“Shteti” që ndërtohet ditën dhe rrënohet natën

Opinione

“Shteti” që ndërtohet ditën dhe rrënohet natën

Nga: Kalosh Çeliku Më: 10 maj 2017 Në ora: 09:54
Kalosh Çeliku

Brez pas brezi, shqiptarët kanë bërë luftë dhe kanë derdhur gjakun rrëke në dobi të armiqëve shekullor: herë për Krajl e herë për Mbret, sesa për veten si popull autokton në Ballkan. Shtet Etnik Shqiptar. Parashikim qorr ky i politikanëve për Nesër, që fatkeqësisht vazhdon me praktikën e “vëllazërim-bashkimit edhe sot e kësaj dite. Shqiptarët ende turren me të katra pas “vëllezërve e motrave” dhe prehërin e Njerkave për mos ta gëdhi Ditën e Mdhe, në Atdhe (Mëmëdhe). “Vëllezërve e motrave”, që i lindën Adami (Ademi) dhe Eva (Az. Fatimja) dhe na i flugën si kopila pas porte.

Dëshmi historike kjo, që nga periudha e Perandorisë osmane. I dolën zot dhe luftuan me armë e penë në dorë për  Turqinë në pushtimin e tokave të huaja edhe shqiptare duke i dhënë ushtarë, agallarë e pashallarë shqiptar. Mëkot, stërgjyshi im Emin Xhambazi (Çeliku) me Dervish Carën dhe kryengritësit shqiptar e çliruan Shkupin dhe bënë luftë të paparë me turqit në Betejën e Katllanovës (1844), “vëllezërit nuk e shkrepën asnjë plumb kundër turqëve, por i pritën e i gostitën me dreka, darka e gra si “çlirimtarë”. Përpak, kryengritësit t’i marrin edhe Velesin, Prilepin e Manastirin!

Ataturku me prejardhje shqiptare e bëri Turqinë edhe shtet modern. E “vëllezërit” e Njerkës, shqiptarëve si shpërblim lufte ua dhanë Fenë Islame dhe Robërinë shekullore: “turk ehamdurila”. Traditat, zakonet dhe veshjet “kombëtare” të Allahut: fesin turk, dimitë, tespitë “kuqezi” dhe ferexhenë. Në vend të shkollave shqipe e librave: xhamitë turko-arbe, flamurin me gjysëm hënën në minare.

Ditën, që shqiptarët ia kthyen shpinën Baba Dovletit (“vëllezërve e motrave” turq të Njerkës), Esëmura e Ballkanit e humbi Perandorinë osmane. Gjergj Kastrioti (Skënderbeu), pas “tradhtisë” si shqiptar nga Fisi i Kreshnikëve e luftoi turkun me shpatë deri në vdekje. Rilindasët tanë shqiptar me penë  e pushkë për Shqipëri Etnike.

Edhe Jugosllavinë e Krajlit e kanë mbajtur gjallë shqiptarët me ushtarë e xhandarë shqiptar si shtet të “përbashkët” duke i ndihmuar “vëllezërit” serb të Njerkës, pa pushtet për vete e shkolla shqipe. Mos e them këtu në këtë shkrim publicistik se, u kemi bërë edhe fëmijë. Shembull, në vepër: Gjatë sistemit komunist të Jugosllavisë mbi njëqind katundarë të mi kanë punuar si punëtorë krahu me vite në Serbi. Gra dhe fëmijë kanë pasur në Katund. Poashtu, gra dhe fëmijë kanë pasur edhe në Beograd (Serbi). E, mos të flasim për shqiptarët e Tetovës e Gostivarit, që vendet e punës i kanë pasur nëpër Serbi. Asaj kohe e kanë pushtuar Jugosllavinë komuniste me bozë dhe tollumba shqiptare. Nuk do ta prek Kosovën në këtë shkrim publicistik, e cila edhe ajo ka dhënë mjaftë punë e djersë për shtetin e Serbisë. Shumica e politikanëve shqiptar kosovar komunist asaj kohe, gratë i kanë pasur serbe. E, ku ta dimë ne sot, sesa shqiptarë kosovarë i kanë pasur nga dy gra, nje në vendlindje e një në Beograd e kanë mbjellë farën shqiptare nëpër Serbi?! Dëshmi, që shqiptarët e kanë mbajtur gjallë si shtet edhe Serbinë. Edhe ne, gjatë Luftës të Kosovës (1998-99), nuk na vranë e përzunë nga Kosova serbët, por djemtë tanë melezë të grave serbe. Shkaku se, këtë teori natyrore e pranon edhe shkenca botërore. Kryqzimi i popujve: historikisht ka prodhuar gjeni, personaltete dhe trima lufte.

Popujt tjerë moti kohë e kanë përdorë këtë metodë shkencore në Greqinë e Vjetër (Sparta). E bënin kryqzimin e racave të ndryshme për të përfituar skllevër të fuqishëm. Franca, gjatë viteve (1970) kur kam qenë unë në Paris, françezet kryqzoheshin me zezakët për të lindur fëmijë të bukur – çokolatë.  Kotnasikoti, ne sot hiqemi si popuj me gjak të pastër. Ballkani është i përzier lesheli. E, sidomos këtu flas për shqiptarët si popull më i vjetër i Ballkanit. Pesqind vjet nën Turqi, me shekuj nën një çati me sllavë, pak vite me gjermanët e italjanët, e kush na garonton ne sot se jami gjak i pastërt shqiptar. Nënat tona, pushtuesit nuk i kanë përdhunuar mes arave e livadheve. Ose, para syve tanë pas lufte me dhunë në shtëpi. Gjatë Luftës së Kosovës (1999), kur u përdhunuan gratë shqiptare me të madhe nga paramilitarët serb. Shumica e atyre grave i abortuan ato fëmijë, por një pakicë e tyre përshkak të mentalitetit  shqiptar i lindi në Kosovë. Prandaj, edhe sot si popull i kemi këto probleme politike. Gjakun e kemi përzier me turq, sllav, e më pak me gjermanë e italjanë. Sotpërsot, në rrezik është populli shqiptar, e të mos flasim për një popull mishmash që na e ka flug Njerka pas porte, mezi merr frymë për jetë dhe nuk ekziston fare në shtëpi, e falë shokut Tito dhe shqiptarëve ka shtet “kombëtar”. Nuk e di, edhe sot e kësaj dite se, cilin e ka babë e cilën nënë.

Dorën në zemër, shqiptarët miq historik i kanë pasur dhe i kanë gjermanët. Gjermania e Italia e krijuan “Shqipërinë e madhe”, në të cilin shqiptarët e fituan me merita një territor shqiptar si shpërblim lufte. E nënshkruan si dokument historik Marrëveshjen Historike Shqiptaro - Bullgare. Edhe pse, asaj kohe mbetën jashtë kësaj “Shqipërie të Madhe” (Shqipëri Etnike): Shkupi, Kumanova, Manastiri e shumë teritore të tjera shqiptare në Ballkan. Megjithatë, ishte një hap historik si Ngjarje kombëtare, që ndodhin çdo Njëqind vjet. Pse, a ende shqiptarët pas “Shqipërisë Madhe” (Marrëveshjes Bullgaro – Shqiptare), ende nuk i kanë mbushur njëqind vjet histori?! Mos vallë, ende i presim djemtë tanë nga Beogradi ta të na japin të drejta dhe barazi kombëtare, shpallin Shqipërinë Etnike?! Nuk i dihet edhe kësaj pune. Ndoshta?! Shqiptarët kudo nëpër botë kanë dhënë personalitete historike, mbjellë farë bime, kulturë dhe paqe nëpër botë. E pse bota, sot të mos e gëlltisë edhe këtë qytetërim shqiptar?!

Përmëtepër, pas Luftës së Dytë Botërore ne shqiptarët e ndërtuam si shtet komunist, Jugosllavinë e shokut Tito deri në vdekje. Amerikanët i patëm miq në Luftën e Kosovës (1998-99). I kemi edhe sot e kësaj dite. Fati i shqiptarëve, që këto popuj miq: gjermanët, italjanët dhe amerikanët, nuk i kemi pasur “vëllezër” Njerke e djema të Babait (Tatkoto)?! Dhe, nëse Çështjen Shqiptare nuk do ta zgjidhin amerikanët së bashku me ne vetë shqiptarët, me siguri një ditë do ta zgjidhin gjermanët.

Përçudi, sipas ngjarjeve historike “demokratike”, erdhi koha shqiptarët të bëjnë luftë dhe ta shpallin shtet të pavarur edhe IRJ e Maqedonisë si shtet i “përbashkët” me shumicë të popullatës shqiptare, pa gjuhë shqipe, flamur kombëtar e pushtet. Shtet, ku e rehabilituan veten kalorësit e arratisur neokomunist me disa poste politike, banesa shtetërore, vende pune. Poste politike dhe shpërblime materiale, që nuk i morrën me vete në varr. Përmëkeq, e kaluan gjithë jetën e tyre politike në rolin e lypsit tek Ura e Gurit, në Shkup. I humbën edhe ato të drejta kombëtare si popull shumicë që ua dha si lëmoshë shoku Tito, pas lufte. Vërtetë, pas demostratave të përgjakshme e protestave paqësore, i fituan shkollat shqipe, Universitetin e Prishtinës, flamurin kombëtar me poste të larta në shtetin e “përbashkët” deri tek ai i kryetarit të shtetit jugosllav (Sinan Hasani), ama jo edhe Kosovën Republikë. Postin më të lartë asaj kohe në shtetin jugosllav, që politikanët e sotshëm shqiptar, mezi e “fituan” me gjakun e Zijadin Selës postin e spikerit në Kuvend. Shoku Tito shqiptarëve, vërtetë u dha pak të drejta kombëtare, por e krijoi republikë jugosllave edhe “Maqedoninë”. Gozhdën e Nastradin Hoxhës ua la në mur shqiptarëve për ta varë setren me arna “vëllazërit” e Njerkës. Shtetin e “përbashkët”, që “vëllezërit” e Njerkës pas pavarësisë së Maqedonisë si shtet me “Tatkoto” (Babain) dhe ndihmën e djalit shqiptar, politikanit të PPD -ës (E. A.) në Amerikë, me pavarësinë e IRJ të Maqedonisë, ua morën shqiptarëve edhe ato pak të drejta që ua dha dikur para vdekjes në Kosovë shoku Tito.

Besnikëria e shqiptarëve me “vëllezërit” e Njerkës gjatë ndryshimeve demokratike, sot arriti deri në atë kulminacion “patriotik-vëllazëror”, saqë për të ardhë në pushtet  me dhunë Kopili i Njerkës pa asnjë ditë pune në Kuvend duke u endur rrugëve të Shkupit me protesta “paqësore” me vite: tendere, fondacione shtetërore e të jashtëm “humanitare”. Skenare të montuar politike kundër shqiptarëve, vende pune e honorare të majme, dudumët “shqiptar” me “besë” e flijuan kurban edhe Zijadin Selën.

Politika nuk ka besë, Fe, moral e as paqe. E hanë edhe njëri-tjetrin për të ekzistuar gjallë në pushtet, mesin e popullit. “Vëllai” Madh, posa i fitoi votat shumicë të shqiptarëve, i tradhtoi jeniçerët e turkut që hynë pa “abdes” në Parlamant, ua tregoi skenarin e vëllezërve të Nuseve të Rozafatës. Hanëmëve me “besë”, që ditën e flijimit të Kurbanit, mos ua dërgojnë drekën “ustallarëve”, në Kuvend. Shtetin e përbashkët”, që shqiptarët e ndërtonin ditën, dhe “vëllezërit” e Njerkës e rrënonin natën. Njëra nga Nuset e vëllezërve, pasi e këndoi në dasëm një këngë patriotike me dajre, iku me gjithë kunatat në shtëpi. Njëjtë siç u veprua me Nusen e njërit vëlla duke e murosur në Kështjellën e Rozafatës duke ia lënë jashtë një gji jashtë për djalin. Idenetike, sot ajo legjendë me flijimin e Zijadin Selës si kurban shqiptar në themelet e Kuvendit, “vëllezërit” duke i strukur argatët e tyre si “patriotët\” me besë” pa u munguar as një qime floku në shtëpi.

Mirë them, unë në këtë shkrim publicistik, falë Zotit ne shqiptarët si popull paskemi pasur shumë “vëllezër” e Njerka në histori. Vetmevete, edhe përgjigjem: Habitem, sesi kemi mbetur ende gjallë si popull në Ballkan me gjithë këto “vëllezër” e Njerka të Babait (Tatkoto)?! Ose, si deri më sot nuk e shpallëm Shqipërinë Etnike?! Fenomen i çuditshëm shqiptar, që kërkon një trajtim tjetër shkencor.

Edhe, kush janë tashti patriotë me “Din e Iman”, ato që e përgjakën Parlamentin për Shtet të përbashkët, apo kopilat e Njerkës me “besë” që gjatë gjithë kohës me protesta “paqësore” maratonike e lidhnin para Qeverisë, kamerave televizive flamurin shqiptar me atë të “vëllezërve - diellin me rreze”?! E kurdisën skenarin për të ardhur në pushtet me dhunë, gjakun e pastër të derdhur shqiptar të cilin e shitën përsëri lirë tek “vëllezërit” e Njerkës. Pabesisht e flijuan Zijadin Selën si kurban për një post politik në Qeveri: ministri, Zv/ ministri e drejtori në Fermën e kafshëve të shkrimtarit George Orwell.   

Morali dyfisht i “burrave” me ferexhenë krahëve: Edhe rrospia, edhe virgjine. Padyshim është patriotizëm i rrejshëm, që nesër me siguri do t’ia shohim sherrin si shqiptarë. Shenjat e para politike (“profetike”), veç më i dha “shpëtimtari” i tyre gjatë një interviste televizive: Kishat ortotokse në Kosovë, janë “Zemra e Serbisë”?!... 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat