Demarkacionin kufitar me Malin e Zi, çështje politike, apo zgjidhje kombëtare?!

Opinione

Demarkacionin kufitar me Malin e Zi, çështje politike, apo zgjidhje kombëtare?!

Nga: Ragip Guraziu Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 12:17
Ragip Guraziu

''Boll më me këto avantura,ne nuk duam viza kur nuk jemi në dijeni çka po ndodh me territorin e Kosovës!'' Shprehuri nga qytetarët e Kosovës,kudo që gjenë këta.''Ne nuk jemi kundër demarkacionit të kufizimit më Malin e Zi, por jo në mënyrën siç është bërë tani''?! ''Janë terrorizua qytetarët e Republikës së Kosovës, dhe po mendojmë se po bëhet trysni ndaj deputetëve sikur ata janë pengesa për liberalizimin e vizave”, i ka thënë  një poet autorit të këtij shkrimi,emri i njohur për autorin. Disa tjerë shprehe; “E din shume mirë edhe zyrtarët e Bashkimit Evropian sikurse udhëheqja e Kosovës, që liberalizimi i vizave nuk lidhet me demarkacionin por vetëm po merret si pretekst”.....

Qeveria garanton dhe  mirëpret raportin se Kosova nuk ka humbur asnjë metër territor.....

Qeveria e Kosovës përshëndet publikimin e draft-raportit për matjen e territorit të Kosovës, të publikuar  nga Komisioni gjithëpërfshirës i ekspertëve, i kryesuar nga akademik Hivzi Islami dhe i monitoruar nga përfaqësuesit e SHBA-së, BE-së dhe KFOR-it.

“Qeveria e Kosovës ka mirëpritur konstatimin e Komisionit se Republika e Kosovës nuk ka humbur asnjë metër territor me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi”, thuhet në komunikatë.

Qeveria e Republikës së Kosovës respekton edhe mendimin ndryshe të disa anëtarëve të Komisionit, duke shpresuar se ky mendim reflekton vetëm këndvështrimin e institucionit që ata përfaqësojnë dhe fton të gjithë për një bashkëpunim të mëtejmë deri në përfundimin e plotë të punës së Komisionit.

Qeveria e Republikës së Kosovës fton edhe një herë të gjithë spektrin politik dhe qytetarët e interesuar që të bashkëpunojnë ngushtësisht me Komisionin deri në finalizimin e raportit për matjen e territorit të Republikës së Kosovës.

Opozita nuk e pranon, por edhe nga pozita ka të tillë që e kundërshtojnë këtë finalizim të  demarkacionit

Opozita, si gjithherë kundërshtonë finalizimin final të këtij demarkacioni me Malin e Zi, publikimin e draft-raportit për matjen e territorit të Kosovës, të publikuar  nga Komisioni gjithëpërfshirës i ekspertëve, i kryesuar nga akademik Hivzi Islami dhe i monitoruar nga përfaqësuesit e SHBA-së, BE-së dhe KFOR-it.

Ndryshe, deputetja e Lëvizjës Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se përpjekja për të rikthyer Demarkacionit, pa i përmirësuar gabimet , nuk mund të prodhojë rezultate të tjera, përveç se të kthej tensionet brenda dhe jashtë Kuvendit, në një rezistencë gjithë popullore.

Ajo ka thënë se janë të vendosur që kjo marrëveshje të mos ratifikohet në asnjë mënyrë dukë mos bërë të ditur metodat që do të përdorin për të ndaluar një gjë të tillë.

Deputetja Kadaj-Bujupi në emisionin “Fakt Plus” ka folur edhe për mos prezencën e saj në Gjykatë bashkë me disa deputetë të tjerë.

Ajo ka thënë se seancat gjyqësore kanë dështuar ndërsa përpjekjet e prokurorëve dhe gjyqtarëve për ti mbajtur peng i ka quajtur padrejtësi.

Disa deputet të PDK-së, të cilët nuk do ta votojnë demarkacionin, janë shprehur edhe publikisht?!

Mbetet ende e pa qartë nëse vetë deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, do ta votojnë demarkacionin pas rikthimit të tij në Kuvend.

Raporti i i komisionit për verifikimin e demarkimit të kufirit me Malin e Zi, është quajtur qesharak nga zyrtar të kësaj partie.

Deputeti i PDK-së Shaip Muja ka thënë se kurdo që demarkacioni të rikthehet në kuvend, ai nuk do ta votojë.

Ai ka theksuar se në paraqitjen e raportit të komisionit për verifikimin e demarkacionit nuk ka pasur asgjë të re, sipas tij ata sot kanë paraqitur raportin e njëjtë që ka paraqitur komisioni i parë shtetëror.

“Nga aspekti procedural ardhja e tij në Kuvend është një shkelje ligjore sepse nuk janë respektuar kërkesat dhe qëndrimet e deputetëve duke filluar nga rezoluta e vitit 2015. Komisioni shtetëror dhe Qeveria i kanë terrorizua qytetarët duke shantazhuar dhe bërë trysni ndaj deputetëve sikur ne jemi pengesa për liberalizimin e vizave”, ka thënë ai.

Muja ka pohuar se ratifikimi i demarkacionit nuk është kushti i vetëm për liberalizimin e vizave siç por pretendohet.

“E din shume mirë edhe zyrtarët e Bashkimit Evropian sikurse udhëheqja e Kosovës, që liberalizimi i vizave nuk lidhet me demarkacionin por vetëm po merret si pretekst”, ka thënë Muja.

Ai është shprehur se nuk janë kundër demarkacionit të kufizimit më Malin e Zi, por jo në mënyrën siç është bërë tani.

“Çështja tjetër absurde është që me shtyllat elektrike të përcaktohet kufiri ky definicion është për ngushëllim.”, ka thënë Muja. 

Ndërkaq edhe Shukri Buja është shprehur se as nga vetë kryesia e PDK-së, nuk ka qëndrim se si do të veprohet në lidhje me votimin e demarkacionit.

“Pres që kryesia dhe këshilli drejtues i partisë të marrë qëndrim rreth projektligjit për demarkacionin, sepse për momentin nuk kemi qëndrim të partisë dhe për deri sa nuk ka një qëndrim partiak përveç atij që ishte me 1 shtator, duhet presim më tutje. Nait Hasani ka qenë ai që e ka definuar vendimit nga hera e kaluar që nuk do ta votoj demarkacionin janë edhe dy deputet të cilët nuk janë pjesë e partisë demokratike por janë në grupin parlamentar të PDK-së që nuk pranojnë ta votojnë”, ka thënë Buja.

Sipas tij tani qëndrimi i deputetëve të PDK-së do të varet nga mbledhja e ardhshme e në parti ku do të merret qëndrimi i përbashkët rreth demarkacionit nëse procedohet në Kuvend.

Qeveria e Kosovës përshëndet publikimin e draft-raportit për matjen e territorit të Kosovës, të publikuar  nga Komisioni gjithëpërfshirës i ekspertëve, i kryesuar nga akademik Hivzi Islami dhe i monitoruar nga përfaqësuesit e SHBA-së, BE-së dhe KFOR-it.

“Qeveria e Kosovës ka mirëpritur konstatimin e Komisionit se Republika e Kosovës nuk ka humbur asnjë metër territor me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi”, thuhet në komunikatë.

Qeveria e Republikës së Kosovës respekton edhe mendimin ndryshe të disa anëtarëve të Komisionit, duke shpresuar se ky mendim reflekton vetëm këndvështrimin e institucionit që ata përfaqësojnë dhe fton të gjithë për një bashkëpunim të mëtejmë deri në përfundimin e plotë të punës së Komisionit.

Qeveria e Republikës së Kosovës fton edhe një herë të gjithë spektrin politik dhe qytetarët e interesuar që të bashkëpunojnë ngushtësisht me Komisionin deri në finalizimin e raportit për matjen e territorit të Republikës së Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës vijon përkushtimin e saj që të punojë pareshtur në përmbylljen e procesit të demarkimit të kufirit me Malin e Zi, si kusht i vetëm i mbetur për t’i mundësuar qytetarëve të Kosovës lëvizjen e lirë në vendet e BE-së, dhe fton të gjithë spektrin politik që t’i kontribuojnë arritjes së këtij synimi madhor për Kosovën dhe qytetarët e saj..

Qytetarët e Republikës së Kosovës në ''ankth'' të madhë,nuk dijnë kujt t'i besohet tani?!

''Boll më me këto avantura,ne nuk duam viza kur nuk jemi në dijeni çka po ndodh me territorin e Kosoves!'' Shprehuri nga qytetarët e Kosovës,kudo që gjenë këta.''Ne nuk jemi kundër demarkacionit të kufizimit më Malin e Zi, por jo në mënyrën siç është bërë tani''?! ''Janë terrorizua qytetarët e Republikës së Kosovës, dhe po mendojmë se po bëhet trysni ndaj deputetëve sikur ata janë pengesa për liberalizimin e vizave”, i ka thënë  një poet autorit të këtij shkrimi,emri i njohur për autorin. Disa tjerë shprehe;“E din shume mirë edhe zyrtarët e Bashkimit Evropian sikurse udhëheqja e Kosovës, që liberalizimi i vizave nuk lidhet me demarkacionin por vetëm po merret si pretekst”.....

Ndryshe,Qeveria e Kosovës ka mirëpritur konstatimin e Komisionit se Republika e Kosovës nuk ka humbur asnjë metër territor me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi”, thuhet në komunikatë.

Qeveria e Republikës së Kosovës respekton edhe mendimin ndryshe të disa anëtarëve të Komisionit, duke shpresuar se ky mendim reflekton vetëm këndvështrimin e institucionit që ata përfaqësojnë dhe fton të gjithë për një bashkëpunim të mëtejmë deri në përfundimin e plotë të punës së Komisionit.

Qeveria e Republikës së Kosovës fton edhe një herë të gjithë spektrin politik dhe qytetarët e interesuar që të bashkëpunojnë ngushtësisht me Komisionin deri në finalizimin e raportit për matjen e territorit të Republikës së Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës vijon përkushtimin e saj që të punojë pareshtur në përmbylljen e procesit të demarkimit të kufirit me Malin e Zi, si kusht i vetëm i mbetur për t’i mundësuar qytetarëve të Kosovës lëvizjen e lirë në vendet e BE-së, dhe fton të gjithë spektrin politik që t’i kontribuojnë arritjes së këtij synimi madhor për Kosovën dhe qytetarët e saj..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat