. Piter Fajt, në një rast deklaroi se: "nuk do ta vendosim me dhunë EULEX-in në veri të Kosoves". Kjo deklaratë, jo vetëm që ishte indikative por, inkurajonte veprimin e Serbisë dhe pamundësonte zbatimin e ligjeve kosovare në gjith teritorin e vet.

Ngjarjet ndodhnnin dhe zhvilloheshin, reagimet e politikës së Kosovës nuk vëreheshin!

Zoti Rohan, kishte përgadit dhe sjellë Draftin e decentrallizimit, i cili, me 2006, është diskutuar në Vjenë. Drafti thuaja se nuk i përmbante kërkesat e palë së Kosovës as në parim e lëre më në mënyrë konkrete. Ishte i theksuar roli i Beogradit në financimin e komunave serbe që linden nga procesi i decentralizimit. Prap heshtje.

Amaneti i Ahtisarit

Plani i Ahtisarit, kur doli në dritë, e muar dheun. Publikohej edhe në mjetet e informimit amerikan. Ishte mjaft diskutabil. Kur BN ndërmjetëson në çështjet ndërshtetërore, kuptohet se dominon politika dhe pikpamjet politike. Nën atë frymë përpiqej të ishte edhe plani I z. Ahtisari, I cili, përndryshe, ishte politikan. Megjithatë, ai devijoi, vërehej qartë se, kur bënte fjalë për komunitetet në Kosovë, thua se I harroi komunitetet tjera dhe mirrej me komunitetin serb. Përpiqej që, përveç të gjitha të drejtave, të cilat janë të definuara edhe me standarde ndërkombëtare, komunitetit serb t'iu siguron privilegje të shumta si asociacioni, influenca në politikën e Kosovës etj.

 E keqja më e madhe ishte se ai i futi hundët edhe në legjislacion të Kosoves, madje parashifte se çfarë duhej të bëhej kushtetuta e shtetit, nga e cila, Kosova edhe sot vuan. Ishte edhe ky një rast kur politika dhe politikanët "harrojnë" se ekzistojnë edhe shkencat juridike, të cilat, së bashku me ato politologjike, shpesh i dalin n'udhë politikes.

Nuk vërejsha reagime nga politika e Kosovës. E dija se reagimet individuale nuk qojnë n'kanar, por, megjithatë, ma imponoi ndërgjegja, në formë të reagimit, një letër me vërejtje dhe sygjerime, ua dërgova misioneve të shteteve antare të KS të OKB dhe disa shteteve tjera. Më bëri kënaqësi se, nga disa misione, mora përgjegje falenderimi, madje se do t'a marrin në konsideratë mendimin tim.

Procesi i shtetformimit

Vlen me e përsërit se, në politikë, po nuk ec me kohë, koha të shkel, se lëshimet ose vonimet është e pamundur ose shumë vështirë të korigjohen. Prandaj, Kosova edhe sot e kësaj dite ballafaqohet me probleme ndërsa zgjidhjet nuk shifen në horizont.

-Kushtetuta

Është akti me të cilën vehen themelet e shtetit, është akti i cili duhet me e përmbajt dhe shprehë vullnetin dhe vetëm vullnetin e popullit. Kushtetuta egzistuese nuk e përmbush këtë kriter. Në se nuk ka patur reagime në planin e Ahtisarit, është deshtë, patjetër të vjen në shprehje profesionalizmi, aplikimi i shkencës që flet për shtetin dhe kushtetuten, të shiqohen kushtetutat moderne të vendeve të ndryshme, të ftohet z. Ahtisari që t'ia sjellë Kosoves në shiqim, së paku Kushtetuten e shtetit të vet etj.  Andaj, duke e anashkaluar teorin e shtetit, nuk  ka dilemë se Kushtetuta e Kosovës është bërë nën ndikimin ose sipas udhëzimeve të z. Ahtisari. Për këtë arsye, në kushtetutë, më shum siperfaqe kanë zënë, falë komunitetit serb, dispozitat  rreth komuniteteve, veçanërisht komunitetit serb se sa dispozitat që flasin për parlamentin e Kosoves dhe institucionet tjera të shtetit. Prandaj, njëfarë LISTA SERBSKA bën lojna, kur të don tërhiqet e kur të don këthehet në institucione. Si duket, institucioneve të shtetit as nuk iu shkon në mendje që të rishqyrtohet kushtetuta egzistuese.

-Pse në politikë nuk përdoret sa duhet historija e Kosoves

Deri sa Serbija me propagandë bën histori, Kosova nuk e shfrytëzon historin e vet. Mendoj se me plot arsye, i ndj. Rugova thirrej vazhdimisht në Dardani. Të thëm kalimthi se, në një enciklopedi serbo-jugosllave, botuar kaherë  lexova edhe për Dardanin. Në mes tjerash, teritori i Dardanisë e dërgonte Serbin në ata kufijtë e Pashallukut të Beogradit. Ndoshta kishte me qenë  e udhës  me  marrë atë shkrim dhe me ua ngjitë në dyer kabineteve të liderve politikë serb, madje edhe institucioneve të disa shteteve dhe BN.

Me vajtime propagandistike permanente, Serbija akuzon Kosoven për, gjoja, krime të ndryshme ndaj komunitetit serb, të cilat, madje I quan edhe gjenocidiale.  Vajton edhe për intervenimin e NATO-s. Me propagandë arrin me e bindë BN, veçanërisht Bashkësin europiane se, gjoja, Serbija ka qenë viktimë e intervenimit të NATO-s, ndaj jo rrallë, në procese të ndryshme favorizohet.

Në politikë duhet ofruar edhe gjërat që nuk kërkohen por që kanë domethënje. Historia gjithnjë ka domethënie. Akuzave serbe duhet përgjegjë edhe me fakte historike se çfarë kanë qenë vuajtjet, jo shekullore por thuja epokale, të kosovarëve nga Serbija. Krimet e Serbisë në Kosovë, jo vetëm gjatë luftës, kanë qenë vërtetë krime gjenocidiale. Nga liderët vetëm aty- këtu dëgjoi duke e përmend  gjenocidin që Serbia e bëri në Kosovë. Kjo çështje është deshtë kaherë me qenë e kristalizuar, e argumentuar dhe e adresuar në OKB dhe adresa tjera, pavarësisht se Kosova akoma nuk është anëtare e OKB-s sepse, nëse zgjatë procesi i antarsimit, ekzistojnë edhe rrugë tjera të reallizimit të kërkesës.

Po e veçoi një moment. Diku në mes të nëntëdhjetave, një mengjes i kërkova djalit që ti telefonon zyrës së kongresmenit Christopher Shays me kërkesë për një takim (djali ishte interpretues I imi). Pas disa minutave, më telefonuan mbrapa, me termin të caktur për takim. Ishte ky takimi I parë. Në takim ftova edhe Avdi Gjinin dhe Pal Gjurajn. Pas bisedës informative e ftova kongresmenin në një takim me komunitetin shqipëtar në Stamford. E pranoi ftesën. Në takim, e prezentova një fjalë hyrëse me titull Kosova dje, sot dhe neser. Ishin prezente edhe mjetet e informimit shqip nga New Yorku. Pas takimit, kongresmeni ma kërkoi një kopie të fjalës, të cilen e lexoi djali i im, dhe më tha "historija e cila i paraprinë gjendjes faktike ka rëndësi të veçantë". Nga ajo ditë, e unë po thëm falë historisë së Kosoves, Chris Shays u bë mik i imi dhe i shqiptarve dhe bëri me kuptu se çfarë rëndësie ka historia.

Pse politika e Kosovës, në se duhet, nuk i shfrytëzon historianët dhe shkencëtarët. Pse së paku, nuk bëhet, në mos tjetër, një rezyme e krimeve serbe kundër kosovarëve dhe shqiptarve në përgjithësi. Literatura ofron të dhëna për krimet e Serbisë gjatë riokupimit të Kosovës dhe më vonë. Ekzistojnë të dhëna për masakrat e bëra me 1912 rreth Shkupit, Prishtines, Prizrenit etj., për deklaratat e gjeneralëve serb se, mënyra më e mirë e pacifikimit, është zhdukja e shqiptarve, të prezantohen format e kolonizimeve, me qëllim të serbizimit të Kosovës, të prezantohet plani I Qubrilloviqit, veprimet e Rankoviqit etj. Bota nuk i njef ose nuk i njef mjaft, këto dhe të dhënat tjera historike. Duhet me ia prezentuar.

Pa asnjë dilemë, me kënaqësi e kishte mirpritë, një gjë të tillë libraria e Kongresit dhe institucioneve tjera amerikane. Nuk kishte shku huq as adresimi në librarinë e OKB madje edhe në adresa konkrete të misioneve të shteteve të ndryshme.

-Sa e kanë të qartë strukturat politike definicionin e shtetit

Kosova është shpallë shtet dhe e kanë pranu më shum  se gjysma e shteteve të botës. E kremtoi nëntë vjetorin, që natyrisht, meriton urime. Megjithatë, shiquar, jo vetëm, në aspektin teoriko-shkencor por edhe atë faktik e sidomos në konstelacion me sovranitetin, pa dyshim rezulton se duhen bërë përpjekje për rrumbullaksimin e të gjitha elementeve të cilat e përbëjn shtetin.

-Bashkësija ndërkombëtare e sidomos BE, në mënyrë përmanente duhet përkujtuar

Nuk është se BE dhe BN nuk e dinë se çka është shteti, por me I dhënë me kuptuar se edhe Kosova e din atë.

Politika e Kosovës, në se duhet, vazhdimisht duhet përkujtuar bashkësin ndërkombëtare e veçanërisht BE, ku zhvillohen aktivitete të shumta se një vend është ose nuk është shtet, se ka ose nuk ka sovranitet.

Në aspektin politik, shteti është një tërsi e veçantë institucionesh, që e ka të vetmin çëllim - organizimin e sundimit gjithëpërfshirës në interes të përbashkët brenda teritorit të caktuar. Në aspektin e teoris, shteti është një bashkësi shoqërore, e cila e ka pushtetin, teritorin e caktuar dhe se populli, në atë teritor sjellet sipas rregullave të cilat I përcakton pushteti. Që të përmbushen këto kritere, teorija e shtetit flet edhe për sovranitetin, si karakteristikë themelore të pushtetit, e cila përmban elementet:

1 pavarsinë ndaj pushtetit të çdo shteti tjetër,

2 mungesen e çdo kufizimi për pushtetin shtetëror në nxjerrjen e ligjeve, dhe

3 epersin e pushtetit shtetëror në teritorin e vet, mbi çdo pushtet tjeter, që mendohet në pushtetet lokale.

Kosova, mjerisht, akoma është larg përmbushjes së elementeve të shtetit, në kuptimin e plotë të fjales. Ndaj, duhet bërë përpjekje dhe insistime që, bashkësia ndërkombëtare, të angazhohet që t'iu mundësoj institucioneve të Kosoves funksionimin në tërsinë e vet teritoriale, me një sistem të vetëm juridik.

Në të kundërten, mund të lindin pasoja të rënda për Kosovën dhe të turpshme për bashkësin ndërkombëtare. Me pak fjalë, sovraniteti i Kosovës mungon në pjesen e saj veriore. Statusi nuk mund të konsiderohet i zgjidhur deri sa në pjesen veriore nuk shtrihen institucionet legale dhe legjitime të Kosoves. Serbet në veri, sytë dhe veshët i mbajnë vetëm kah Serbija, i përdorin vetëm simbolet serbe, duke i disrespektuar ato të Kosovës, madje e përdorin edhe valuten serbe. Jo populli por as strukturat politike shtetërore nuk lëvizin në atë pjesë.

Ndërhyrjet e Serbisë në atë pjesë janë permanente. Liderët e asaj pjese konsultohen dhe i napin llogari vetëm Serbisë. Edhe pranë të gjitha këtyre të zezave zhvillohen negociatat. Zakonisht, në procese të tilla më shumë humb pala e gatshme me lëshu pe se  pala e cila nuk lëvizë nga pozicionet e veta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat