Lutje Zotit

Opinione

Lutje Zotit

Nga: Haki Bunjaku Më: 8 maj 2017 Në ora: 21:06
Haki Bunjaku

Krejt po mbështetën diku në ndonjë forcë,dikush në SHIK e dikush në UDB,e dikush në të dyja.

Prandaj edhe une t`i pështyna duert e turr në avdes.

Mirëboll.

Mora avdes ashtu qysh mujta e dita,po këmbët nuk mund i bëj kolar dhe,sdij mund edhe ta kep prish tertipin.

Ngrita të dy duart dhe i thash:

-O All-llah I madhërishëm,në  këte botë (për në tjetrën nuk e di),ka shumë gjëra të mira,por unë nuk po të ngushtoi me to;mua am qetësi,nëse ke boll!?

Nuk e di a qe idhnueshëm a nuk më mori vesh, a më muer për arab se atyre kolektivisht ua lujti rropoçukin;veç të ma futi belanë në shtëpi.Po arabët që I bëri mes vete lak e gjak,aty ska moskuptim gjuhe.Ku pe di?!

O në tu lutsha më,ti  rrofsha të dyja.Gabova de se All-llah është arabisht,prandaj unë tash do t`i lutem(Perëndisë) Zotit tim shqip dhe nuk do të ketë keqkuptim!

Deri sa të marrë vendim Zoti im,gjallë e ngusht jam.Sa më merret krahu dhe sa e çes në terezi ate,më shtanget këmba,që kështu kurrë sagllamë jo.Besa,edhe zhurma për hiçgjë,po më tensionon dhe pastaj prite se ku po shpërthen?!

Fëmijtë shkuen në punët e veta dhe u ndamë si me mur.Tash nuk pres ndihmë,vetëm të mos me gjuajnë me gurë.

Çekjo puna e lutjes a mos po i bjen lypje?

Si të jenë ashtu?!-Nuk lutna më se lypësinë e kam zët dhe me të lypne nuk bëhesh shtëpi.

Shëndeti fizik më ka shkuar në thembra,kurse për shëndetin mendor lutem që të rrijë rrafsh në kokë.

Dhe,shihne prapë lutje.Jemi mësuar na kështu me të lutne:

Lut Përëndinë,lut BE-në.lut Amerikën e lut Naton dhe pa fare lutje përfunduam në dorë të rrebelëve,të cilët çdo tre muaj po shtohen,si leprat e butë.

U lodha me lutje kotnasikoti e gjë sfitova.Tash pikë e do të pushoj e le të del ku të del,se më keq nuk ka ku shkon.

Po gjithë ky njeri që nuk punon e vetëm luten,po prej kësaj të lutme mund të fitojnë vetëm të trashtë e surrlës.

O Zot,të lutem shumë (ja prapë lutje,se jemi praktikue ashtu).Mo na merr në inat!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat