Formoni Komisionin kombëtar të verifikimit

Opinione

Formoni Komisionin kombëtar të verifikimit

Nga: Sali Leka Më: 4 mars 2017 Në ora: 09:55
Sali Leka

Shumë i nderuar ministër Arben Ahmetaj.

Ju kërkojmë të formoni komisionin kombëtarë të Verifikimit, me kompetenca të plota ligjore juridike, për verifikimin dhe inventarizimin e pasurisë të familjes time, të shokëve dhe miqve të mi.

Edhe pasurinë e shegertëve të majmur të Lul Bashës, të shtruar për shtatë palë qejfe në çadrat qebaptore përpara godinës së kryeministrisë. Në ato çadra nuk ka asnjë hallexhi, as fukara, as njeri të arsimuar, të kulturuar, as demokratë të betuar, as humanist të nderuar, pork a persona të mangut të skremuar që i kanë blerë diplomat me nga dy million lekë të vjedhura të grabitura.

Këtyre shegertëve të llahtarisur e kam obligim me u thënë: Bulevardi i Tiranës, nuk është prona juaj, as Shqipëria nuk është bejliku i juaj privat.

Prandaj shkulni çadrat dhe ngulni në pronat që i keni okupuar me dokumente fallco spekullative, seksenore korruptive, në tokat bregdetare, Durrës, Ishëm, Lezhë, Velipojë, Divjakë, Lushnjë, fier, Vlorë, Sarandë, Konispol.

Unë me shokët dhe miqtë e mi do të marrin toka në bregdetë me dokumenta të drejta mbas Vetingut dhe reformës në drejtësi.

Vetingu do të vendosi drejtësi të barabartë shembullore por është egërsuar Lul Basha dhe lëngon vajton: o bo bo medet medet!

Do të vjedhi Edi Rama votat me 18 Qershor, por ta largojmë me protesta dhe të formojmë qeveri teknike, për të bërë zgjedhje të lira, të ndershme. Me Edi Ramën nuk pranojmë votime, nuk shkojmë në zgjedhje.

Kurse unë e kam obligim ta garantoj Lulin e turbulluar se bashkë me shokët dhe miqtë e mi kemi dy mijë e pesëqind vota.

Në vitin 2013, dhe 2015, votuan Edi Ramën dhe Ilir Metën me vota të fshehura në kuti sipas ligjit. Edhe në 18 Qershor 2017 do të votojmë Edi Ramën dhe Ilir Metën por me vota të hapura që të na shohi Luli i errsuar, i mjegulluar, bashkë me sejmenistët e tij të llahtarisur, të sekelldisur duke gumzhitur: Fitore, fitore. E duam Shqipërinë pa Edi Ramën.

Do ta rrëzojmë Edi Ramën, po nuk pranoi qeveri teknike.

Ashtu si rrëzoi Sali Berisha bllokmenët e kuq komunistë, etërit e Edi Ramës dhe Ditmir Bushatit. “Do të rrëzojmë kupolën e krimit të bijve të etërve të kuq. Babai Edi Ramaës Kristaq Rama krimineli komunist ka vrarë me litarë poetin Havzi Nela“

Kurse unë tregoj:

Sipas mendjes dhe llogjikës së turbulluar të shegertëve të Lulit, Shqipëria socialiste vetëm një kriminel komunist paska patur dhe asnjë tjetër, por si qëndron e vërteta?

Përgjigja: Po të ishte kriminel Kristaq Rama, instruktori i shegertëve, Sali Berisha ta gjykonte, ta dënonte për krimin kur Kristaqi jetonte. Sot Kristaqi nuk jeton dhe i biri Edi Rama, nuk ka detyrim për të paguar dhe po të ishte kriminel babai i tij.

Neve shqiptarët kemi tradita dhe zakone të mrekullueshme. Babai e komandon djalin dhe jo djali babain. Kristaq Rama ishte komunist i kuq, por jo kriminel vandal as gazhet brutal. Djalin e tij Edin e ka drejtuar dhe komanduar, për të mos u bërë kriminel vandal, as gazhet brutal.

Ashtu si më ka drejtuar dhe komanduar mua babai im i dashur fisnik, i nderuar, mendimtarë i admiruar, dhe guximtarë vizionarë i betuar. Babai im kreshnik vital i kulturuar më ka mësuar mua me gëzim dhe admirim, për tu bërë shkrimtarë dhe poet lirik, erotik dhe eposik teuratik, i përkushtuar, vital viganik i betuar për drejtësi dhe demokraci humaniste njerëzore dhe kulturë shembullore.

E kam obligim të falenderoj babai im me shumë admirim teuratin iradin-Babai im o mësuesi im, o profesori im, o filozofi im i paçmuar, o teuraticieni i bekuar.

E kam obligim të kujtoj me nderim sublim Kristaq Ramën që sot nuk jeton, po të jetonte do tu përgjigjej shegertëve të Lulit, që të përçdnuar obskurantë të mangutdhe nuk i dijnë  zakonet e shkëlqyera fisnike shqiptare eposike, as Bullgare dhe Helene Ballkanike as zakonet slave dhe Armene Aziatike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat