Dita e Evropës- Absurdi i radhës

Opinione

Dita e Evropës- Absurdi i radhës

Nga: Leutrim Sahiti Më: 9 maj 2017 Në ora: 10:07
Leutrim Sahiti

Kosova ka mbetur i vetmi shtet i izoluar në ballkan, pa liberalizim vizash dhe shumë larg integrimit në Bashkimin Evropian.

Qeveria e Kosovës edhe këtë vit  ditën e Evropës  e ka shpallë si ditë feste zyrtare, nderkohë që shtetet themeluese të BE-së e kanë ditë pune, duke përfshirë edhe ambasadat e huaja në Kosovë, para të cilave edhe sot presin shumë qytetarë për tu pajisur me vizë, disa turistike e shumë viza  të punës me të cilat të rinjt synojnë të ikin nga Kosova, në mungesë të punësimit e perspektivës.

Qytetaret e Kosovës po ikin çdo ditë, ata nuk shohin më shpresë në Kosovë, shpresa e tyre e vetme mbetet Evropa. 

9 vite si shtet, secila qeveri që ka ardhur ka premtuar liberalizim të vizave në mandatin e parë, kurse ne ende mbetemi ne geto, ende jemi peng i kësaj klase politike, kësaj administrate shtetërore jo funksionale, të korruptuar dhe të pa aftë për të plotësuar kriteret e kërkuara për liberalizimin e vizave.

Tani demarkacioni me Malin e Zi po del që  ka ardhur  si kriter shtesë me pajtimin e ish Kryeministrit Thaçi, kriter ky që Kosovën po e fut në krizë politike e institucionale, ne jemi pothuajse i vetmi shtet që  duhet të plotësojmë edhe këtë kriter për liberalizim vizash, prandaj  si duket kjo është një marrëveshje e mëhershme që legjislatura e ardhshme detyrimisht do ta votojë.

Sot kur të gjitha shtetet e ballkanit levizin të lirë në Evropë, ne presim me muaj për të marrë një vizë, dhe prap ne në ditën e Evropës zgjedhim të pushojmë e  të festojmë, kjo është mendesia jonë, ky është niveli jonë qytetar.

Qytetarët e Kosovës sot është dashur të protestojnë për rrëzimin e kësaj qeverie, e cila ka deshtuar në shumë  fusha jo vetëm në mos liberalizimin e vizave.

Krahas liberalizimit të vizave dhe integrimit në BE institucionet tona duhët të punojnë shumë më shumë në ngritjen e standartit jetësor, të zhvillojë vendin, të hapë vende të reja pune, ta fuqizojë ekonominë sepse me këtë papunësi e varfëri neve nuk na duhet as liberalizimi i vizave e as integrimi në BE. Me këtë ekonomi, me këtë nivel papunësie, nivelin minimal të eksportit etj ne nuk mund ti  bëjmë ballë konkurrencës së tregut evropian, keshtu të hyrat buxhetore që vijnë nga doganat do të eleminohen pas integrimit dhe si pasojë shteti do të futet në krizë të thellë ekonomike.

Prandaj duhet  të punojmë që ta fuqizojmë shtetin, të rrisim mirëqenien sociale në vend, ta bëjmë Kosovën vend prodhues e jo vetëm konsumues, ti fuqizojmë biznet e vogla dhe të mëdha e pastaj të fortë të integrohemi në Bashkimin Evropian, por me këtë qeveri të korruptuar, të papërgjegjshme, administratë jo funksionale dhe të pa aftë jemi shumë larg proceseve të integrimit evropian dhe perderisa nuk i japim mundësi të udhëheqin njerëzit  profesional, të pastër, kreativ dhe të pa korruptuar Kosova do të vazhdojë të mbetet e izoluar, vatër e shumë problemeve dhe deshtimit si shtet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat