I drejti bie shtatë herë dhe ngrihet,i pabesi rrëzohet!

Opinione

I drejti bie shtatë herë dhe ngrihet,i pabesi rrëzohet!

Më: 5 mars 2017 Në ora: 11:55
Shefqet Avdimetaj

Padrejtësia që po i bëhet Gjeneral Ramush Haradinajt është pasojë e një komploti politik, që si prapavijë ka eliminimin e tij nga skana politike.

Këto prapaskena dhe shantazhe janë të konzervuara nga Serbia,nga qarqet e jashtme,por edhe nga individë në Kosovë ,që Gjeneral Ramushin e shofin si rivalin e vetëm të mundshëm për momentin.

Të gjitha këto qarqe në fund do të zhgënjehën dhe do të dalin humbës.

Ramushi ka përkrahjen e sovranit, për luftën e drejtë dhe të pakompromis që bëri për të mirën e atdheut.

Ramushi nuk u mëshef skutave të Europes dhe Shqipërisë,por i mbajti me nderë istikamet dhe i shërbeu popullit të tij deri në clirimin përfundimtarë nga armiku ynë shekullorë.

Ramushi asnjëher nuk tha unë kam luftuar nga distanca.

Në Hagë mbrojti Kosovën,luftën e drejtë të UCK-së dhe nderin e vetë dhe të familjes së tij.

Të njëjtën gjë po e bën edhe tani ne Francë.

Ramushi ka shum të drejtë karshi autoriteve të kohës,por siq thotë Volteri"Është e rrezikshme të keshë të drejtë në cështjet në të cilat autoritetet e kohës janë gabim"

Gjenera Ramushi u sakrifikua duke luftuar të padrejtën,për të rritur ndërgjegjen e popullit,dhe njëkohësisht më kët ai shprehu rrespektin për populline tij dhe për ligj

"I drejti bie shtatë herë dhe ngrihet, i pabesi rrëzohet"(Solomoni) 

Të pabesët do të rrëzohen,për të mos u ngritur më ,asnjëherë!

Sipas Biblës ,Luciferi ishte engjull,u shëndrrua në gjarpër, për mashtruar dhe manipuluar me të tjerët. Ai mbeti gjarpër,për të shkuar zvarrë tër jetën.Zvarranik...!

Tempulli i djajëve(demonëve) do të bie.

Gjeneral Ramushi me vetëdije të plotë, me idealin më të lartë të mundshëm,me besim të vetja, luftoi dhe u angazhua edhe pas luftës, për të mirën e Kosovës dhe popullit të saj.

"Nëse nuk ke besim te vetja,je dyfish i mundur në garën e jetës.Me besim në vete e ke fituar garën para se ta fillosh"(Ciceroni)

Gjeneral Ramushi kët garë e ka fituar para se ta fillojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat