Opozita jo bajkodit, tu përveshet zgjedhjeve dhe të formatojë të djathtën

Opinione

Opozita jo bajkodit, tu përveshet zgjedhjeve dhe të formatojë të djathtën

Nga: Ilir Vata Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 18:46
Ilir Vata

Ka një mijë e një arsye për të bërë opozitë, pasi qytetarët janë gojëhapur për ato çfarë presin, infrastrukturë rrugore, shërbime shëndetësore, shkollore dhe parashkollore, ulje të traifave të studimit, meritoktaci për punë, garë të ndershme në tendera, strehim, asistencë sociale, çeshtja e pronave, invalitve dhe të përndjekurve politikë.

E gjitha kjo tablo dhe një mijë halle që kanë shqiptarët është e mjaftueshme që opozita të bëjë opozitë, por më parë i duhet një projekt konkret, ndryshe nga çe ka qeveria, apo pasur qeveria e tyre, që t’ua prezantojë shqiptarëve sepse edhe koha është aq e shkurtër sa nuk mundet që këtë mision të shenjtë edhe po ta nis sot nuk mundet të mos e çojë në fund, se është vonë.

Më e rëndësishmja për opozitën është dhe fakti se përveç porgramit dhe platformës së saj i duhet të ridimesionojë i qëndrimin e saj politikë të politikës së qendrës në mardhënjet më shtresat në nevojë dhe aspektin social që hynë në zonën e së majtës dhe atë në trajtimin e të djathtës si fenomat në tërësi, ku përfishihen të përndjekurit dhe pronarët, dy qëndrime që PD ende si ka zgjidhur përfundimisht.

Pa dashur të akuzojmë askën është krejt, e vërtëtë se PD bënë aleancë me partinë e mbretit, kur në fakt është për Republikë Parlamentare, madje për çudi partia e mbretit vegjiton politikisht në atë që i godet thelbin e boshtit të saj, kthimin e mbretërisë në vend?

PD vazhdon bënë aleancë me partinë e pronarëve kur mbronë ligjin 7501 dhe çuditrisht paria e pronarëve vazhdon të mbështes stradegjinë e opozitës dhe për mundësinë për t’ju mohuar pronat pronarëve një nga të drejta e shenjta dhe të garantiar me kushtetutë.

PD vazhdonë të bëjë aleancë me të përndjekurit politikë ku për 26 vite ka mbrojtur dekoratën e diktatorit si hero kombëtar pasi ka pas mundësi që ta zhvenojë atë me ligj kur kishte pushtetin, dhe tani që është në opozitë i ka të gjitha kapitalet politike për të bërë një kundërshti reale dhe të bësueshme.

Por me të përndjekurit nuk mbaron këtu, sepse ish- lideri Berisha nisi një hetim për krimet e komunizmit në vitin 1995 dhe e mbylli, por pas tij të gjithë heshtën sa dhe sot në ligjin e dektriminalizimit nuk është saksionuar me ligji, shtrirja në kohë për  të gjithë ata që kanë shënuar krime apo janë spiunë të sigurimit të shtetit që të ndalohën të jenë pjesë e administratës apo e shtetit.

Opozita sot ka nevojë për të formatuar politikën e saj të djathtë me grupet e interesit dhe të gjithë problematikat që ka sot Shqipëria me një të djathtë të vertetë të munguar pa dëmtuar sencin e saj elektoral të një partie me spektër edhe social, pra mjatas, se kjo është Shqipëria, por në fillim duhet një projekt i qartë kombëtarë për ridimesionimin real të së djathtës dhe kundërvenë atë politikës së majtë, jo si armiqësi, por si alternativë.

Pavarësishtë se Berisha akuzohet nga kundërshtarët, ai ka përgjegjësi historike për të djathtën në Shqipëri dhe duhet të përgjigjet për këtë, pasi ka shumë nga ata që thonë të kthehet, ca të tjerë të zhduket por të djathtë e kërkojnë atë që të jap kontributin real të së djathtës, fundja dhe për të hequr paragjykimet se e solli Ramiz Alia, apo të tjera si këto, ai njeri ja ka një borxh të djathtës.

Berisha nuk ka pse dorëzohet, pasi ende se nuk është më të vertetë lidër i PD-së nikimin, infliencën dhe besimin e ka ende, prandaj energjinë e tij le ta përdori për ti dhuruar Shqipërisë një te djathtë reale edhe nëse ai nuk e donë, pasi është i vetmi që mundet ta bëjë aktualisht, fundja ua ka borxhe të përndjekurve pronarëve dhe të gjithë spekrit të djathtë.

Kjo është rruga e opozitës, bashkimi i të djathtës dhe përballja me të majtën, jo si hakmarrje, jo si kundërpërgjigje, por si mundësi alternative të kontraditës së madhe të demokracisë ku nëpërmjet diversitetit lindin vlerat e mëdha të saj.

Ka energji opozita, ka pasuri njerëzore dhe tashmë traditë për të ofruar një politikë të besueshme për shqiptarët, fundja për tu dhuruar shqiptarëve mekanizmin e vertetë të të bërit opozitë si një mundësi e artë për të konrtrolluar pushtetin se më pas do jetë vonë, do bëhën të gjithë të majtë apo të djathtë, pra një turmë që drejtoheshim nga njëshi si në diktaturë dhe nuk është aspak çdudi që të ndodh, sepse brezat e rinjë janë të pa informuar, memorja kombëtare është fshirë, pra shqipëria ndodhet si në vitin 1945, në paqartësi politike, sepse mungon e djathta reale?!.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat