Zgjedhjet e 11 dhjetorit priteshin ti jepnin fund krizës politike në Maqedoni që zgjaste prej dy vjetësh. Por rezultatet e natës mes 11 dhe 12 dhjetorit habitën kampin qeveritar, veçanërisht rezultatet e dobta të BDI dhe OBRM në qendrat urbane. OBRM fitoi 51 deputetë, LSDM 49 deputetë prej të cilëve dy deputetë shqiptarë por mori shumë më tepër vota nga shqiptarët, BDI vetëm dhjetë deputetë që çdo militant i saj nuk do e kishte parë as në ëndrrën më të keqe, BESA sipas pritshmërive si parti e parë mori 5 deputetë, tre partitë e Aleancës morrën tre deputetë, ndërsa Menduh Thaçi i PDSH mori dy deputetë.
Kalkulimet e para të publikuara nga mediat pro-BDI sollën se qeveria e ardhshme do ishte mes OBRM-BDI dhe PDSH, bile kësaj here doli edhe një funkcionar i lartë i PDSH që citonte Thaçin: Edhe sikur të jem deputet tek i vetëm, do futem në qeveri.
Për arsye të paqarta, por jo shumë të rëndësishme ky variacion ra dhe qeveria e re parashihej të kryhej mes OBRM-BDI dhe Aleancës, bile prej atëherë u njësuan mediat pro Aleancës dhe BDI duke pasur thuajse një politikë të njëjtë redaktuese. Edhe ky variant ra për arsye të paqarta, por në këto kushte mjafton të përmendim se Lëvizja BESA prej momentin kur akoma nuk kishte përfunduar procesi zgjedhor tha se do mbështeste një qeveri LSDM-BDI për ta rrëzuar Gruevskin nga pushteti dhe “telefonata anonime” (që tashmë ne e dijmë se aty fliste kryeministri Edi Rama) i cili prishi hëpërhë gjithë kombinimet e BDI dhe OBRM.
Këto ngjarja ndodhën në intervalin 11 dhjetor deri në 29 janar 2017. Më pas u pa kombinimi tjetër i krijimit të qeverisë mes LSDM/BDI/Aleancë por kjo qeveri do dështonte për shkak të numrave dhe “besnikërisë” të disa deputetëve të BDI ndaj padronit të vjetër Nikola Gruevski. Që të kuptohemi: nëse LSDM disponon audio-incizimet, OBRM disponon dokumentat e nënshkruara mbase edhe video “color” të vjedhjeve dhe shpërdorimit të detyrave zyrtare të BDI. Pra për të ekzistuar një qeveri stabile, patjetër të duhen më shumë numra dhe është e patjetërsueshme marrja në qeveri e Lëvizjes BESA.
BESA nuk kërkon të jetë dekor i qeverisë së re
Lëvizja BESA më shumë akuzohet se janë të “papjekur politikisht”, por ata nuk janë budallenj që të futen në qeverinë e ardhshme vetëm me zv.ministra dhe ministra pa resor. BDI në anën tjetër pasi mori kryeparlamentarin gjithashtu kërkon të mbajë sa më larg BESËS nga marrja e ministrive. Kjo mund të kuptohet se BDI ose frikësohet nga humbja e “administratorëve besnik” ose edhe lojë e disa eksponentëve aty për të vijuar mbështetjen de fakto nga OBRM.
Në ndarjen e kulaçit nuk është pa kërkesa edhe Aleanca, edhe pse kjo është problem në vete pasi vështirë se do mund të merreshin vesht me njëri-tjetrin vetë tre partitë e Aleancës dhe jo më kjo e fundit me BDI dhe Lëvizjen BESA.
Fakt është: Pa Lëvizjen BESA nuk mund të ketë qeveri dhe pas ngjarjeve të tmerrshme të 27 prillit, Aleanca duhet të marrë një ministri dhe pikërisht këtu ndodhi përplasja për pushtet mes Aleancës dhe disa individëve të BDI si thuajse asnjëherë më parë në këto muajt e fundit.
Sipas disa informacioneve jo-zyrtare, BESA kërkon ndarje të barabartë të ministrive, pasi BDI në anën tjetër mori njërin nga tre pozicionet më të rëndësishme të shtetit: kryeparlamentarin. Mosbindja e BESËS dhe pjekuria e tyre për të mos u shitur mish për top, tani ka shqetësuar jo vetëm qarqe të kundërshtarëve politik, por edhe të shoqërisë civile të financuar kryesisht nga George Soros. Publiku shqiptar është mirë të dijë se një pjesë e rëndësishme e gazetarëve, mediave në gjuhën shqipe dhe njerëzve publik në Maqedoni janë të financuar direkt nga George Soros dhe si të tillë më shumë kanë hallin e futjes në qeveri të LSDM sesa të drejtat e shqiptarëve. Pikërisht kjo e fundit solli një debat të gjërë mes disa sorosistëve dhe Lëvizjes BESA, pasi të parët nuk arritën të bindin të dytët për arsye sigurie të mbështesin pa kushte qeverinë e ardhshme me Zoran Zaevin në krye.
Interesante se nëse dikur sorosistët shqiptarë thurrni vargje plot vrer kundër ministrave të korruptuar të BDI, sot ata i gjen të fotografohen sëbashku dhe lufta e tyre është orientuar kundër BESËS. Por populli pikë së pari do shikojë moralin individual të personave publik, përpara asaj që ata paraqiten. Ne e dijmë fort mirë se çfarë kanë bërë përfaqësuesit tanë por edhe shumë përfaqësues të shoqërisë civile, përpara se të publikohen “BOMBAT” e Zaevit.
Përfund nuk duhet të harrojmë fjalën e shkrimtares Hannah Arendt kur thonte se “vetëm turma dhe elita mund të tërhiqen nga vrulli i vetë totalitarizmit, masat duhen tëhequr në propagandë.”
Këtë më së miri dijnë ta shfrytëzojnë komunistët, pikërisht pasardhësit e të cilëve janë kundërshtarët e sotëm të Lëvizjes BESA.
Vërejtje: Ngjarjet e 27 prillit nuk mund të analizohen akoma përimtësisht, pa pritur reagimin e plotë të asaj nate nga z.Ziadin Sela mbi kolegët e Aleancës së tij, të BDI dhe të Lëvizjes BESA.