Haradinaj po mbahet si një i burgosur politik

Opinione

Haradinaj po mbahet si një i burgosur politik

Nga: Daut Cacaj Më: 4 mars 2017 Në ora: 21:39
Haradinaj, i shoqeruar në Francë

Këto ditë në disa portale të postuara nga Serbia po tentohet për tu plasuar e pavërteta mbi provat kinse ka në disponim Serbia të cilat do ti dërgohen Gjykatës Franceze në Colmar e që kanë të bëjnë me rastin Haradinaj.

Ne materiale prezantohet kinse kanë prova për të bamët e UÇK-ës gjatë luftës se fundit në Kosovë, pa i numëruar këto prova nga përmbajtja e tyre, mund të vërehet edhe nga një fëmijë se të gjitha janë të fabrikuara me dëshmi të pa qena apo të inskenuara të cilave as një gjykatë, pavarësisht e çfarë rangu, është nuk do duhej tu besonte. Shpresoj se edhe mbrojtja e Haradinaj do të ketë zotësi që këto prova të fabrikuara në kuzhinat e prokurorisë Serbe, ti demanton si të pa vërteta.

Se, sa kanë mjeshtri Serbët të fabrikojnë dhe të inskenojnë gjëra të pa vërteta, do të ishte më së miri ta citoj një thënie të Dobrica Qosiqit, i cili te serbët ka tretmanin e Babait të kombit, i cili për Serbët ka thëne: ” Gënjeshtra është pasqyrë e patriotizmit tonë dhe vërtetim i inteligjencës së lindur, gënjejmë në mënyrë kreative e inventive, gënjeshtra është mënyra ma inventive për të arritur caqet kombëtare”. Qartas po shihet se rasti i Ramush Haradinaj te autoritet Franceze, në këtë rast te Gjykata e Colmarit, po merret si rast i një të burgosuri politik, e kjo nuk i shkon për nderë kulturës dhe drejtësisë franceze, e cila në Evropë, trajtohet si djepi i kulturës, sidomos te aprovimi i Kodit Penal dhe ligjeve tjera bazike.

Pavarësisht nga këto rrethana dhe të kësaj situate, shpresa në drejtësi nuk është humbur. Drejtësia thuhet se vonon, por duhet të triumfoj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat