Shqipëria, është shume më e rëndësishme se “karavidhet” dhe teket perverse të Edi Rames dhe Lul Bashes!

Opinione

Shqipëria, është shume më e rëndësishme se “karavidhet” dhe teket perverse të Edi Rames dhe Lul Bashes!

Nga: Fadil Maloku Më: 8 maj 2017 Në ora: 14:50
Fadil Maloku

Në historiografinë botërore është e njohur një thënie, që në një mënyrë është bashkëlindur me njeriun, dhe që identifikohet si: Divide et impera (përçaj dhe sundo!)! Kjo thënie, kur kontekstualizohet, me rrethanat dhe proceset nëpër të cilat po kalon aktualisht Shqipëria, (sidomos me dramën që është duke u zhvilluar në "çadrën e Bashës” dhe cirkusin“Parlamentin e Edi Ramës”), më së miri na e ilustron rastin!

Ngase, si sejmenët e “çadrës” ashtu edhe ata të “parlamentit” po bëjnë përpjekje imediate për ta copëtuar dhe stigmatizuar si personalitetin ashtu edhe angazhimin e njeri tjetrit

1. Vazhdimi dhe insistimi mëtejmë i Bashës, që vetëm dhe ekskluzivisht me "qeveri teknike", mund dhe duhet të zgjidhet ngërçi politik në Shqipëri, po dëshmohet jo vetëm jo produktiv (sepse: “çadra” nuk është duke u rritur ne mase!), por edhe naiv (sepse: qëllimi nuk po shihet ne horizont!)!

2. Tendenca e Margjinalizimit të PD-s, duke e pretenduar që zgjedhjet e qershorit do mbesin valide, të drejta, dhe demokratike, nga ana e “Parlamentit” të Edi Ramës na del jo vetëm si: absurdi i llojit të vetë (se askund nuk ruhet fryma e pluralizmit politik, pa pjesëmarrjen e opozitës!)|, që askund në asnjë vend postkomunist, gjitha këto vitet e demokracisë evropiane, nuk mund ta hassh!

3. Cila është përgjigja!? Lufta kundër kanabizimit; garantimi qeveritar se zgjedhjet do jenë plotësisht të mbikëqyrura fort nga komisionarët evropian; Përshtypja dhe perceptimi për një mirëqenie qytetare në Shqipëri, nuk duket që i adresohet aq shumë dhe me aq afsh zhvillimit dhe programeve të "qeverisë Rama", por, fenomenit të "kanabizimit" (pra një perceptimi tërësisht të gabuar dhe provizor!) të jo vet Shqipërisë por, edhe gjithë rajonit!

Tjetër, Basha duhet ta harroj "qeverinë teknike", nga shkaku u thjesht se ajo nuk është kauza, por, instrumenti përmes të cilit ai synon të rikthej pushtetin. Gjykimi im i tejkalon animet pro et contra njërit apo tjetrit bllok! Shteti shqiptar, për gjithë shqiptaret e Ballkanit, është shumë me i rëndësishëm se karavidhet ideologjike dhe teket perverse te Edi Ramës dhe Lulëzim Bashës!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat