Shumë kemi qejf ne, si popull, kur rrëzohet qeveria

Opinione

Shumë kemi qejf ne, si popull, kur rrëzohet qeveria

Nga: Kimete Berisha Më: 10 maj 2017 Në ora: 17:51
Kimete Berisha

Pa marrë parasysh prej cilit rajon e kemi qeverinë, neve na pëlqen akti i rrëzimit në vetvete, edhe nëse naj familjar apo shokë i yni është pjesë e saj.

Në këto raste neve na flladitet zemra e shkrumume.

Ne, dashni s'kemi për njëri-tjetrin që me flladit zemrën me dashni.

Prandaj.

Kurrë nuk është i tepërt rrëzimi i qeverisë.

As unë s'jam për mashallah.
Unë bile gëzimin më të madh kam qejf (si Sharl Bodleri) me shpreh duke thy gota ose shishe.

Më me qejf kisha thy edhe xhama nëpër vitrina (me guxu), për shkak se më pëlqen tingulli që krijohet në momentin kur xhamat përplasen në pllaka dhe sidomos në gurë.

...kur thyhet diçka i merr të këqijat me vete.

P.S. Po s'di çka dojmë me ba na në qershor. 
Kape njanin- mshoj tjetrit!

Harrova me ju raportu: Hebibi (and friends) më ka ftu në parti

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat