Kur bastardët (kopilat) shqiptarë e heshtin shqiptarofobinë dhe e propagandojnë islamofobinë

Opinione

Kur bastardët (kopilat) shqiptarë e heshtin shqiptarofobinë dhe e propagandojnë islamofobinë

Nga: Gani MEHMETAJ Më: 4 mars 2017 Në ora: 08:21
Gani Mehmetaj

Në Gadishullin Ilirik fatkeqësisht ende kultivohet urrejtja kundër shqiptarëve. Prinë Serbia, por nuk i mbetet prapa Maqedonia e Greqia. Na zhvatën territore, u zhytën në krime e gjenocid kundër nesh, na penguan të inkuadrohemi në kontinentin e vjetër, shpifen etj. Të vetëdijshëm për borxhet që i kanë ndaj nesh, të gatshëm të mbrojnë edhe më tutje territoret e okupuara, propaganda shtetërore e tyre e kultivon urrejtjen në shkallë gjenocidi. Ata shpifin teori të çoroditura e intriga sa që e krijuan frikën kinse ne jemi tmerri i gadishullit, ata shtihen kinse na e kanë frikën, prandaj vuajtkan nga shqiptarofobia. Për të mbuluar të kaluarën e tyre të palavdishme synojnë të na nxjerrin fajtorë, ose rrezik për gadishullin. Ata duan të na mbajnë në tension e makthe të vazhdueshme.
Në dhjetëvjetëshin e fundit sikur nuk mjaftoi kjo urrejtja patologjike e kultivuar kundër nesh, Serbia në bashkëpunim me Turqinë e shtetet arabe, për të thyer tehun e vetëmbrojtjes shqiptare kundër fqinjëve agresivë, për të fshehur shqiptarofobinë, sollën një murtajë tjetër,  propagandën islamike. Ata u bien të gjitha borive kinse problemi kryesor i shqiptarëve është islamofobia e jo shqiptarofobia, ata duan t'i shkombëtarizojnë shqiptarët, që t'ua lehtësojnë punën serbëve, ata duan t'i paraqesin kinse myslimanët janë viktima e jo shqiptarët. Ndërkaq, shqiptarëve  myslimanë të drejtat fetare ua lejoi pashë më pashë Serbia e Jugosllavia, u ndërtoi xhami, u hapi medrese,  u dha rrogë hoxhallarëve, por ua ndaloi shkollat shqipe e të drejtat kombëtare. Mund të çirreshin dashnorët e islamit tërë ditën rroftë Turqia a islami, askush nuk i pengonte, por të thoshte dikush rroftë Shqipëria a rroftë kombi, i vrisnin, ose i kalbnin në tortura e burgje.  
 Propaganda serbe, turke e arabe nuk e paraqet shqiptarofobinë e tyre që s'ka mbështetje,  përkundrazi e zhurmojnë, por përpiqen t'i bindin të tjerët se problemi kryesor është islamofobia. Sipas tyre nuk janë shqiptarët viktima, myslimanët e turqit qenkan ata që vuajnë nga ndjekja. Propagandës serbe, turke e arabe u erdhën në ndihmë një lukuni bastardësh (kopilash) shqiptarë, të financuar nga  qendrat antishqiptare, që çirren si të çmendur kundër shqiptarëve e heronjve tonë kombëtar. Thuhet se një kryeministër shqiptar, servil i Turqisë, i pari e hodhi marrëzinë prej budallai, kinse në Shqipëri është problemi islamofobia. Nuk e sqaroi fatkeqi karrierist se shqiptarët kanë frikë e tmerr nga islami, sepse islami është bërë i frikshëm e i tmerrshëm në tërë botën, por e hodhi marrëzinë kinse myslimanët janë të rrezikuar nga shqiptarët.
 Një ish oficerë i Serbisë që nga rakia serbe shlivovicë, kaloi në çajin rus në gota të vogla Anadolli, çirret i tërbuar kundër shenjtores shqiptare, vjell helm kundër Gjergj Kastriotit. Urrejtja kundër Skënderbeu këtij mercenari të ndotë i ka mbetur kur ishte oficer serb, sepse ushtria e tij propagandonte nëpër kazerma se është Gjergji arbëror ai që i frymëzoi shqiptarët e Kosovës e të Maqedonisë të bënin kryengritje kundër Serbisë e Jugosllavisë. Dhe ajo urrejtje patologjike prej serbi e mbanë edhe tash. Ndërkaq, disa televizione në Kosovë i transmetojnë fëlliqësirat e tilla prapë sikur t'i financonte Serbia.
Po ashtu disa hoxhallarë të shitur e psikopatë, me prejardhje aziatike, që bëjnë propagandën e Serbisë, Turqisë e shteteve arabe shkumojnë në ethe kundër personaliteteve tona e historisë kombëtare. Ata nuk flasin për fenë e tyre, ata flasin fund e krye kundër shqiptarëve me porosinë e Serbisë e Turqisë.
Një lukuni budallenjsh e bastardes çdo shkrim kundër terrorizmit islamik e kulturocidin turk e paraqesin islamofobi. Asnjëherë këta mjeranë, që flasin shqip e mendojnë serbo- turqisht  nuk shkruajnë për shiptarofobinë, por ulërinë për islamofobinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat