Ja zgjidhja e problemeve politike shqiptare në Maqedoni

Opinione

Ja zgjidhja e problemeve politike shqiptare në Maqedoni

Nga: Sulejman Mehazi Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 22:18
Sulejman Mehazi

Kot e keni të nderuar kryetarë të dy partive politike shqiptare, Ali Ahmeti dhe Ziadin Sela,  nuk behet punë me maqedonasit, nuk na duan dhe pikë. Kjo që bëni ju s'është punë dashnie e dy të rinjve, njërit maqedonas e tjetrit shqiptar, po kjo është punë e madhe shqiptarie. Kjo e juaja na duket se është më tepër lojë hangarie për të hyrë në qeveri e pushtet,  për të bërë dovlet për "rahatllek", sherbet e lezet.

Ajo e BDi-së për të shpëtuar veten nga tmerri korruptiv, kurse kjo e dyta, e Selës, lëngu i lakmisë u shkon për goje  për pushtet. Pse shtireni se ia doni të mirën popullit, sikur t'ia doni të mirën e të ishit hakikat atëherë e di se çfarë do duhej të bënit, jua përkujtojmë nëse  keni harruar, ja sot ja kurrë, mund ta bëni parlamentin tuaj shqiptar në Maqedoni.

Kushtet për këtë veprimin tuaj politikë kurrë s'kanë qenë më të mira: derisa maqedonasit kanë dy parti politike, ne kemi katër, deputetë kemi, dy partitë politike le të formojnë qeverinë, p.sh. BDI--ja dhe LR PDSH-ja, kurse dy partitë tjera le të jenë në opozitë,  Besa dhe PDSH-ja, këtë na  mundëson   referendumi i Iliridës, mbajtur gjatë kohës së PPD-së.

Pajtohem me intervistë e prof. dr. Agim Vincës, i cili thotë se sikur sërbet të kishin qenë dhe më pak se 25% në Maqedoni moti jo vetëm që do kishin republikën e tyre, por edhe e kishin zhdukur e gllabëruar fare Maqedoninë.

Varianti i veprimit tuaj n? këtë mënyrë do të ishte i shkëlqyer për ne shqiptarët e Maqedonisë, njëherë e përgjithmonë do ta zgjidhnim këtë problem madhore njëshekullore shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat