Gëzuar 7 Marsi, Dita e mësuesit!

Opinione

Gëzuar 7 Marsi, Dita e mësuesit!

Sinan Kastrati Nga Sinan Kastrati Më 7 mars 2017 Në ora: 09:41
Mësonjëtorja e parë shqipe, Korçë

Shkolla shqipe, që njihet edhe si mësonjëtorja e parë shqipe u hap më 7 Mars 1887 në qytetin e Korçës, në Shqiperi.

Mëuesi i parë i shkollës së parë shqipe ishte Pandeli Sotiri.

Shkrimi, Këndimi, Gramatika e Gjuhës Shqipe, Historia, Gjeografia, Aritmetika, Dituria natyrore dhe Edukimi fizik ishin lëndët mësimore me 35 nxënësiit e parë të shkollës së parë në Korçë.

Sot, mësimi në gjuhën shqipe zhvillohet pothuaj në të gjitha shtetet e planetit të rruzullit tokësor, aty ku ka shqiptarë (përjashtim bënë greqia). Flitët e shkruhët lirshëm, falë mëuesve shqiptarë dhe rilindasëve.

Image
Mësonjëtorja e parë shqipe

Në Suedi, ku unë jetoj, mësimi në gjuhën shqipe zhvillohet i barabartë krahas lëndëve e dijeve mësimore si dhe gjuhëve të tjera të botës, si anglishtja, gjermanishtja, frengjithtja, spanjisthta, italishtja etj.

Mësimi në gjuhën shqipe në Suedi, fillon që nga foshnjorët, parashkollorët, në shkollat fillore dhe të mesme, me më së pakut dy orë mësimi në javë dhe kjo është e rregulluar me ligj.

Nxënësit shqiptarë që mësojnë gjuhën shqipe, vullnetarisht, janë më të privilegjuar se edhe vetë nxënësit suedezë. Nxënësit notohën në lëndën e gjuhës shqipe sikurse nëlëndët e tjera, si matematikë, fizikë suedisht etj. Ata marrin, madje nga 100 poena më tepër se sa moshatarët e tyre suedezë të të njëjtave klasë, në të gjitha shkollat ku mësimi zhvillohët në gjuhën shqipje ... në klasët e para, në klasët e dyta dhe nga 50 poena në klasët e treta të shkollave të mesme.

Nxënësit shqiptarë të shkollave të mesme, kanë të drejtë me zgjedhur Gjuhën Shqipe, si gjuhë të dytë pas gjuhës suedeze dhe asaj angleze që janë të obligueshme.

Ata mund të zgjedhin gjuhën shqipe, frenge, gjermane, italiane dhe gjuhë tjera të komunikimit, por edhe gjuhë ”të vogla” si gjuhë të dytë, siq është gjuha rome.

Të them edhe këtë: Gjuha Rome, Romani ose magjupishtja, është ndër gjuhët më të privilegjuara në suedi, si gjuhë jo amtare.

Image
Foto e mësuesve suedezë e shqiptarë

Deri sa gjuhët tjera, si arabishta, boshnjakishtja, serbishtja, spanjishta, për me e zhvillua mësimin, një klasë duhët të ketë së pakut 5 (pesë nxënës) nxënës, për ata, romët, të mësimit rom, edhe me një nxënës rom nëse është në klasë, ka të drejtë, me ligj që ta ketë mësuesin e vetë, përkthyesin, asistentin, rom.

Pra gjuha shqipe në shkollat suedeze është e barabartë krahas gjuhëve të tjera dhe mësuesi shqiptarë paguhët nga shteti.

Më 1999, kur shumë familje shqiptare erdhën në Suedi, shkollat suedeze, kudo që kishte shqiptarë i hapën dyert edhe për shkollën shqipe e për nxënësit shqiptarë.

Në Komunën e Mënterås-it, Krahina e Småland-it, ku më parë kisha jetuar më thirrën me punua si mësues dhe përgjegjës për shkollën shqipe, 380 km larg familjës.

Mua më ndihmonin edhe tre mësues vullnetarë shqiptarë, refugjatë dhe një mësues suedez.

Kisha afro 20 nxënës shqiptarë të moshave të ndryshme, deri në 18 vjet dhe i ndava në tri grupe.

Përveç lëndës së gjuhës shqipe, në planprogram futa edhe Historinë, Gjeografinë Muzikën, Fiskullturën dhe gjuhën suedeze, por jo të obliguar.

Shkollën e quajtëm ”Shkolla Shqiponjës”

Nxënësit, ata më të vegjëlit, në fillim qanin dhe nuk donin me ardhur në shkollë por më vonë vinin më me dëshirë dhe rregullisht.

Përveç vështirësive që kishin përjetua nxënësit, kishte edhe momente gëzimi e hareje me fëmijët që kishin ikur nga terrori serb. Shkolla dhe komuna na ndihmonin me mjek, psikolog, nëse kishte nevojë dhe e kërkonin prindërit.

Kur i kujtoj, tash, 17 vjetëve, ato momente, më bëjnë edhe të qesh e edhe të qaj, edhe të gëzuar e krenar.

Punoja me nxënës të traumatizuar, me fëmijë shqiptarë që kishin ikur nga zullumi serb.

Njëhrë një vajzë e vogël qante . Nuk donte me ndejtë në klasë pa nënen e vetë, Unë iu afrova vajzës së vogël. Mundohesha ta qetësoj. Pasi u ndal së qari, unë fillova të ia lëmoj flokëtdhe në një moment i them:

- Ma jep faqen!

- Jo, mësues, merrja faqen e nënes! Nëna filloj të qesh e unë u skuqa.

Image
Abetarja shqipe

Krejt në fund, Mesuesit shqiptarë, çdo kohe, në çdo pjesë të Shqipisërisë, në Kosovë, Maqedoni ... dhe në Evropë e Amerikë, Australi, kanë qenë jo vetëm puntorëprofesionistë të vyeshem të arsimit, por ne radhë të parë kanë qenë atdhetarë dhe njerëz të emacipuar, agjitaorë të shqiptarizmës dhe idealistë, humanë dhe artistë te fushave e dijeve të ndryshme. 

Mjerisht, mësuesit kanë qenë edhe të  ndekur e të nënçmuar nga pushteti dhe shpesh edhe nga një pjesë tjetër e shoqërisë dhe nuk kanë pasur pëkrahjen e mjaftueshme e nuk kanë marr shpëblimin për punë më fisnike që kryejnë-ndërtojnë koka të reja e nuk kanë kushte për jetë normale e të dinjitetshme!

Pra çdo njeri pavarësisht se çfare detyre ka sot, qofte ky ministër apo politkan, biznesmen apo punetor, ka qene dikur nxënës, ka pasur perballë e para ti Mësuesin e Mësuesen qe s'kursenin kohën, frymën, (pasionin e dëshirat e veta) për jetën, për të brumosur vogëlushet me dije, me kulturë … dhe edukatë.

Mesusit shqiptarë kurre s'u shpërblyn si duhet me paga, punuan në kondita të vështira e larg familjës, në zona të thella, përballuan rreziqet, injorancën dhe kanunin, dhunën e pushtuesit por i qëndruan besnik misionit të tyre fisnik të arsimimit të brezave e të gjeneratave të reja. Populli ynë me halle të shumëta, do të arrijë prosperitetin që aspiron, atherë kur mësuesit në këtë, në Botën Shqiptare, do të respektohen të drejtat e tyre më tepër ose aq sa i kanë për vete politkanët më të lartë të shtetit. Mësuesit shqiptarë ishin mësues, ishin edhe artistë, edhe prindër, pajtimtarë, edhe shokë edhe miq me te gjithë.

Po mësuesit shqiptarë në Diasporë?

As ata e ato mësuese nuk patë fatin më të mirë se populli dhe kolegët e tyre në Kosovë e ... në përgjithësi.

Ne jemi edhe më të diskriminuar sepse përveç që jetojmv jashtë e mall për ATDHEUN, JEMI REFUGJATE, kur të vijmë në Kosovë për ”pushime”, plaqkitem që në kufi dhe përballemi me me llo-lloj provokimesh, ne që dhamë e po japim më shumë se sa ata duhët të japin, ”shteti”.
Lus lexuesin e ndershëm që më fal për shkak të gabimeve por edhe nga një arësye tjetër: Fusnotat nga shkrimi im për 7 Marsin më kanë rënë e komjuterin nuk po mund ta ”mësoj”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat