Mëkatet nuk lahen me mëkate

Opinione

Mëkatet nuk lahen me mëkate

Nga: Islam Fejzullahu Më: 9 maj 2017 Në ora: 08:56
ilustrim

Në dasmat ose ahengjet tona tradicionale i këndohet të Zotit të shtëpisë:Zoti i shtëpisë tu rrintë nera,gjithë me gëzim tu qelët dera;Na ke thirr me na nderue, e gjithë familja me tu trashëgue.

Në keto kohëra të rënda në  politikat gjithëshqipëtare neve si popull na mbetet tia këndojmë; Zotit të shtëpisë tu mbylltë dera, qysh  tërë kombit nga ti po i humb vlera. Duke filluar nga Shqipëria, Kosova,Presheva, Maqedonia, nga të gjith ata lider kombëtar qe llogarisim si zot shtëpie në tokat tona ka ardhë një momentum mjaftë delikat dhe i pa riparueshem shkak Zoti i shtepisë duke  e lejuar qe tjeter kush të udhëheq me  shtepinë e tij?

Nga ramja e diktaturës në Shqipëri,nga përfundimi i luftës në Kosovë, Preshevë, Maqedoni, të gjithë ata zot shtepije te cilet fillimisht mbanin barren e të parit ne te gjitha ato evenemente;Protesta në Shqipëri dhe luftërat ne trojet tjera sikur paskan qenë një pjesë e klaneve të huaja antikombëtare deri në atë masë sa edhe ata miq apo aleat qe ka kombi shqipëtar i vëjnë ne medyshje se a do ti perkrahin ne te ardhmen  apo jo?

Kur duhet ti vij fundi kësaj katrahure anti kombëtare në Shqipëri, kësaj keqqeverisje dhe tradhtive  në Kosovë,manipulimeve dhe bashkveprimeve antikombëtare ne  Preshevë,dhe bashkveprimeve armiqësore në Maqedoni?

Lexoj opinionet e ndryshme sidomos të atyre të devotshem të cilët parashikojnë edhe qfarë na vjen edhe pas kodres nder ta edhe miku i madh i Shqipëtarve ambasadori Valker,menjëherë shkon mendja vallë këta njerez shofin aq ngusht gjithqka rreth vetes vetem ineresin personal dhe klanor partiak apo mendojnë pakez edhe për kombin dhe trollin?

Struktura udhëheqëse në Shqipëri nga kryeministri sikur mendojnë se me disa kombinime(ndryshime ne struktura duke menjanuar një apo dy njerez te cilet mendoj se shofin pak ma larg rreth ardhmerisë kombëtare,duke mos ua llogaritur primatet e deritashme te tyre me kontribute,menjanon duke menduar se janë ata mëkataret e deritashem per ket qfarë po ndodhë atje ne skenën politike ai mendon se po lanë mëkate?

Në Kosovë si duket po i vije fundi këtij koalicioni famkeq,anti shtetror dhe antikombëtar dhe tani secili nga drejtuesit e subjekteve politike ne pozitë:kryeparlamentari dhe kryeministri vetem sa nuk janë deklaruar hapur se e urrejnë aq shum njeri tjetrin sa dota shtypnin me tank,duke përcjellur sjelljet dhe veprimtaritë e tyre e aktivitetet apo fushatat qe po bëjnë kohët e fundit dhe e vetmja  arsye  kapja individuale e pushtetit asgjë ma mirë?

Mëkatet e kryekuvendarit të cilat i  përshkruhen qe nga veprimtaritë e hershme nga fillimet e luftes në Kosovë e deri ne ditete sotme si drejtues i SHIK-ut,mendon se me marrje apo pretendimin e  postiti të kryeministrit mendon ti laj ato mëkate pa llogaritur fare se ndoshta duhet te ket pak moral apo drejtsi për justifikim se i mvishen kot së paku para atyre familjeve  te cilat i kan humbur mate dashurit?

Në anen tjeter kryeministri aktual tenton qe me ndihmen e miqësisë  së paster  të SHBA-ë me Shqipëtaret të pastroj shtepinë etij pa korigjuar të kaluaren e tij me apo pa mekate dhe atë per gabimet etjerve t ederitanishem ne pushtet apo keqqeverisje per të mbijetuar vet ne pushtet?

Në Preshevë ajo klasë politike tani e amortizuar e hargjuar nuk ka shansë të liroj rrugë,dhe tu jep shanë të rinjve per pushtet qe ata te cilet mendojnë ndryshe për kombin dhe trollin te qeverisin me pushtet paralel kunder diskriminimit serb kombëtarisht ekonomikisht e qfarë jo tjeter?

Në Maqedoni sa llogaritem se man e fund ajo klasë politike po vjen duke u vetëdijësuar duke hequr nga goja fillimisht akuzat endersjella ne mes veti se cili është ma mëkatar e cili ma patriot se tjetri,po del se  thuaja gabuam ne vlerësime dhe ne kalkulimet tona sepse jo vetem se nuk vlerësohet as edhe minimumi i kontributit te deritashem qe nga pas lufta,por edhe degradimet dhe nenskamcat nuk ndalen duke menduar se tjetri duhet të laj mekate te pa shlyera kaherë?

Nga do vijmë ne trojet tona klasa politike po i bën argat armikut si thot një proverb:Për inat të resë,më vdektë djali,sido qete jetë per mëkatet e tyre po vuan populli shqipëtar ekonomikisht,kombëtarisht,moralisht e ne qfarë forme jo?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat