Shtatë burra sa shtatëdhjetë!

Opinione

Shtatë burra sa shtatëdhjetë!

Nga: Sinan Kastrati Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 18:29
Sinan Kastrati

”Arti është i gjatë, jeta është e shkurtër” (Hippokrates)!

Shtatë burra sa shtatëdhjetë!

Në shenjë nderimi dhe respekti për këta shtatë burra që lanë gjurmë në kujtesën time e bënë punë të vyeshme e shumë të dobishme për kombin, secili në vendin e vetë të punës e me mundësitë që kishin..

Kur i fillova studimet në Letërsi, Ali Hadrin e pata Dekan të Fakultetit Filozfik e Anton Çettën e gjeta në Institutin Albanalogjik, si shef i sektorit të folklorit, dy shtyllat më të forta të kohës e të vendit.

Zeqir Gërvallën e Skënder Zogajn, i takova në gazetën e studentëve, "Bota e Re". I pari ish i burgosur politik, poet e burrë 300 dërhem, i dyti gazetar, poet e (më vonë) politikan,  burra të pathyeshëm. Ishin të fjalës e të punës.

Me Isuf Hajdarin e Rrahim Bajramin, punova afro 3 vjetë si kontrollorë të autobusëve në Kosovatrans, Trafikun Urban në Prishtinë e Shaip Krasniqi, referent, një ish nëpunës i thjesht i letërnjoftimeve e pasaportave në ish SPB-në komunale në Prishtinë.

7 burra sa 70-të.

Me profesor Hadrin e profesor Çettën u takuam shpesh. Me të parin, si të parin e Fakultetit, në Fakultet ndërsa me të dytin, që gjithashtu ishte i pari në tempullin e dijës e të shkencës Albanologjike … e të folklorit shqiptar, me kryeplakun e kryepleqëve për pajtim e autorin e librit ”Në prehën të gjyshës”, në Institutin Albanologjik, në Prishtinë.

Bacën Zeqë, për herë të parë e pash për mos me e harrua kurrë në gazetën e studentëve, "Bota e Re", në zyrën e Skender Zogajt, aty ku punonin bashkë.

Po kush ishte i shtati?

Ky ishte Shaip Krasniqi, të cilin për here të fundit unë dhe Zeqir Gërvalla ishim te Ai, para shallterit të tij, për me marr nga një PASAPORTË, në vitin 1992.

Thuhet se pas ”luftës” një tog me ”ushtarë” të UÇK -së e kishin kerkua në shtëpinë e ti në Prishtinë për ta vrarë, si ”bashkpuntor” të shkaut por nuk e kishin gjetur.

Njerëz të mëdhenj që u harruan nga ”njerëz” të vegjël pr që shkruajnë ”histori” për ”shtetet e reja” e pushtetet e vjetra e me mentalitete të vjetra, mendje të prishura e tru të kalbura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat