Kosova dhe dilema e njohur të jesh, të dish apo të kesh...?!´

Opinione

Kosova dhe dilema e njohur të jesh, të dish apo të kesh...?!´

Nga: Agron Shabani Më: 4 mars 2017 Në ora: 19:34
Agron Shabani

Ndonëse, manifestimëve të atjeshme solmene ose festive për ditën e pavarësisë, edhe kësaj radhe u mungoi njëri prej komandantëve kryesor të UÇK-së, respektivisht, njëri prej herojve, akterëve dhe protagonistëve më të rëndësishëm ose kryesor të lirisë, shtetit dhe pavarësisë së Kosovës, z. Ramush Haradinaj. Zoti Haradinaj se këndejmi, është edhe lider i AAK-së dhe ish kryeminister kosovar. Por....!

....!

Po thonë se Franca është më e madhe, më e fuqishme dhe më e rëndësishme se sa e tërë Natoja dhe BE-së (UE-së) bashkë....?!  Nuk pyet asnjeri. Nuk e di!?

Ndonëse, sipas të të gjitha gjasave, pas kidnapimit dhe arrestit shtepiak të Ramush Haradinajt në Francë, pos Serbisë, Rusisë dhe shtetëve të ndryshme të kampit (bllokut) të njohur serbo-sllavo-ortodoks në kontinentin plak, qëndrojnë edhe fuqitë e mëdha ose kryesore të BE-së (UE-së ) dhe Natos të cilat shqiptarëve dhe Kosovës vazhdojnë t´u japin premtime dhe fjalë të mëdha me reultate të thata ose fare boshe, ndërkaq, Malit të Zi dhe Serbisë -kredi të mëdha prej qindra miliarda eurosh ose dollarësh amerikan si dhe koncesione dhe benificione të vazhdueshme materiale, sociale, ekonomike, politike, administrative, juridike, tokësore (teritoriale) ose gjeografike mbi kurrizin e thyer ose lakuar të Kosovës dhe shqiptarëve si "demarkacioni" ose "zajdnica" (republika serbe) në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës së bashku me enklavat, apendikset ose eldoradot tjera të popave (kalluxherëve) ose minoritarëve serbo-malazias gjithandej Kosovës.

Kosova (Dardania e Lashtë -Antike ) është tokë ose teritor iliro-shqiptar që nga etapa e njohur e Neolilit ( lëxo: 5OOO vjet- para epokës sonë ) dhe deri ne ditët tona. Po, po. 

Ndërkaq, serbët siç dihet, në formë grupësh ose fisësh të ndryshme nomade ose gjysëmnomade; do dyndën nga Karpatët dhe rajonet tjera të Rusisë etj....Për t´u vendosur dhe sistemuar kështu nepër vende dhe rajone të ndryshme të Gadishillit Ilrik ( Ballkanik) -dikund gjatë shekujve gjashtë (6) dhe shtatë (7) në mesjetën e hershme në formë hordash (hordhishë) nomade ose paranomade. Por, kot se koti !

 Aty është edhe i ashtuquajturi "demarkacioni kufitar" i Kosovës me Malin e Zi si shpata e Demokleut ose Gogol i Madh për Kosovën dhe shqiptarët. Por, jo edhe për të të ashtuquajturit " popujt qiellor" serbo.-malazias të cilët  Rusia, Franca dhe disa fuqi tjera të kontinentit plak i kanë për hastret që nga "Kongresët" e Vjenës e Berlinit me 1815 dhe 1878 dhe deri me sot.

Në këtë kontekst të "suspektshëm" dhe tepër dubioz është mëse interesant dhe indikativë fakti i njohur sipas të cilit disa fuqive të ndryshme të BE-së (UE-së) ua ka endja të akuzojnë ose paragjykojnë presidentin e ri amerikan, z.Donald Trump për si thonë "lidhjet" ose "miqësitë e tij me Rusinë dhe presidentin e saj, Vladimir Putin"! Në anën tjetër ndërkaq, vet sikur janë shndërruar në "koloni" ose "kolonë të pestë" të Rusisë dhe oligarkëve ose multimiliarderë rusë që i kanë blerë, pronësuar ose kaparuar sipërmarrjet, koncernet, tregjët e punës si dhe një mori bankash dhe kapitalit të gjithëmbarëshëm neper shtetët e ndryshme (kryesore) të BE-së...!

Ndërkohë që edhe diktatët ose presionet e vazhdueshme të disa "grave" dhe "burrave të fortë" të Brukselit ose Uashingtonit ndaj palës kosovare lidhur me "demarkacionin kufitar" të Kosovës me Malin e Zi, "asociacionin e pavarur të komunave serbe" në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës si dhe për shumë e shumë kompromise dhe koncesione të Kosovës dhe shqiptarëve ndaj Serbisë, Malit të Zi dhe kështu me radhë në emër të si thuhet "liberalizimit të vizave" ose "integrimëve të Kosovës në BE-së, Nato, OKB-së etj....Në instancë të fundit janë vetëm urdhëra, diktate ose ultimatume të Moskës ose Kremlinit zyrtar të përkthyera dhe përligjura në Bruksel ose dikund tjetër.

Siç dihet, në Francë, Itali si dhe në disa lande ose rajone të ndryshme të Gjermanisë ( si Krahina e Rurit në Landin gjerman të NRW-së, në Lindje të Gjermanisë etj.), varfëria dhe kriza e rëndë jetësore, sociale ose ekonomike gjatë kohëve të fundit kanë shënuar rritje drastike ose alarmante në me tepër se 2O % ! 

Ndërkaq, edhe antagonizmat, dallimet ose diferencat e ndryshme klasore ose sociale në mes të pasurve dhe të varfërve në Gjermani, Francë, Itali dhe në vendje tjera të BE-së, si të thuash nuk kanë qenë kurrë me të mëdha.

Mos të flasim këtu mbi averzionet, antagonizmat, divergjencat, disonancat, dallimet ose diferencat e njohura shkencore, industriale, teknologjike, tregtare, materiale, sociale, ekonomike dhe të tjera brenda vendëve të ndryshme anëtare të BE-së ose UE-së....!!!

Ndaj, nuk dihet me saktësi relevante ose konfidente së me çfarë kushtësh, resursësh ose potencialësh të mundshme shkencore, industriale, teknologjkie ose ekonomike e synojnë Kosova dhe shqiptarët "libralizimin e vizave" apo "tregun e lartë" industrial dhe ekonomik të BE-së?! Gjegjësisht "klubin ekskluzivë" të njerëve më të pasur të BE-së që janë pakicë në raport me shumicën e qytetarëve të BE-së. Në emër të mbajtjes gjallë ose mbijetesës politike të një tufe (kaste) të harbuar dhe kriminalizuar demagogësh, hipokritësh, matrapazësh, analfabetësh ose gjysëmanalfabetësh të ndryshëm institucional dhe funksional në Kosovë të cilët nga frika, paranoja, fobia, nebuloza, skizofrenia, mediokriteti dhe padituria e tyre-janë gjithëmonë të gatshëm më i firmosur ose nënshkuar 1OO1 marëveshje ose traktate të ndryshme me Serbinë, Malin e Zi ose dikënd tjetër kundër interesave më të larta shtetërore, nacionale, politike, ushtarake (luftarake), historike, gjeografike dhe të tjera të Kosovës dhe shqiptarëve. Fundja, shumica prej tyre nuk janë as shqiptar të vërtetë, por "gjetje" ose "zbulim i veçantë" në shkencat e ndryshme biolologjike, gjenealogjike, politike, gjeografike, historike, etj...!

Se këndejmi, edhe komandantët (udhëheqësit) kryesorë dhe pjesëtarët tjerë të UÇK-së, edhe sot e kësaj dite po vazhdoujnë të paditen, akuzohen, burgosen dhe arrestohen nga gjykatat e ndryshme vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë e kudo tjetër në bazë të fletëakuzave ose fletëpadive të shtetit dhe gjykatave të ndryshme kriminale ose serbo-militariste! Mbase, në bazë të kurthave, intrigave, dredhive,insinuatave, komploteve, shantazheve dhe inskenimëve të njohura (bizantine ose satanike) të atyre që me tepër se një shekull i vranë, burgosën, përndoçën, i zhdukën dhe i masakruan shqiptarët etnik dhe autokton në tokën dhe trojet e veta etnike dhe historike! 

Plus e ashtuquajtura "gjykata speciale"....!!!

Aty jane edhe ca "zëra të lartë institucional dhe funksional "në Kosovë që vazhdojnë të shkruajnë, flasin, sajojnnë, shpifin dhe manipulojnë " pas kuintave" ose me "havale politike"- ndaj komandantëve, luftëtarëve dhe vlerave të njohura të luftës së lavdishme të UÇK-së! Dhe, të cilët në rastin konkret nuk paraqesin asgjë tjetër pos zërave të vetmuar dhe izoluar në vetminë  dhe shkretëtirën e madhe të menjes, zemrës dhe shpirtit të tyre të shitur dhe të pashpirtë që i shpartallon dhe davarisë mengjesi.

Ndonëse, pa i harruar këtu edhe Dick Marthët e ndryshëm si "kolonë e pestë" e Moskës dhe Beogradit në vorbullën e përgjithshme të mërimëngës së madhe të kurthave, intrigave dhe dredhive tashmë të njohura serbo-bizantine.

Në "Trokadero" të Parisit; edhe sot e kësaj dite thonë se ndodhët një monument i lashtë i viganëve i cili paraqet një kudhër impozante me një mori çekanësh (çekiçësh) të thyer mbi të dhe jnjë mbishkrim që thotë: Hudhni çekanët banda armiqësore!Çekanët tuaj do thehën, ndërsa tempulli i shkëlqyer i popullit dhe Perëndisë, përgjithmonë do t´mbetët.

Cinizëm i ri me parulla, slogane dhe relikte të moçme imperiale ose kolonialiste.  Apo, si zakonisht: Asgjë të re në "prokurorinë" dhe "senatin bizantin" të Romës....???!!!

Erich Frommi, respektivisht, vepra e tij e njohur me titull "Të jesh apo të kesh?" edhe sot e kësaj dite vazhdonë të jetë prezente dhe tepër aktuale tek shtetët dhe shoqëritë e larta industriale, kapitaliste ose "demokratike" të kontinentit plak në kontekste dhe relacione të përgjithshme ose multidimensionale. Në "kapitalizmin" dhe "demokracinë e re" të BE-së -ndaj Kosovës dhe shqiptarëve-sidomos.

Ndërkohë që Erich Frommi në veprën e tij "Të jesh, apo të kesh": Në radhë të parë angazhohet për njeriun e lirë,  për njeriun e suksesshëm, të pasur dhe sovran në kuptimin e plotë të fjalës. Për guximin, forcën, reflektimet, individualitetin, subjektivitetin, intimitetin, vizionet, idealet, simbolet, sponatitetin, eksluzivitetin, sovranitetin dhe integritetin e tij global ose universal. 

Përgjigjen në pyetjen se çka dhe për çfarë është në të vërtetë njeriu ose indivi institucional dhe politik në shoqëri? Erich Frommi e ngritë, projekton dhe sendërton  mbi substratin, atitudën, kuptimin dhe dimensionin e gjërë sociopolitik, socioushtarak (socioluftarak), socioekonomik, sociohistorik, sociogjeografik, sociopsikologjik , antropologjik ose antropogjenetik, antropohistorik, antrpogjeografik etj.
Mbase, mbi studimët dhe analizat e thella sociale, shoqërore dhe psikologjike mbi njeriun dhe shoqërinë e gjërë njerëzore ose qytetare në përgjithësi. Duke iu dhënë kështu përparësi ,ambiguitet ose një prioritet të plotë anës humane dhe etike(Condito Humana) dhe asaj shkencore ose akademike (Sciennce of Man) të individit në raport me kolektivitetin ose me popullin (kombin) dhe shtetin e tij prespektivë.

Të ndodhurit e vazhdueshëm ose permanent të shqiptarëve dikund në mes"lirisë së rrezikuar" dhe "robërisë së qetë" : I bëjnë ata të gjykojne dhe reflektojmë paksa me ndryshe në një kohë kur durimi ose vetëbesimi ynë tradicional ose empirik së bashku me "intelegjencën emocionale" tek një pjesë e konsiderueshme e "civilizimit të lartë" dhe "përprimtar të BE-së ose Perëndimit,- vazhdojnë të përceptohen dhe akceptohen si faktorët, indikatorët dhe predikatorët kryesorë ose determinant në kuadrin e sociopsikologjisë temporale dhe asaj funksionale, aksionale dhe  pozitiviste. 

Janë kohë sprovash dhe testimësh të zorshme të atyre që po plakën ndaj të tjerëve që po vijnë.

Përveç  Zotit, lindjes së diellit dhe aleatëve të njohur natyror dhe historik, në anën tonë sigurisht se i kemi kohën, vetëvetën , vitalitetin, potencialet, vlerat dhe resursët e njohura globale dhe universale të popullit ose kombit tonë.

Kërkohët  punë, durim, maturi, urtësi e madhe dhe pjekuri. 

Rruga deri atje nuk ëhtë edhe aq largë si dikur (...).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat