Dasmë të madhe ka sot PDK-ja

Opinione

Dasmë të madhe ka sot PDK-ja

Nga: Prof.dr Binak Maxharraj Më: 10 maj 2017 Në ora: 05:36
Arbana Xharra

Moti grat dhe çikat nëpër kanagjeqe duke ia vu kanën nuses thoshin: e lumja kjo po shkon nuse në shtëpi të madhe. Edhe Arbana Xharra sot e patë këtë fat, po shkon nuse në Shtëpinë më të Madhe në Kosovë. Asaj velat e nusërisë i kishin fortë hije. Pasi që "nusen" e banë gati, erdhën krushqit me e marrë nusen, ata nuk erdhën me kerre kuajsh të mbulueme më qylim sikur moti, por krushqit erdhën me vetura të shtrenjta, me xhipa ndër më të mirët bile edhe të blinduem.

Erdhën me dajre, me surle, defa dhe tupanë, me këngëtar të shumtë zhanresh të ndryshme. Rrugës deri te Shtëpia e Madhe dilnin njerëzit dhe i brohorisnin krushqit te cilët ishin shumë të disponueshem dhe të hareshëm.

Kur krushqit arritën në Shtëpinë e Madhe atje po i priste i Zoti i  shtëpisë më një buzëqeshje i cili i pari i uroj mirëseardhje nuses në shtëpinë e madhe. Aty ishin mbledhë edhe shumë dasmor për të ba edhe më të hareshme këtë dasmë të madhe. Muzika dhe ahengu nuk kishin të ndalur nga këngëtar të ndryshëm me qellim që ti argëtojnë dasmorët.

Aty fjalën e rastit e mbajti i Zoti i shtëpisë i cili foli fjale ndër më të mirat për anëtarin e ri të shtëpisë dhe i dëshiroj mirëseardhje, por edhe punë dhe prosperitet në këtë shtëpi.

Argëtimi kishte marrë hove, piqeshin dhe rreshkeshin qingjat, gotat e rakisë ishin ba gati per ardhjen e anëtarit të ri ne këtë familje. Muzika nuk kishte të ndalur, binin edhe defat dhe surlet dhe instrumentet tjera muzikore. Për një moment i Zoti i shtëpisë tha: ndaleni muzikën dhe defat, se ka me thanë diçka anëtari më i ri i kësaj shtëpie. Muzika dhe defat pushuan për një çast dhe prisnin me gojë hapur së çka për të thanë anëtari më i ri.

Erdha këtu në këtë shtëpi të madhe që te kontribuoj me dijen dhe mendjen time, erdha këtu qe ta ndryshoj këtë Shtëpi nga brenda, dhe shpresoj se "nuk do të më presin duart”. Nuk kam ardh këtu më ndonjë kusht, kam ardhë pa kushte. Me ka ftue i Zoti i Shtëpisë dhe unë u pajtova, pa kushte. Po de, ajo tha erdha këtu që të ndryshojë këtë shtëpi nga brenda, sepse ajo thoshte para se me ardh këtu se kjo shtëpi është shtëpi e krimit, dhe e korrupsionit të organizuar ne të gjitha fushat.

Ajo, deri pa ardh në këtë shtëpi nuk ka lanë gja pa thanë për te keqe për këtë Shtëpi, sepse kjo shtëpi ishte e keqja më e madhe për Kosovën me keqqeverisje, me keqpërdorimin e tenderëve dhe përfitimet e mëdha nga këto, thoshte se po e bane privatizimin me të keq ne dame te Kosovës, ku çdo gjë shitej gati si falas. Ajo, pra dikur e ngriste fuqishëm zërin e saj për të gjitha këta keqpërdorime. Ajo nuk patë lenë gjë pa thane edhe për Klanin Pronto dhe për shefin e shefave te cilët s’kishin lenë gja pa keqpërdor ne këtë Kosovë edhe ashtu të varfër, kishin kapë dhe zaptu nga të gjitha anët.

Pastaj ajo vazhdoi me tutje së këtë Qeveri duhet rrëzu për tokë sepse po qeverisë keq. Bile haptas tha se i Zoti i kësaj shtëpie Kadri Veseli duhet te jete Kryeministër i ardhshëm sepse është më i zoti se Isa Mustafa të cilin e quajti të paaftë. Sipas saj Kadri Veseli na paska shkollë me te madhe se sa Akademiku Isa Mustafa.

A thua a mos shkolla e Kadri Veselit te kryeme ne Kolegjin PRONTO, ku u "shkolluan" pasluftës shumë persona, morën diploma me dije e padije. 

Në fund ajo tha Ju lutem mos me kryqëzoni hala pa ja nisë mirë punës, e ma vonë do të shihni së çfarë mrekullie do te bëjë unë në shtëpinë e re do të çuditen të gjithë. Kështu, patën thanë edhe shumë kuadro tjera që patën hy në këtë shtëpi si: Berat Buzhala, Margerita Kadriu, Ramiz Kelmendi, e disa të tjerë të cilët  ikën nga kjo Shtëpi kur e panë krejt se çka zihej përbrenda. Por një ditë kur ajo t'i afrohet horizontit te tetë ku gjendet Klani Pronto, ku çdo gjë atje hahet kokrra, kokrra, ku çdo piqet dhe rreshkët, mbas nuk e di së ku do të përfundoi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat