“Car Llazari” Jevtoviq kërcënon Kosovën

Opinione

“Car Llazari” Jevtoviq kërcënon Kosovën

Prof. Dr. Mehdi Hyseni Nga Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më 9 maj 2017 Në ora: 06:51
Koloneli Goran Jevtoviq

*** Ndërkaq,   Kosova dhe Shqipëria po heshtin, pse?!
 
*** Goran Jevtoviq (kolonel serb), më 12 mars 2017, në masmediat serbe (vestinet.rs) ka publikuar një  analizë të gjatë me titull: “ Pod hitno treba proglasiti okupaciju Kosova i Metohije!” (Urgjentisht duhet të shpallet okupimi i Kosovës dhe i Metohisë). (http://www.vestinet.rs/pogledi/pukovnik-goran-jevtovic-pod-hitno-treba-proglasiti-okupaciju-kosova-i-metohije ).

 
 Ky Apel famëkeq i kolonelit Goran Jevtoviq nuk e këcënon vetëm  Kosovën e lirë, por edhe tërë stabilitetin, sigurinë dhe paqen në Ballkan, që është e ndërlidhur ngusht me sigurinë dhe paqeen e gjithë Evropës. Ndaj, ky Apel kërcënues, nuk duhet të kalojë në heshtje  as nga Kosova, as nga Shqipëria, as nga NATO-ja e as nga Amerika, sepse recidivate e fashizmit dhe të terrorizmit të regjimit të Serbisë së Slobodan Milosheviqit dhe të Aleksandar Vuçiqit, në bashkënim sa të fshehur, aq edhe  të hapur me Rusinë e Vladimir Putinit  po përgatitën për konflikte të reja të armatosura për ripushtimin e Kosovës së pavarur shqiptare.
 

Ky Apel famëkeq i kolonelit Goran Jevtoviq nuk e këcënon vetëm  Kosovën e lirë, por edhe tërë stabilitetin, sigurinë dhe paqen në Ballkan, që është e ndërlidhur ngusht me sigurinë dhe paqeen e gjithë Evropës. Ndaj, ky Apel kërcënues, nuk duhet të kalojë në heshtje  as nga Kosova, as nga Shqipëria, as nga NATO-ja e as nga Amerika, sepse recidivat e fashizmit dhe të terrorizmit të regjimit të Serbisë së Slobodan Milosheviqit dhe të Aleksandar Vuçiqit, në bashkënim sa të fshehur, aq edhe  të hapur me Rusinë e Vladimir Putinit  po përgatitën për konflikte të reja të armatosura për ripushtimin e Kosovës së pavarur shqiptare.
 
-Koloneli serb Goran Jevtoviq fajëson dhe atakon ashpër ( pa asnjë argument) Amerikën, NATO-n dhe BE-në, që shpëtuan Kosovën  nga terrori dhe  nga gjenocidi  i Serbisë  pushtuese dhe agresore të  kryekriminelit Slobodan Milosheviq, në vend se ta bënte të kundërtën, ta dënonte me argumente dhe me fakte të qëndrueshme terrorizmin dhe gjenocidin e forcave militare, paramilitare dhe policore serbe të kryer në Kosovë (1989-1999).  
 
Gjithashtu, koloneli serb Jevotviq akuzon UÇK-në për “terrorizëm”, ashtu sikurse politika, diplomacia, kuazishkenca, propaganda  e shtetit dhe e Kishës  Ortodokse Serbe, sepse janë të pafytyrë,  ndërrojnë tezat (për të bërë gënjeshtrën fakt dhe argument të së vërtetës), duke “harruar”  dhe duke  mohuar të gjitha agresionet, gjenocidet dhe terrorizmin e deritashëm serbo-jugosllav mbi shqiptarët dhe mbi Shqipërinë Etnike, që nga Maji i vitit 1878 e deri  në fundshekullin 20-të (1998-1999).
 
-Serbia mund të digjet, qoftë e ndihumuar edhe  nga “nëna Rusi” e saj, sepse nuk  kanë asnjë gjasë reale, që Kosovën e pavarur ta rikthejnë në sundimin e mëparshëm kolonial të Serbisë (1912-1999). Kjo nuk ka për të ndodhur kurrë, sepse Kosova nuk është e vetme dhe e pambrojtur sikurse këtu e 100 vjet më parë, por është direkt dhe indirekt e mbrojtur nga SHBA-të dhe nga NATO-ja. Kjo është fatbardhësia dhe  përparësia e Kosovës, e cila kurrë në historinë e derisotme nuk ka pasur asnjë aleat evropian e as ndërkombëtar. Ndryshe, nuk do të kishte qenë koloni 100-vjeçare e  Serbisë (1912-1920).
 
Mirëpo, kjo nuk është logjike e shëndoshë dhe racionale, që koloneli serb Goran Jevtoviq ta japë kokën për ta ripushtuar Kosovën shqiptare , sepse kjo kurrë nuk ka qenë pronë legale e as legjitime e serbëve dhe e Serbisë (pavarësisht nga mitet mesjetare dhe nga gënjeshtrat e historiografisë së kuazishkencës  falsifikuese dhe mashtruese serbe), por ka qenë vetëm një koloni kasike serbe 100-vjeçare (1912-1999). Këtu përfundon “tregimi” hostoriko-politik, nacional, territorial dhe shtetëror i Serbisë kolonialiste, ekspansioniste  dhe hegjemoniste mbi Kosovën pellazgo-ilire-shqiptare të Shqipërisë Etnike.
 
Prandaj, nuk preferohet që edhe koloneli Goran Jevtoviq e as mbështetësit e tij ekstremistë shovinistë serbë  (produkte të ideologjisë fashiste të Slobodan Milosheviqit, 1989-1999, i cili ideoi, planifikoi dhe zbatoi tri luftëra agresive dhe gjenocidale kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës), të mbilizohen dhe të propagandojnë një luftë të re për ta okupuar Kosovën e pavarur, sepse është shtet i huaj, që në asnjë aspekt nuk i përket Serbisë e as serbëve, por shqiptarëve dhe Shqipërisë Etnike.
 
Nuk ka dilemë se një veprim i tillë për ta ripushtuar Kosovën e pavarur, do të ishte një çmenduri edhe një fatalitet tragjik për serbët dhe për Serbinë, me rrzik për të humbur edhe Pashallëkun e Beogradit, jo vetëm jugun e Serbisë.
 
Frika nga legalizimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtrinë e rregullt të Kosovës
 
Sikurse për lidershipin e Serbisë ( Vuciq, Daçiq, Nikoliq), ashtu edhe për kolonelin Goran Jevtoviq, makth në shpirt dhe “halë në sy” e kanë UÇK-në, përkatësisht FSK-në, të cilën, edhe sot, si dikur në kohe lufte (1998-1999), e quajnë dhe e akuzojnë si  “terroriste”. Ndërkaq, Republikën e pavarur të Kosovës  e quajnë “ pushtet separatist, shtet të rremë , të përkohshëm, të krijuar në territorin  e okupuar serb”! (Po aty,http://www.vestinet.rs/pogledi/pukovnik-goran-jevtovic-pod-hitno-treba-proglasiti-okupaciju-kosova-i-metohije).
 
 
Edhe pse FSK-ja, ende nuk është legalizuar me ligjin dhe me Kushtetutën e Kosovës,  kolonelit Jevtoviq i ka “hyrë lepuri në bark”, duke e konsideruar në hollësi FSK-në si ushtri të rregullt të Kosovës, të organizuar, të përgatitur, të aftësuar, të trajnuar dhe të armatosur në planin operativ dhe në faktorin njeri, cila, sipas kosntatimit Jevtoviq “numëron 3.324 pjesëtarë. Kjo, tanimë “ merr frymë me tërë mushkëritë e saj si ushtri e njëmendtë, sipas modulit organizativ veprues  brigadë-batalion skurse ushtria e Serbisë. Vetëm se  në kuptimin formal zyrtar njihet me emërtimin  Forcat e Sigurisë së Kosovës”.  (Po aty).
 
Kjo është gjë e mirë dhe pozitive për ushtrinë e Kosovës, fundja, ky edhe është objektivi dhe strategjia e saj për mbrojtjen e sovranitetit dhe tërësisë territoriale të  Kosovës nga çdo armik invadues, që mësynë  për ta sulmuar dhe pushtuar qoftë ai edhe Serbia kolonialiste e kolonelit të frikësuar Goran Jevtoviq,  i cili  FSK-në, përkatësisht Ushtrinë e Kosovës e karakterizon si “pausese  të frytit terrorist të UÇK-së, e cila numëron rreth 40 mijë pjesëtarë, të cilët mund të mobilizohen brenda 72 orësh”.(Po aty).
 
-Koloneli Goran Jevtoviq, duhet të ketë qenë ndonjë kolonel famëkeq i ushtrisë terroriste, i paramilitarëve  terroristë ose i policisë terroriste të regjimit fashist pushtues dhe gjenocidal të Slobodan Milosheviqit, ndryshe, ky nuk do ta cilësonte UÇK-në-FSK-në-Ushtrinë e rregullt të Kosovës me “bagazh terrorist”, e cila as de fakto, as de jure, as  sipas normave dhe rregullave të së Drejtës së Luftës  nuk ishte terroriste, por vetëm çlirtimtare kombëtare dhe antikoloniale kundër forcave pushtuese të Serbisë (1998-1999). 
 
-Shumë thjesht, sikur UÇK-ja të kishte qenë “terroriste” sigurisht se, Amerika e as NATO-ja nuk do ta kishin mbështetur ushtarakisht, politikisht dhe diplomatikisht. Këtë e provoi edhe Konfeenca e Rambujesë në Paris (6-23 shkurt 1999), e cila legalizoi ndërkombëtarisht UÇK-në si faktor ushtarak  dhe politik për mbrojtjen e Kosovës nga Serbia agresore dhe pushteuse (1989-1999). 
 
Gjithashtu, këtë praktikisht e ndihmoi edhe  NATO-ja  me rastin e bombaridmit të Serbisë, më 24 mars-10 qershor 1999). Kjo do të thotë se, UÇK-ja ishte organizëm legal sipas së drejtës humanitare ndërkombëtare, jo kurrfarë “organizate terroriste”, siç pohojnë politika dhe propaganda serbomadhe e Beogradit, si dhe ky fare koloneli G. Jevtoviq, gjoja se “UÇK-ja pasksha qenë në “listën e  zezë të  Departamentit Shtetëror Amerikan”. Kjo është gënjeshtër  allaserbe e G. Jevtoviq, me qëllim, që t’i fshehë krimet e gjenocidit të ushtrisë terroriste serbe në Kosovë(1998-1999).
 
Terrorizmi ishte në anën serbe të kolonelit Jevtoviq, jo në anën e UÇK-së shqiptare të Adem  Jasharit dhe të Ramush  Haradinajt!
 
***-Terroristë  dhe varsës janë serbët, jo shqiptarët, as UÇK-ja çlirimtare, që ka zhvillua luftë të drejtë krynegritëse mbrojtëse të popullit shqiptar dhe të Kosovës. 
 
Këtë të vërtetë e di, jo vetëm Ballkani, Evropa, Amerika, por e gjithë bota, të cilën nuk do të mund ta shpërfytyrojë dhe ta mohojë, jo një kolonel Jeftoviq, por as e gjithë Serbia dhe serbët, të cilët nuk e kanë paguar  “faturën” aq sa  kanë merituar për vrasjet, për masakrat dhe për krimet e gjenocidit të tyre në Kosovë (1989-1999).
 
Mirëpo, këtë terrorizëm dhe banditizëm të forcave militare, paramilitare dhe policore serbe ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Kosovë e provojnë vrasjet , masakrat dhe ekzekutimet massive, siç ishin: “1. Masakra e Qirezit dhe e Likoshanit (24 shkurt 1998; 2. Masakra e Reçakut, më 15 janar 1999, ku barabarët çetnikë terroristë serbë masakruan “45  civilë shqiptarë dhe 9 kryengritës të UÇK-së” (https://sq.wikipedia.org/wiki/Masakra_e_Re%C3%A7akut);  3. Masakra  e Prekazit, më 5,6 dhe 7 mars 1999, ku mbi 3 mijë forca policore, palamiritare dhe ushtarake me tanke dhe me mjete të tjera ushtarake, ku masakruan “64  anëtarë të familjes Jashari (me kryekomandantin e UÇK-së Adem Jashari – MH) prej tyre 24  fëmijë dhe gra”. (http://www.fiks.al/8-masakrat-e-luftes-se-kosoves-qe-perloten-miliona-njerez-ne-bote-dhe-lane-mijera-jetim-video18/), si dhe  masakra të tjera të tmerrshme siç ishin : “ 4. Masakra e Dubravës(, 4. Masakra e Krushës së Madhe, 5. Masakra  e Rugovës së Hasit, 6. Masakra  e Studimes(Vushtrri), 7. Masakra e Lybeniqit (Pejë), 8. Masakra e Izbicës,  9. Masakra e  Rezallës, 10.Masakra e Qyshkut etj.(http://www.fiks.al/8-masakrat-e-luftes-se-kosoves-qe-perloten-miliona-njerez-ne-bote-dhe-lane-mijera-jetim-video18/).
 
Për t’i fshehur  gjurmët e të gjitha këtyre krimeve kundër shqiptarëve, terroristët vrastarë serbë, të urdhëruar nga Slobodan Milosheviqi, qindra e mijëra viktima të shqiptarëve i kanë “importuar” në lokalitete të ndryshme  brenda Serbisë, siç  është edhe Varreza masive në Batajnicë, ku  “në poligonin e Njësitit Special Antiterrorist të kazermës ushtarake, në vitin 1999  janë groposur kufomat e qindra viktimave shqiptare të sejlla nga Kosova. Deri më sot janë  zhvarrosur mbi 700 trupa prej tyre 75 fëmijë”.(http://www.slobodnaevropa.org/a/u-batajnici-grobnica-bez-obelezja-zlocini-bez-kazne/27642707.html) .
 
Bilanci përfundimtar  zyrtar i krimeve të gjenocidit monstruoz serb në Kosovë(1998-1999) është ky: “ Shtëpi të shkatërruara – dëmtuara të popullatës shqiptare: 100.589; shkolla të shkatërruara – të dëmtuara me dokumentacion: 358; zyra të vendit: 71; shtëpi kulture: 30; biblioteka publike dhe shkollore: 93; objekte shëndetësore: 123; objekte fetare (xhami, teqe, tyrbe): 215; kisha katolike: 5; objekte ndihmëse – përcjellëse: 88.101; të vrarë: 11.840 viktima nga Kosova; 1.392 fëmijë deri në 18 vjeç;  296 fëmijë deri në 5 vjeç;  1.739 femra;  1.882 të moshuar mbi moshën 65-vjeçare;  1.450 banorë ende janë të pagjetur;  20.400 femra të dhunuara shqiptare. “(http://telegrafi.com/bilanci-i-krimeve-serbe-ne-kosove/).
 
Për të gjitha këto barbari të gjenocidit të ushtrisë, të policisë, të bandave terroriste paramilitare serbe dhe të Serbisë së Slobodan Milosheviqit ndaj shqiptarëve të Kosovës (1989-1999), koloneli Jevtoviq fajëson dhe etiketon UÇK-në dhe shqiptarë, duke i quajtur “terroristë”(!) Madje, përmes shkrimit të tij absurd dhe iracional, Apelon serbët dhe Serbinë, që ta riokupojnë Kosovën(!)
 
–Çfarë çmendurie kjo, harron Jevtoviq se, pas gjenocidit të fundit serb në Kosovë (1998-1999), kurrë më këmba e çizmes së soldateskës terroriste  së Serbisë pushtuese gjenocidale dhe koloniale, nuk do të shkelë në Kosovën e pavarur shqiptare.
 
Këtë të vërtetë, të gjithë çetnikët fashistë terroristë serbë, së bashku me “car llazarin” e tyre Goran Jevtoviq, duhet ta mbajnë parasysh. Ndryshe, në rast sulmi të Kosovës, do të digjen në zjarrin dhe në flakën e terrorzmit dhe të agresionit të tyre , sepse nuk do të përballën vetëm me ushtrinë e Kosovës, por edhe me ushtrinë e Shqipërisë dhe me 10 milionë shqiptarë të bashkuar në Ballkan e në diasporë, si dhe me Amerikën dhe me NATO-n, që janë GARANTI i përhershëm i lirisë dhe i pavarësisë së shqiptarëve në Ballkan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat