Tendenca për të ndjellë re të zeza në qiellin e trazuar të Kosovës

Opinione

Tendenca për të ndjellë re të zeza në qiellin e trazuar të Kosovës

Nga: Ajet Avdyli Më: 3 mars 2017 Në ora: 10:06
Ajet Avdyli

Kosova me Ramushin në Francë A do të ja dal Kosova ta mbaj vetën, të përballet me këto probleme të shumta, që besoj shumë se, edhe një shtet si Gjermania e Turqia do ta kishin të vështir të i`a dilnin me këto probleme. Na mbetet të shohim në ditët në vijim, të shohim se ; çfarë do të sjellin këto re të zeza që e kanë mbulue qiellin e Kosovën. Ramush Haradinaj i cili po mbahet padrejtësisht në Kolmar të Francës, me aktakuzë të vitit 2004, të lëshuar nga Sërbija, apo ka diçka tjetër për tej kësaj mbetet të shifet në ditët në vijim, të presim edhe datën 06.04.2017, e të shofim se a do të marrë epilog ky problem që goxha shifet të jetë hijerëndë për Kosovën, duke e parë se jemi në krizë, në rrugëtimin e një identiteti politikë.

Qeveria e Kosovës e institucionet e saja, ishin në rrugë të mbarë drejt kërkesave të tyre për lirimin e Ramush Harandinat, kishte fakte e veprime konkrete të Ministrisë së Drejtësisë, por edhe të Ministrisë së punëve të brendshme, këtë e dëshmoi edhe vllau i Ramushit Dauti në një emision. Por përpjekjet institucionale sikur nuk po ja arrijnë ta qetësojnë masën, por edhe disa lider tashmë të kërkuara nga Gjykata Speciale, e cila tani shumë shpejt pritet të filloj me ngritjen e aktakuzave të para. Grat thonë ra kjo dekë e u pamë, rasti Haradinaj në Francë sikur ka nxjerrë probleme të mëdha që priten të lëvizin tani e tutje. Pikrisht dje në Parlamentin e Kosovës kishte disa përfaqësues të dalur nga lufta, nuk e di a kanë qenë të ftuar apo të paftuar, por sigurisht se të ftuar, me që miku i paftur është jo i mirëseardhur.

Tani që shefi i Paralmentit të Kosovës Kadri Veseli që është përgjegjësi kryesor, për drejtimin e Paralementi, por edhe për rregull e qetësi, si duket ka ndrruar mëndje tani, dihet se Vv, me disa përfaqësue të sajë e thanë publikisht se kanë qenë të furnizuar me gazë lotësjellës kryesisht prej tijë, e tani kemi kërcnime të drejtperdrejta edhe ate, duke u ngjitur në foltoren e Kuvendit, të një grupi që kryesisht thirren të jenë përfaqësuesit e shoqatave të dalura nga lufta. A është ky një alarm për Bashkimin Evropjan, se Gjykata Speciale mund ta destabilizoj situatën në Kosovë dhe më gjërë, mendoj se po, pikrisht nga Z. Veseli. Kush i pregaditi e kush i orkestroi grupet e perfaqësuesit e dalur nga luft të futen në Paralamentin e Kosovës?, mendoj se kjo pytje kërkon pergjegjje në të ardhmen.

Ne kemi ndëgjuar se, ka kërkesa e zëra në Kosovë, të subjekteve të ndryshme, kryesisht të atyre që po kërkojn « Rishikimin e ligjith mbi Gjykatën Speciale », në këtë temë i gjenë të bashkuar, disa subjekte politike, por edhe disa lider që janë koxha të fuqishëm në institucionet e shtetit të Kosovës. Mbrëm në emisionin Click të TV 21, Bilall Sherifi e pranoi publikisht se pajtohet me kërkesat e popullit siq e quan ai, për rishikimin e Ligjit per Gjykatën Speciale, por edhe ka një tendencë të hapur për anulimin e të njejtit. Tani po shifet shumë qart se Demarkacioni, Asociacioni, e të gjitha kërkesat e Opozitës dhe një pjese të disa deputetëve të Pozitës, janë kërkesa të sajuara, e nuk u han palla atyre as për kufirin e as për Asociacionin, por qëllimi është te Gjykata Speciale.

AAK, me veprimet e saja po e dëmton rëndë Ramushin në Francë, nuk e di por të gjitha veprimet e liderve të AAK, por edhe të disa partive tjera politike po e dëmtojn shumë Ramush Haradinajn, kryesisht me sjelljet e tyre, me zhurmën, me deklaratat e tyre kunder Francës, me shamatën, me protestat në rrugë dhe shumë marifetllëqe që në një shtet demokratik nuk ndodhin këto gjëra, por u lihen institucioneve të shtetit të bëjnë punën e tyre. Dje vonë morrëm vesh se edhe VV ju ka bashkue protestës të ditës së shtunë, ku do të kërkohet lirimi i Ramush Haradinajt.

Nuk e di, por po më duket se dalja në rrugë e disave tani në këto momentie, nuk bëhet per Ramushin, por qëllimi i tyre është; mbrojtja e vetës së tyre, destabilizimi i Kosovës, tani po shifet qart. AAK po shifet se është një parti, që nuk ka njerëz për të drejtuar me partinë. Si mund të akuzohet Franca, kur Ramushi është në mbajtje pikrisht në Francë, kur dihet se akoma nuk është punë e kryer. A mund të ndikojn dekleratat e disa liderve të AAK por edhe partive të tjera te proceset që po kalon Ramushi në Francë, besoj se po, nuk do të hasin në veshin e shurdhur. Sikur e kam kryejue pershtypjen se disave nuk ju intereson fare Ramushi, por u intereson diçka tjetër!!!!!

Deri tani ishte problem rasti i Astrit Deharit, tani u hesht nga Albini, u hesht edhe Muri në Mitrovicë me që u rrxue me vendosmërinë e kryeministrit Mustafa, Dardan Molliqaj deklaroi të nesermen se filloi ndertimi i një muri tjeter, u ndal Treni provokues i Sërbisë. E tani uroj që sa më parë të marrë epilog rasti Haradinaj, por prap do të kemi kërkesa të tjera, të sajuara sepse tani na janë bërfë perditshmëri të kësaj opozite por edhe të një pjese të pozitës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat